Prévia do material em texto
1 UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS FAKULTETI I MJEKËSISË VETERINARE DEPARTRAMENTI I SHËNDETIT PUBLIK VETERINAR LËNDA Siguria Ushqimore dhe Shëndeti Publik Cikël leksionesh për studentët e Kursit të II–të Master Profesional Fakulteti i Agromjedisit Përgatiten Prof.Dr Bizena BIJO Prof.As Fatmira SHEHU 2 IMPAKTI I FAKTORËVE MJEDISOR MBI SHËNDETIN OBJEKTIVAT: Pas studimit të këtij leksioni ju do të jeni në gjendje të: Të shpjegoni marrëdhëniet bazë midis faktorëve të mjedisit dhe shëndetit, dhe mënyrës se si këto marrëdhënie të ndërsjellta midis mjerdisit, zhvillimit ekonomik dhe shëndetit, mund të shikohen si një ekosistem, Përkufizimet për shëndetin dhe mjedisin ________________________________________________________________________ LINDJA, JETA, VDEKJA DHE MJEDISI Besohet se jetëgjatësia e qënieve humane, kur ato u shfaqën për herë të parë në botë, ka qënë rreth 30-40 vjet. Jetëgjatësia për shkak të mjedisit ku ata jetonin, ishte shumë më e vogël se ajo e shumicës së shoqërive të sotme, Megjithatë ajo ishte mjaft e gjatë sa për të riprodhuar dhe kështu njeriu të bëhej specia më e aftë për të ndryshuar mjedisin jetësor, për mirë ose për keq. Njezëzit e parë, për të mbijetuar, duhet të përballeshin me situatat dhe kërkesat e mëposhtëme: Kërkimin konstant e të vazhdueshëm të ushqimit e ujit të mjaftueshëm si edhe nevojën për shmangien e bimëve që përmbanin helme natyrore (si psh kerpudhave helmuese) ose mishin e prishur; Infeksionet dhe parazitët që përhapeshin nga njeriu tek njeriu, apo nga kafshët tek njerëzit (me anë të ushqimeve, të ujit të pijshëm ose insekteve); Dëmtimet nga rrëzimet, zjarret dhe sulmet e kafshëve të egra; Temperaturat e ulëta e të larta, shiun e borën, fatkeqësitë natyrore dhe kushte të tjera të papërshtatëshme ose të dëmshme për shëndetin. Të gjitha këto rreziqe haseshin në mjedisin e jashtëm. Në disa shoqëri ”rreziqet klasike” të përmendura më lart, vazhdojnë të kenë interes për sa i përket mjedisit. Megjithatë, ndërkohë që në disa rajone këto rreziqe u vunë nën kontroll si kërcënim kryesor për shëndetin dhe mirëqënien, dolën në plan të parë ”rreziqet moderne” të shkaktuara nga zhvillimi teknologjik dhe industrial. Gjatë dekadave të fundit, jetëgjatësia e pritëshme në shumë vende, është rritur në mënyrë të ndjeshme. Disa investigues thonë se kjo ka ardhur kryesisht si rrjedhojë e përmirësimit të mjedisit jetësor. Studiues të tjerë theksojnë se arsyeja kryesore e rritjes së jetëgjatësisë është përmirësimi i ushqyerjes. Të tjerë arsyen kryesore të zgjatjes së jetës e gjejnë në diagnozën dhe trajtimin e përpirësuar të sëmundjeve pa të cilin ajo (zgjatja e jetës) nuk do të kishte ndodhur. Ndoshta të gjitha këto arsyetime qëndrojnë. Përparimi në problemet e shëndetit ka ecur krahas me përmirësimet e kualitetit të mjedisit, të nutricionit dhe të kujdesit për shëndetin. Njerëzit e sëmurë për shkak të kujdesit mjekësor të tanishëm, kanë mundësi më të mëdha që të mbijetojnë. Po ashtu një numër shumë më i madh njerëzish, të cilët në një moment të dhënë janë të shëndoshë, ka gjasa të mbeten të tillë për shkak të ushqyerjes së përmirësuar dhe vënies nën kontroll të rreziqeve të mjedisit. Parashikimet për mbijetesën dhe numrin e popullatës për periudhën deri 2025 tregojnë për një zgjatje të jetëgjatësisë së pritëshme. Shkenca e shëndetit mjedisor përqëndrohet kryesisht rreth dy problematikave: 3 Së pari - në rreziqet e mjedisit, efektet e tyre mbi shëndetin dhe variacionet e ndjeshmërisë që ka një popullatë ndaj një faktori dëmtues. Së dyti - në zhvillimin e metodave efektive për t’u mbrojtur nga rreziqet mjedisore. Gjatë trajtimit të leksioneve në vazhdim do të përshkruhen