Buscar

Reformat për zhvillimin e Shqipërisë

Faça como milhares de estudantes: teste grátis o Passei Direto

Esse e outros conteúdos desbloqueados

16 milhões de materiais de várias disciplinas

Impressão de materiais

Agora você pode testar o

Passei Direto grátis

Você também pode ser Premium ajudando estudantes

Faça como milhares de estudantes: teste grátis o Passei Direto

Esse e outros conteúdos desbloqueados

16 milhões de materiais de várias disciplinas

Impressão de materiais

Agora você pode testar o

Passei Direto grátis

Você também pode ser Premium ajudando estudantes

Faça como milhares de estudantes: teste grátis o Passei Direto

Esse e outros conteúdos desbloqueados

16 milhões de materiais de várias disciplinas

Impressão de materiais

Agora você pode testar o

Passei Direto grátis

Você também pode ser Premium ajudando estudantes
Você viu 3, do total de 4 páginas

Faça como milhares de estudantes: teste grátis o Passei Direto

Esse e outros conteúdos desbloqueados

16 milhões de materiais de várias disciplinas

Impressão de materiais

Agora você pode testar o

Passei Direto grátis

Você também pode ser Premium ajudando estudantes

Prévia do material em texto

Reformat për zhvillimin e Shqipërisë
Për të arritur progresin e një vendi është tepër e rëndësishme ndërmarrja e reformave inovatore, që të sjellin një ndryshim thelbësor të organizimit, të fushës së veprimit legjistlativ ose rregullator dhe të metodave të funksionimit normal të shtetit. Ndër vite është vënë re se me çdo ndryshim të qeverisjes, ka patur edhe parashtrim të reformave të tyre që mendohet të sigurojnë stabilizim dhe liberalizim. Por çfarë reformash mund të jenë efikase për prosperitetin e Shqipërisë?
Investim në shëndetësi, shëndetësi falas ose me kosto minimale për të gjithë
Fillimisht si sektori më prioritar konsiderohet shëndetësia. Një vend ku ky sektor funksionon ashtu siç duhet, quhet shumë i përparuar. Në Shqipëri, pavarësisht përpjekjeve, asnjëherë nuk është bërë sa duhet. Shëndetësia nuk është arritur të ofrohet falas për të gjithë, përkundrazi vlërësohet me një kosto tepër të lartë krahasuar me pagat e shqiptarëve. Ata persona që janë të detyruar të kenë kujdes shëndetësor, duhet të kenë të ardhura financiare mjaftueshëm përndryshe shëndeti i tyre është në rrezik. Mos të flitet pastaj për korrupsionin në shëndetësi, që është një fatkeqësi e madhe dhe bën që mjekësia falas të shikohet e dyshimtë nga njerëzit nevojtarë. Mjekët shqiptarë janë sakrifikues dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre e bëjnë me pasion dhe dinjitet punën e tyre pavarësisht se nuk u plotësohen standartet e punës dhe kanë pacientë shpeshherë paragjykues, por ekziston edhe një pakicë e vogël që bën përbaltjen e figurës së mjekut. Një reformë në këtë sektor duke synuar plotësimin e kushteve për stafin mjekësor, plotësimin me aparaturat dhe paisjet përkatëse, nxitja e studentëve shqiptarë të fushës së mjekësisë të kontriubojnë ne Shqipëri, përkrahja e të gjithë shtresave që të kenë shëndetësi falas, do i jepte një shtysë të madhe zhvillimit të Shqipërisë.
Buxhet më i lartë në arsim
Historikisht arsimi shqiptar ka nxjerrë dhe vazhdon të nxjerrë nxënës e studentë cilësorë që përfaqësojnë krenarisht vendin dhe veten e tyre. Por sistemi arsimor në përgjithësi ka shumë mangësi që reflektohen gjithmonë. Një arsim me probleme nxjerr një rini të keqinformuar që do të quhej e keqja më e madhe që mund t’i bëhet kombit. Prandaj çështja e parë që lidhet më reformën në arsim ka të bëjë me faktin se edukimi duhet parë si një vazhdimësi që nga shkolla fillore e deri në arsimin universitar, e më tej në të mësuarit gjatë gjithë jetës. Kurrikula arsimore duhet të konceptohet si tërësore dhe jo e copëzuar si deri më sot, në politikat dhe stategjitë arsimore me cikle shkollimi, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të konceptohet një arsimim pa boshllëqe, pa thyerje konceptuale dhe pa keqinterpretim informacioni nga viti në vit dhe nga cikli në cikël. Aktualisht sistemi arsimor ka hasur disa ndryshime rrënjësore duke tentuar t’i përshtatet përherë e më tepër praktikave europiane. Në ciklin parauniversitar filloi ndryshimi i librave duke futur koncepte të reja por shpeshherë këto libra janë të