rreziqet ose faktorët kryesorë të mjedisit që mund të interesojnë shëndetin. Do të tregohet se si këta faktorë mund të vlerësohen dhe të vërtetohet se si mund të zvogëlohen ose të shmangen efektet që kanë ndodhur. Gjithashtu do të përshkruhet roli i profesionistëve të ndryshëm për mbrojtjen e shëndetit si dhe parimet themelore që duhet të kuptojnë të gjithë profesionistët e shëndetit mjedisor, paravarësisht se ku ata punojnë. SHENDETI DHE MJEDISI Një vështrim ekosistemik Termi ekosistem i pranuar në vitet’30, mund të përcaktohet si një sistem dinamik marrëdhëniesh ndërvarësie midis organizmave të gjalla dhe mjedisit të tyre fizik. Ai përfaqëson një entitet të caktuar i cili ka krijuar mekanizmat vetërregulluese dhe një balancë të brendëshme që është zhvilluar me kalimin e shekujve. Një specie e caktuar, brenda një ekosistemi të qëndrueshëm, nuk zhduk një tjetër. Ekosistemet e qëndrueshme dhe të balancuara do të mbijetonin shumë gjatë. Një ekosistem nuk mund të durojë që një sasi e madhe materialesh dhe energjie të konsumohet nga një specie e caktuar, pa shkaktuar mungesën e këtyre të fundit për specie të tjera dhe pa kërcënuar eventualisht të gjithë ekosistemin. Po ashtu, kapaciteti i një ekosistemi për të absorbuar mbeturinat dhe për të zëvendësuar tokën dhe ujin e pastër nuk është pa kufij. Një ngarkesë e jashtëme mund të bëhet shkak për tejkalimin e balancës së ekosistemit, duke çuar në ndryshimin ose kolapsin e tij. Duket se në një ekosistem veprojnë pikërisht po ato mekanizma komplekse që veprojnë edhe në rastin e homeostazës ( aftësia e sistemeve te trupit për të funksionuar në një mënyrë të koordinuar me qëllim që të sigurohet qëndrueshmëria e tij e brendëshme), koncept ky që tani kuptohet e pranohet nga të gjithë. Përkufizimet për shëndetin dhe mjedisin: Shëndeti, në kushtetutën e OBSH-së është përkufizuar si ”një mirëqënie e plotë fizike, mendore dhe sociale dhe jo vetëm si mungesë e sëmundjes dhe qëndrueshmërisë” (OBSH, 1948) Ky është përkufizimi modern mbizotërues për shëndetin. Konceptet e sëmundjes, të paaftësisë dhe të vdekjes kanë prirje të jenë më të thjeshta për profesionistët se sa koncepti idealist i shëndetit. Edhe për mjedisin në konceptin e shëndetit, janë propozuar definicione ose përkufizime të ngjashme përfshirëse. Last (1995) e përcaktonte mjedisin si ”Gjithcka që është e jashtëme për individin strehues human. Ky mjedis mund të ndahet në fizik, biologjik, social, kulturor etj, nga të cilët njëri, ose të gjithë së bashku, mund të ndikojnë gjëndjen shëndetësore të popullatave”. Ky përkufizim bazohet në pikëpamjen se shëndeti i një personi varet nga faktorët gjenetikë dhe nga mjedisi. Faktorët gjenetikë vijnë nga prindërit (genet) dhe përbëhen nga ADN-ja e një qelize trupore. Studimet tregojnë se genet, meqënëse trupi mund të funksionojë si duhet vetëm 4 për një kohë të kufizuar përmbajnë në vetvete një ”orë të vetëshkatërrimit”. Kufiri i tij për shumicën e njerëzve është mids 70-100 vjet. Varfëria, kushtet e këqija të jetës dhe punës si dhe mungesa e edukimit janë përcaktuar si pengesat kryesore të shëndetit. Me kalimin e kohës është bërë e qartë se përmirësimet e rëndësishme të shëndetit nuk mund të arrihen pa një përmirësim të kushteve sociale dhe ekonomike. Sigurimi i shërbimeve të duhura si pjesë e këtyre kushteve sociale është zgjidhur me strategjinë ”SHËNDET PËR TË GJITHË” të OBSH-së , të përcaktuar në konferencën e Alma Atës më 1978. Deklarata finale shpallte se synimi i qeverive, i organizatave ndërkombëtare dhe i komunitetit botëror duhet të jetë ”arritja nga të gjithë njerëzit, rreth vitit 2000, e një niveli të shëndetit, i cili do t’u lejojë atyre të zhvillojnë një jetë sociale dhe ekonomike produktive”. Në mënyrë shumë të qartë thuhej se kjo do të arrihej vetëm nëpërmjet një përdorimi më të mirë dhe më të plotë të burimeve botërore. ”Shëndeti është i mundur vetëm aty ku burimet mund t’u përgjigjen kërkesave të njerëzve dhe ku mjedisi i punës dhe jetës mbrohet nga ndotësit që kërcënojnë jetën dhe shëndetin, nga mikrobet patogjene dhe nga rreziqet fizike (OBSH, 1992)Ndotja e mjedisit dhe degradimi kanë impakt të jashtëzakonshëm mbi jetën e njerëzve. Çdo vit qindra miliona njerëz vuajnë nga sëmundjet respiratore dhe nga sëmundje të tjera të lidhura me ndotjen e brendëshme dhe të jashtëme të ajrit. Qindra miliona njerëz ekspozohen ndaj faktorëve jo të domosdoshëm fizikë dhe kimikë në mjediset e punës dhe jetës. Rreth gjysëm milioni njerëz / në vit vdesin nga aksidentet rrugore. Mbi 4 milion fëmijë të vegjël / vit, vdesin nga sëmundjet diarreike, kryesisht me prejardhje nga ushqimet dhe uji i ndotur. Mbi 2 milion të tjerë / vit, vdesin nga malarja dhe 267 milion vuajnë nga po kjo sëmundje. 20 milion njerëz në të gjithë botën vuajnë nga nga TBC dhe çdo vit vdesin prej tij 3 milion. Me qindra të tjerë milion vuajnë nga ushqimi i pamjaftueshëm. Shumica e këtyrë sëmundjeve mund të parandalohen (OBSH 1992) Përgjegjësia për mbrojtjen dhe promovimin e një shëndeti të mirë, sikurse thuhet në librin Planeti Ynë, Shendteti Ynë (OBSH), bie në të gjitha grupet shoqërore. Shëndeti i mirë nuk është një përgjegjësi që u përket vetëm profesionalistëve tradicionalë të kujdesit shëndetësor si mjek, infermierë, inxhinjer sanitarë dhe inspektorë të sigurisë, të cilët përpiqen për mjekimin e sëmundjes, kujdesen për të sëmurin, kujdesen për mënjanimin e mikrobeve patogjenë dhe ulin numrin e dëmtimeve. Mirëqënia e njerëzve është tani, në mënyrë të qartë, përgjegjësi e planëzuesve, arkitektëve, e mësusve, punëdhenesve, e menaxherëve të industrisë dhe e të gjithë atyre që ndikojnë mbi mjedisin fizik dhe atë social. Ja përse trajtimi i këtyre problematikave, është në mënyrë të pashmangëshme pjesë e formimit të shume profesioneve, ashtu sikurse është dhe profesionisti agro- ambjental. Natyrisht që profesionistët e shëndetit kanë një rol të veçantë në shëndetin mjedisor, por për të promovuar një shëndet të mirë, është e nevojëshme që ata të bashkëpunojnë me të gjitha grupet e tjera profesioniste dhe sociale të shoqërisë. Aftësia për të punuar në grup dhe për të adaptuar një metodë interdisiplinare përbën çelësin për të qënë të aftë të zgjidhim problemet e mjedisit, dhe impaktit të tij mbi Bujqësinë, Ushqimin dhe Shëndetin (Sommervile dhe Report, 2000) Shëndeti publik: është përqasja që bën shërbimi shëndetsor në lidhje me shendetin e komunitetit si një I tërë.Shëndeti publik është shëndeti I komunitetit. Thuhet që :” 5 Kujdesi për shëndetin është vital për të gjithë ne për një kohë , por shëndeti publik është vital për ne gjatë gjithë kohës” Misioni I shëndetit publik është “ të përmbushë interesat e shoqërisë në plotësimin e kushteve në të cilat njerzit mund të jenë të shëndetshëm” Tre funksionet kryesore të shëndetit publik janë: Vlerësimi dhe monitorimi I shëndetit të komunitetit dhe popullatës në risk për të identifikuar problemet dhe prioritetet e shëndetit; Formulimi I politikave publike të dizenjuara për të zgjidhur problemet dhe prioritetet shëndetsore lokale dhe nacionale; Për të garantuar që popullata ka akses për kujdes dhe kosto të përshtatshme , duke përfshirë promovimin e shëndetit dhe shërbimet për parandalimin e sëmundjeve dhe vlerësimin e efektivitetit të kësaj përkujdesje. Shëndeti publik është "shkenca dhe arti I parandalimit të sëmundjeve , zgjatjes së jetës përmes përpjekjeve të organizuara dhe zgjedhjeve informative të shoqërisë, organizatave