papërpunuar siç duhet, madje duke lënë fjalë të papërkthyera ose të përkthyera keq, Por pavarësisht se tekstet mësimore të sistemit parauniversitar janë ndryshuar, tekstet universitare në mjaft raste janë të vjetra dhe jo shumë koherente ndaj zhvillimit, pra duhet konsideruar që ndryshimi në arsim të përfshijë të gjitha hallkat. Disa elementë që do t’i paraprinin në të mirë të arsimit janë përmirësimi i kushteve të godinave, paijsja me laboratore funksionalë, paisja me materiale shkollore, krijimi i klasave dixhitale funksionale, investimi në përgatitjen profesionale të mësuesve dhe pedagogëve, krijimi i sistemeve ngrohëse/ ftohëse nëpër klasa, mbështetja e herëpashershme e nxënësve të shkëlqyer, mirëfunksionim i këshillimit akademik. Këto janë disa hapa që me zbatimin e duhur, do të rezultojnë efikase.
Ulja e papunësise, rritja e pagave minimale dhe pensioneve
Edhe pse janë koncepte të stëthëna dhe premtime të vazhdueshme të qeverive, vijmë në konkluzionin që papunësia dhe vlera e pagës minimale janë ndër problemet që i shqetësojnë më së shumti shqiptarët. Shumë do të thonë që kjo s’është tërësisht e vërtetë por statistikat e rendisin Shqipërinë me shkallë të lartë te papunësisë, krahasuar me vende të rajonit apo Europën. Ky nivel i papunësisë tregon për një ekonomi të dobët dhe mirëqenie të ulët të pjesës më të madhe te popullatës. Papunësia dhe sidomos papunësia e moshave të reja është një faktor i mosfunksionimit sic duhet i instancave përkatëse dhe një arsye më shumë që të rinjtë të emigrojnë jashtë vendit për një jetë më të mirë. Nga ana tjetër paga minimale, saktësisht me vlerën prej 213 euro sipas INSTAT, u jepet mbi 320 mijë personave ose gati një të tretës së të punësuarve.Kryesisht punonjësit e call center-ave dhe fasonerive janë ata që paguhen minimalisht dhe shfrytëzohen maksimalisht, e për fat të keq përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë. Ashtu si vlera e papunësisë edhe vlera e pagës minimale tregon që Shqipëria mbetet shumë prapa vendeve të Europës. Nuk mbetet prapa as vlera e ulët e pensioneve, te cilëve pensionistëve me shumë vështirësi u mjafton për të blerë ilace dhe për të shtyrë muajin. Por ky brez që ka punuar një jetë të tërë nuk mund të lihet në dorë të një pensioni qesharak që s’u del as për nevojat bazike. Prandaj duhet të shmangen burokracitë, të ulen shpenzimet e panevojshme të qeverisë, të merren masa të menjëhershme për hapjen e vendeve të punës, të rriten pensionet dhe më kryesorja të rritet paga minimale. Këto ndryshime do të sillnin një vrull të menjëhershëm ekonomik dhe me shumë siguri do të shmangnin këtë emigrim masiv të forcës punëtore aktive të Shqipërisë.
Investimi në bujqësi
Pavarësisht se vitet e fundit Shqipëria po shkon drejt modernizimit dhe globalizimit, s’ duhet harruar se bujqësia vazhdon të jetë një nga sektorët më të rëndësishëm. Në bujqësi nuk investohet mjaftueshëm dhe këtë e thonë herë pas herë fermerët, të cilët përballen më humbje të produkteve bujqësore. Shpesh për shkak të klimës ç’ka nuk është në dorën e askujt, fermerët hasin dëme ekonomike të parikuperueshme dhe smarrin asnjë fond lehtësues nga qeveria. Një tjetër problem është mungesa e tregut vendas, që bën që produktet e tyre të mbeten stok ose të kalben, por edhe nëse ka treg, fermerët jane ata që i shesin produktet e tyre me çmime shumë të lira aq sa mezi shlyejnë kostot e prodhimit. Vitet kanë treguar se reformat e bëra nuk kanë qenë të përshtatshme. Prandaj disa lehtësime që mund t’i behen sektorit bujqësor janë ofrimi i vazhdueshëm i paketave ndihmëse nga qeveria, krijimi i tregut për produktet bio të fermerëve, vlerësimi më i mire i dëmeve sa herë që ka raste fatkeqësish natyrore, sigurimi i impianteve dhe kanaleve vaditës, si edhe promovimi i produkteve vendase duke ulur importin e produkteve nga jashtë e duke i zëvendësuar ato me produkte shqiptare.
Investimi në turizëm