publike dhe private , komuniteteve dhe individëve” (1920, C.E.A. Ëinsloë) Ai trajton të gjitha rreziqet e shëndetit të komunitetit bazuar në analizat e shëndetit të popullatës. Popullata e cila trajtohet mund të jetë e vogël por edhe e madhe sa të përfshijë të gjithë banorët e disa kontinentëve (psh ne rastin e pandemive). Shëndeti publik është tipik dhe ndahet në biostatistikën epidemiologjike dhe shërbimet e shëndetit.Shendeti mjedisior, shoqëror I të sjellurit dhe okupacional janë gjithashtu nën-fusha të rëndësishme. Ka dy karakteristika të dallueshme të shëndetit publik.: 1. Ndërmarja e masave parandaluese në krahasim me ato kurative që zgjidhin problemet e shëndetit 2. Kujdesi në nivel popullate se sa në nivel individi. Fokusi I ndërhyrjes së shëndetit publik është që të parandalojë më tepër se të trajtojë sëmundjen përmes survejancës dhe promovimit të sjelljes karshi shëndetit. Për më tepër në shumë raste trajtimi I sëmundjes mund të jetë vital për të parandaluar të tjerat , si gjatë një shpërthimi psh. të një sëmundje infektive. Larja e duarve, vaksinimet, shpërndarja e kondomit janë shembuj të masave për të ruajtur shëndetin publik. Qëllimi i shëndetit publik është të përmirësojë jetën përmes promovimit dhe trajtimit të sëmundjeve . OBSH e përcakton shëndetin si: "Një gjendje e plotë fizike, mentale e sociale e qënieve njerzore dhe jo thjeshtësisht si mungesa e sëmundjes." OBJEKTIVAT Shumë shtete kanë agjencitë e tyre të shëndetit publik, ndonjëherë të njohura edhe si ministri të shëndetit që I përgjigjen shëndetit të shtetasve të vet. Kombet e Bashkuara kanë në front të parë inciativat shtëtërore dhe lokale të departamentit të shëndetit.Shërbimi I Shëndetit Publik të Kombeve të Bashkuara dhe Qendrat për http://en.wikipedia.org/wiki/Charles-Edward_Amory_Winslow 6 Kontrollin e Sëmundjeve dhe Parandalimin , me seli në Atlanta janë përfshirë në shumë aktivitete të shëndetit internacional krahas detyrimevve që kanë për shëndetin lokal. Ka një pranim të dukshëm të interesit për ceshtjet e shëndetit publik dhe inciativat për të midis vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim .Në botën në zhvillim strukturat e shëndetit publik janë ende duke u formuar. Atje mund të mos ketë punonjës tërësisht të trajnuar apo burime monetare që të përmbushin një kujdes mjeksor bazë si edhe parndalimin e smëundjeve. Si rezultat një pjesë e madhe e sëmundjeve dhe mortalitetit në vendet në zhvillim vijnë si rezultat I varfërisë. Psh shumë nga qeveritë afrikane shpenzojnë më pak se 10$ /person në vit për kujdesin shëndetsor, ndërsa në SHBA qeveria federale shpenzon 4,500$ /person në vitin 2000. Shumë sëmundje janë të parandalueshme përmes metodave të thjeshta dhe jo me trajtim medikamentoz. P.sh. kërkimet kanë treguar që vetëm akti I larjes së duarve mund të parandalojë shumë nga sëmundjet ngjitëse. Shëndeti pulik luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e përpjekjeve si në vendet e zhvilluara dhe në vendet në zhvillim përmes oragnizatave jo qeveritare internacionale. Ndërveprimi i njeriut me mjedisin Shëndeti, tashmë, varet nga kapaciteti i shoqërisë njerëzore për të menaxhuar bashkëveprimin midis aktiviteteve humane dhe mjedisve fizike, kimike e biologjike (fig. 1.2). Shoqëria duhet ta bëjë këtë në mënyra të tilla që të ruajë dhe promovojë shëndetin e njerëzve duke mbrojtur, në të njëjtën kohë, edhe paprekshmërinë e sistemeve natyrore nga të cilat varet shëndeti. Mjediset fizike përfshijnë çdo gjë, duke filluar që nga shtëpia dhe mjedisi i punës si dhe mjediset rajonale, kombëtare e globale. Bashkëveprimi njeri- mjedis përfshin ruajtjen e një klime të qëndrueshme dhe vazhdimësinë e gjetjes së burimeve natyrore të sigurta (tokë, ujë dhe ajër i pastër). Ai përfshin, gjithashtu, funksionimin e pandërprerë të sistemeve natyrore që tërheqin hedhurinat e shoqërisë njerëzore, pa i ekspozuar njerëzit ndaj mikrobeve patogjene e lëndëve toksike si edhe pa kompromentuar mirëqenien e gjeneratave të ardhshme. Prej kohësh, njihet tashmë, një lidhje e fortë midis shëndetit dhe mjedisit. Mbi 100 vjet më parë gjatë ekspansionit të SHBA-së drejt Perëndimit, një lider indian nga zona e Washingtonit në fjalimin e tij më të cituar foli me përmallim mbi marrëdhëniet me tokën, duke thënë: “Ne jemi pjesë e një rrjeti të jetës dhe çdo gjë që ne i bëjmë këtij rrjeti ia bëjmë vetes” Kështu që kur ne mendojmë për shëndetin si një mirëqenie e plotë fizike, mendore e sociale kjo presupozon pa tjetër edhe mirëqenie të plotë ekologjike.Fig. 1.2 Bashkëveprimi midis aktiviteteve humane dhe mjedisore fizike, kimike e biologjike. Koncepti i zhvillimit të qëndrueshëm (ZHQ) kërkon që një ekonomi moderne të mos dëmtojë mjedisin deri në një masë të tillë që të ngushtojë mundësitë e brezave të ardhshëm. Kështu, Komisioni Botëror për Mjedisin dhe Zhvillimin (KMBZH) në raportin “E ardhmja jonë e përbashkët” përcaktonte “zhvillimin e qëndrueshëm” si një “zhvillim që plotëson nevojat e tanishme pa cënuar aftësinë e brezave të ardhshëm për të http://en.wikipedia.org/wiki/Atlanta,_Georgia 7 plotësuar nevojat e veta” (KMBZH, 1987). Për promovimin e shëndetit, i cili nënkupton zhvillimin e plotë të potencialeve njerëzore nevojitet një ekonomi e zhvilluar në mënyrë të përshtatshme, një mjedis i pranueshëm dhe një komunitet që jeton në bashkësi (Dean dhe Hancock, 1992). Këto kualitete duhet të reflektohen në veprimtarinë ekonomike të shoqërisë, e cila nuk duhet të shkatërrojë kapitalin shoqëror ose burimet e veta. Përfitimet e aktivitetit ekonomik duhet të shpërndahen në mënyrë të barabartë si brenda, ashtu edhe midis kombeve. Megjithëse në të vërtetë çdo aspekt i shëndetit njerëzor është i lidhur ngushtë me mjedisin fizik e atë social, këtu ne do të përqendrohemi në bashkëveprimin midis shëndetit dhe mjedisit, sipas faktorëve të përshkruar në fig. 1.2: a) Faktorër biologjikë patogjenë si edhe vektorët dhe rezervuarët e tyre; b) Agjentët fizikë e kimikë të mjedisit që janë të pavarur nga aktivitetet humane dhe mund të dëmtojnë shëndetin kur janë të pranishëm (p.sh. radionukleidet natyrore, rrezet ultraviolet) ose kur mngojnë (p.sh. jodi, hekuri) si edhe agjentët e dëmshëm fizikë dhe kimikë të hedhur në mjedis nga veprimtaritë humane (p.sh. oksidet e azotiti, hidrokarburet policiklike aromatike, pluhurat me prejardhje nga djegia e karburanteve fosile, hedhurinat e prodhuara nga industria, hedhurinat biomjekësore e ato radioaktive). c) Faktorët social-ekonomikë janë ata që kontrollojnë se si përdoren burimet. Nëse një person është i uritur, i ushqyer si duhet ose është i mbiushqyer kjo varet jo vetëm nga burimet e tij natyrore, por edhe nga faktorë të tillë ekonomikë e shoqërorë që ndikojnë mbi ta (burimet) si p.sh. në ç’mënyrë praktikat agrobujqësore çojnë në përdorimin ose shpërdorimin e burimeve dhe nëse ushqimi që përdoret është i sigurt e me vlera ushqyese të plota. Shëndeti varet, gjithashtu, edhe nga fakti se si ndihen njerëzit në shoqëri, si p.sh sa mund t’i besohet shoqërisë dhe sa solidaritet social ka na komunitetin e tyre (Putnam, 1993, Kawachi e b.p. 1999). Kështu, që shëndeti mjedisor mund të përkufizohet si vijon: “Shëndeti mjedisor përfshin ato aspekte të shëndetit human, përfshi kualitetin e jetës, të cilat varen nga faktorët fizikë, biologjikë, socialë dhe psikologjikë të mjedisit. Ai përbën, gjithashtu, teorinë dhe praktikën për vlerësimin, korrigjimin, kontrollin dhe prevenimin e