Favorizuar nga pozicioni gjeografik dhe larmia e formave të relievit, bën që Shqipëria të jetë një vend shumë i preferuar për sa i përket zhvillimit të turizmit, një sektor përherë e më tepër fitimprurës. Shifrat tregojnë se Shqipëria çdo vit pret me mijëra vizitorë, jo vetëm nga vendas por edhe të huaj. Turizmi malor, bregdetar, kulturor janë tepër atraktiv. Por ajo që duhet investuar me tepër në këtë sektor, ështe infrastuktura. Vende të bukura por me rrugë të amortizuara, shpeshherë behen të harruara. Një tjeter element që duhet shikuar është edhe puna në reduktimin e mbetjeve në plazhe, në mjediset e banuara dhe në mjedise urbane,zbatimi më korrekt i ligjit për mbrojtjen e zonave të mbrojtura si dhe për gjuetinë e paligjshme.
Sistem i drejtësisë më funksional
Vendi jonë ka një kushtetutë dhe ligje të mirëorganizuara, por çështja qëndron sesa zbatohen dhe sa efikase është zbatimi i tyre. Në shumë raste kemi degjuar manipulim të organeve të drejtësisë apo favorizimin e personave me pushtet. Kjo tregon që pavarësisht se ligjet ekzistojnë, ndërgjegjia njerëzore për t’i zbatuar ato pa dallime, has probleme. Sistemi gjyqësor është edhe sistemi më i korruptuar.E rëndësishme është që të ruajmë zbatimin e atyre ligjeve dhe të denoncojmë sa herë ka përballje me shkelës apo shtypës të ligjit. Një shtet më baza të forta të drejtësisë ofron më shumë siguri te shtetasit e tij.
Mirëmbajtja dhe investimi e sistemit të infrastukturës
Infrastuktura luan një rol shumë të domosdoshëm në lidhjen e vendeve dhe njerëzve me njëri tjetrin. Në vitet e fundit nuk i është kushtuar shumë rëndësi këtij sektori dhe pa kuptuar kjo gjë ndikon edhe në shumë sektorë të tjerë. Akoma ka fshatra që kanë rrugë të amortizuara dhe për të levizur nga një vend në tjetrin përdorin mjete primitive. Po ashtu ka rrugë që për shkak se nuk mirëmbahen sipas standarteve të nevojshme, kanë filluar të degradojnë. Duhet të jemi koshientë se përderisa fondet që qeveria i kushton këtij sektori, janë shumë të larta, atëherë shqiptarëve duhet t’u ofrohet një sistem infrastukturor më i mirë se ky aktual, sepse në fund të fundit këto fonde të qeverisë vijnë nga ne taksa paguesit.
Investimi në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike
Krahasuar me dekadat e mëparshme, mund të themi me siguri të plotë që na ofrohet një sistem më i mirë i energjisë elektrike. Por gjithmonë ka vend për t’u përmirësuar. Duhet të ndërmerren masa që krahas zonave urbane të ofrohet një shërbim i mirë elektrik edhe në zona më të thella rurale. Po ashtu duhet të mirëmbahen më shumë hidrocentralet ekzistuese pa lejuar që ato të degradojnë. Pavarësisht se importi i energjisë gjatë sezonit të verës është i pashmangshëm, duhet që gjatë muajve kur kapaciteti që hidrocentralet tona ofrojnë është maksimal, kjo gjë të mirëmenaxhohet.
Reforma kundër informalitetit
Përherë e më tepër shoqëria jonë si të gjitha vendet e tjera, po ecën drejt teknologjisë e inovacionit dhe përhapja e informacionit është i pashmangshëm. Ajo që duhet të vlersohet gjatë këtij procesi është sigurimi i burimeve reale të informacionit për popullsinë. Por që kjo reformë të funksionojë sic duhet, duhet të jetë ne dorën e ekspertëve që bëjnë filtrimin e lajmeve dhe materialeve mediatike, pa u ndikuar nga askush. 
Buxhet më i lartë në mbrojtjen e mjedisit
Mbrojtja e mjedisit duhet të jetë gjithmonë një nga temat kryesore dhe anjëherë s’duhet të anashkalohet. Është më se e ditur që Shqipëria ka një natyrë për t’u patur zili, por që kjo natyrë të jetë paqësore, duhet të merren masat e duhura. Duhet të mblidhen plehrat sipas kategorive dhe nëse është e mundur përpunimi i tyre, duhet të vihen ligje më të ashpra për gjuetinë pa kriter apo prerjen massive të pyjeve, nuk duhet të prishen habitatet natyrore të gjallesave, duhet të mbillen më shumë pemë në cdo qytet të Shqipërisë.
Si përfundim, dalim në konkluzionin se Shqipëria ka akoma për të përmirësuar. E rëndësishme është që të ketë një ndërgjegjësim të popullsisë që të kuptojë se ajo ka shumë në dorë për emancipimin e kësaj shoqërie dhe integrimin e këtij vendi. Këto reforma do të ndikonin në progresin e tij dhe investimi në sektorët thelbësorë, në një plan më afatgjatë do të shfaqte rezultatet e pritshme. Shqipëria është çdo ditë e më tepër drejt hapave për t’u bërë pjesë e një shoqërie më të madhe, sic është Bashkimi Europian, prandaj të gjithë duhet të jemi koshientë se hapat e duhur çojnë drejt një të ardhme të sigurt. Ne kemi shumë probleme por kurrë nuk është vonë për t’u përmirësuar dhe populli shqiptar e di më së miri se me punë dhe përpjekje arrihet gjithçka.

Outros materiais