këtyre faktorëve të mjedisit të cilët potencialisht mund të ndikojnë për keq mbi shëndetin e gjeneratave ekzistuese dhe të atyre pasardhëse”. Midis promovimit të shëndetit njerëzor dhe mbrojtjes së mjedisit disa herë ekziston një dilemë etike. Njëri pozicion ekstrem është ai ku çdo kontroll, i cili kufizon shfrytëzimin e burimeve, mund të çojë në uljen e përpjekjeve vetiake ose të komunitetit për të rritur standardin e jetës dhe për këtë arsye të cënojë të drejtat dhe liritë e tij si edhe aftësinë për të ruajtur shëndetin. Në anën tjetër ekziston një pozicion po kaq ekstrem, i cili justrifikon veprimtarinë dhe shëndetin e njerëzve. OKB-ja ka shpallur se sigurimi i mbijetesës së njeriut duhet të vlerësohet si parimi kryesor, i cili ka përparësi mbi të gjitha parimet e tjera. Rregulli i parë, ai i sigurimit të mbijetesës së njeriut, është në përputhje me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut (DUDNJ) (OKB, 1948) e cila shpall se:”të gjithë njerëzit kanë të drejtë për një standard jetese të përshtatshëm për vete dhe për familjen, i cili përfshin ushqimin, veshjen, strehimin, kujdesin shëndetësor dhe shërbimet e domosdoshme sociale”. Respekti për natyrën dhe kontrolli për degradimin e saj është parimi i dytë, i cili duhet të udhëheqë njerëzit në të gjitha aktivitetet e tyre, me përjashtim të rastit kur ato vijnë në kundërshtim me parimin e parë (të mbijetesës). Në të 8 vërtetë konflikte të tilla janë shumë të rralla dhe mund të lindin nga një kuptim i gabuar i marrëdhënieve njeri-mjedis ose nga në sistem ekonomik e social jofunksional. Zhvillimi i qëndrueshëm nënkupton që çdo njeri duhet të ketë një akses të tillë në burimet natyrore, i cili t’i japë atij mundësi të plotësojë nevojat e veta. Ky shqetësim duhet të përputhet me një angazhim të vazhdueshëm për të përmirësuar kuptimin e përgjithshëm mbi lidhjen midis mjedisit dhe shëndetit human dhe të mos tejkalojë aftësinë absorbuese të ekosistemit global. Aftësia e njeriut për t’u përshtatur Qeniet njerëzore, ashtu sikurse edhe qeniet e tjera të gjalla, varen nga mundësia e mjediseve jetësore për të plotësuar nevojat e tyre për ushqim, për ujë, për strehim dhe për siguri. Defektet mund të vijnë për shkak të burimeve të pamjaftueshme, për një shpërndarje jo të barabartë të tyre ose për shkak të hedhurinave. Kur njerëzit ekspozohen ndaj mjediseve armiqësore, si p.sh. ndaj mikroorganizmave, rrezatimit të fortë ose ndaj armiqve të armatosur etj., qëndrueshmëria e tyre shëndetësore vuan. Megjithatë, njerëzit, në krahasim me të gjitha speciet, kanë aftësi të jashtëzakonshme për t’u përshtatur dhe njëherësh për ta ndryshuar mjedisin e jashtëm, në mënyrë që ai t’i përshtatet këkesave të organizmit. P.sh. njerëzit kanë mësuar të prodhojnë e të mbledhin ushqime si edhe të kufizojnë ekspozimin e tyre ndaj parazitëve dhe kushteve ekstreme të motit (kohës). Ata marrin masa kolektive për t’u mbrojtur nga qeniet armiqësore dhe kushtet e papërshtatshme ose të dëmshme. Njerëzit kanë krijuar edhe praktika (p.sh. etike ose kulturore) dhe struktura të tilla (si p.sh. qytetet, autostradat, digat) të cilat u japin atyre mundësi të përballojnë më mirë mjedisin natyror. Sot ekzistojnë shumë mënyra për ta bërë mjedisin më të shëndetshëm, por megjithatë, në shumicën e rasteve, rreziqet mjedisore janë jashtë kontrollit të njerëzve që cënohen. Kështu p.sh. mund të ndodhë gjatë situatave të: Ndotjes industriale; Shërbimeve jo të përshtatshme tëujit të pijshëm dhe të sanifikimit; Kushteve të papërshtatshme të banimit dhe të planifikimit; Kontrollit të dobët mbi sektorët e ushqyerjes dhe mbi industrinë e ushqimeve; Rrugëve të papërshtatshme; Kushteve të këqija të punës. Prandaj, përshtatja dhe ndryshimet që duhen bërë për përmirësimin e mjedist të një komuniteti kërkojnë mendimet dhe veprimet e drejtuesve të industrisë, të qeverisë dhe të institucioneve. Për arritjen e kësaj vendimarrësit mund të ndiejnë nevojën e presionit të komunitetit. Ata (por edhe këshilltarët e tyre teknicienë) mund të kenë nevojë për një trajnim më të mirë dhe, veç këtyre, disa herë mund të lindë edhe nevoja e rishpërndarjes së fondeve për mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit. Ka shumë gjasa që profesionistët e shëndetit mjedisor të jenë ata tek të cilët komuniteti do të kërkojë këshilla dhe ndihmë për gjetjen e zgjidhjeve që u interesojnë, si dhe për të rritur kapacitetin e të kuptuarit të problemeve që kanë të bëjnë me shëndetin dhe mjedisn, për të shqyrtuar opsionet dhe për të formuluar planet e veprimit. Mjediset mbështetëse për shëndetin 9 Mjediset mbështetëse (MMSH) për shëndetin janë kushtet që vendet ose komunitetet përpiqen të krijojnë për arritjen e objektivave të veta. (Shih dritaren 1.2) Pikësynimi kryesor i SHM-së është mosnjohja e impaktit të mjediseve të papërshtatshme mbi shëndetin, por njohja e mënyrës së ndikimit të mjedisve të përshtatshme në forcimin e tij. Përpjekjet për një shëndet më të mirëpërfshijnë ndërtimin e banesave të përshtatshme, promovimin e mënyrave të shëndetshme të jetesës, largimin e ndotjeve industriale, zvogëlimin e rreziqeve të trafikut, pakësimin e pirjes së duhanit dhe ndryshimin e zakoneve që kanë të bëjnë me dietën. Problemet më të rëndësishme të komuniteteve të varfra në drejtim të krijimit të MMSH-së për shëndetin mund të jenë përmirësimi i kushteve higjienike, furnizimi me ujë, përmirësimi i kujdesit për nënën dhe fëmijën si dhe kontrolli i sëmundjeve ngjitëse. Mjediset mbështetëse për shëndetin (MMSH) janë kushtet që vendet ose komunitetet përpiqen të krijojnë për arritjen e tyre shëndetësore (shih dritaren 1.2). koncepti i krijimit të komuniteteve për të marrë në dorë kontrollin mbi determinantët e sëmundjeve përbën vërtet tiparin kryesor të promocionit të shëndetit. OBSH-ja në kartën e vet të Otawas (OBSH, 1986), të cituar shumë në kohën tonë, e përcaktoi promocionin e shëndetit si “procesin që u mundëson njerëzve të forcojnë dhe të përmirësojnë shëndetin e tyre”. KËRKESAT THEMELORE PËR NJË MJEDIS TË SHËNDETSHËM Ajri i pastër Ajri është i domosdoshëm për jetën. Mungesa e tij mund të shkaktojë vdekjen brenda disa minutave. Ndotja e mjedisit ajror përbën një nga problemet më të rëndësishme të shoqërisë në të gjitha nivelet e zhvillimit ekonomik. Zhvillimi industrial është shoqëruar me shkarkimin e sasive të mëdha të lëndëve ndotëse në trajtë të gaztë e të ngurtë (pluhur) me prejardhje nga prodhimi industrial dhe nga djegia e karburanteve fosile për prodhimin e energjisë dhe për transport. Megjithëse përpjekjet e sotme për kontrollin e shkarkimeve në trajtë të gaztë e të ngurtë në shumë vende të zhvilluara kanë oasur pjesërisht sukses, ekzistojnë të dhëna të reja se ndotja e ajrit edhe në këto kushte relativisht të favorshme, përbën një rrezik për shëndetin (OBSH, 1996). Në shumë shoqëri me një zhvillim të shpejtë, për shkak të përparësive të tjera ekonomike dhe shoqërore, në fillim mund të mos investohet sa duhet për kontrollin e ndotjes së ajrit. Rritja shumë e shpejtë e industrisë në këto vende është zhvilluar krahas me rritjen e trafikut të makinave e të kamionëve, si dhe me rritjen e kërkesave për energji për konsum familjar. Popullata është përqendruar në qytete të mëdha. Kjo ka çuar në krijimin e disa problemeve më të rënda të ndotjes së ajrit. Ndotja e ajrit, për shkak të përdorimit për ngrohjen e banesave dhe për gatim të lëndëve djegëse joefektive e që prodhojnë shumë tym, përbën një problem serioz për shumë shoqëri tradicionale dhe për shoqëritë, ku burimet e pastra të energjisë familjare tashmë nuk janë shumë të përhapura, duke shkaktuar ndotje të ajrit të brendshëm e të atij të jashtëm. Si rrjedhim, mund të shfaqen irritimi i menjëhershëm i mukozave, infeksione respiratore, sëmundje të mushkërive, probleme të syve dhe rritja e riskut për kancer. Gratë dhe fëmijët në komunitetet e varfëra të vendeve në zhvillim përbëjnë grupet më të ekspozuara ndaj ndotjes së ajrit. 10 Në shumë vende të zhvilluar, për shkak të përsosjes së teknikave të ndërtimit, të cilat syni\ojnë mbylljen sa më të mirë të dyerve dhe të dritareve dhe ndërtimin e banesave sa më efektive nga pikëpamja energjetike, ndotja e ajrit përbën proble. Kimikatet që përdoren nga ana e sistemeve të ngrohjes dhe të freskimit, nga duhani dhe avullimi prej materialeve të ndërtimit, grumbullohen brenda banesave, duke krijuar probleme të ndotjes së ajrit. Uji i sigurt dhe i mjaftueshëm Uji është i domosdoshëm për jetën. Njerëzit kanë nevojë për 1-2 litra ujë në ditë. Mungesa e ujit për një kohë për rreth 4 ditësh mund të shkaktojë vdekjen. Uji është i domosdoshëm edhe për bimët dhe për kafshët. Kjo shpjegon edhe faktin sepse gjatë jetës së tyre njerëzit janë grumbulluar përgjatë brigjeve të liqeneve e lumenjvë për të siguruar ujë për përdorim vetjak e familjar dhe për nevojat e bujqësisë. Uji siguron, gjithashtu, edhe transportin natyror, përdoret për shkarkimin e papastërtive dhe luan një rol të pazëvendësueshëm në zhvillimin e bujqësisë, të peshkimit dhe të industrisë. Megjithëse uji vlerësohet si një burim i pazëvendësueshëm, burimet e tij janë të kufizuara. Ai është i shpërndarë në mënyrë të pabarabartë midis vendeve dhe njerëzve në shumë vende të ndryshme të botës. Mungesa e ujit në shumë vende përbën pengesën për zhvillimin e bujqësisë dhe të industrisë. Në shumë raste kjo ka çuar në konflikte të ndryshme si p.sh në vendet e Lindjes së Mesme;këto mungesa çojnë në varfëri dhe në degradimin e tokës. Shumë qytete dhe zona bujqësore marrin ujë nga rezervat e ujërave nëntokësore në sasira më të mëdha sesa sasirat e mundshme ripërtëritëse të këtyre burimeve. Edhe cilësia e ujit ka një rëndësi të madhe për ruajtjen e shëndetit. Një numër i madh infeksionesh, të cilat kërcënojnë jetën ose shëndetin, transmetohen me anë të ujit dhe ushqimeve të ndotura. Rreth 80% e numrit të përgjithshëm të të gjitha sëmundjeve që takohen në vendet në zhvillim ka qenë e lidhur me mungesën e ujit të pastër dhe të mënyrave të përshtatshme për përpunimin e tij (OBSH, 1992a). Afro ½ e popullsisë së botës vuan nga sëmundjet që lidhen me ujin e pamjaftueshëm ose të pasigurt, të cilët prekin kryesisht vendet e varfra. Insektet, që janë vektorë të disa sëmundjeve ngjitëse, të cilat kërcënojnë jetën, si p.sh. malarja, filiariaza, onkocerkiaza dhe ethet Deng, jetojnë në ujë. Zakonisht, sasia e pamjaftueshme e ujit çon në probleme që kanë të bëjnë me cilësinë e ujit, sepse ujërat e zeza, ujërat industriale, ato bujqësore ose urbane (me prejardhje nga reshjet) e tejkalojnë kapacitetin e rezervave ujore për të shkatërruar lëndët e biodegradueshme si dhe për të holluar sa duhet lëndët jo të biodegradueshme. Ndotja e ujit paraqitet shpesh një problem më serioz për qytetet ku nuk është zbatuar kontrolli mbi shkarkimet e ujërave industriale dhe aty ku mungojnë sistemet e kanalizimeve e të drenimit, si dhe impiantet për përpunimin e ujërave të zeza. Ushqimi i përshtatshëm dhe i sigurt Ushqimi siguron energjinë e nevojshme për funksionimin e organizmit. Në varësi të peshës trupore dhe të aktivitetit fizik për të mbijetuar nevojiten çdo ditë 1000 – 2000 k.kalori. Pa ushqim shumica e njerëzve do të vdiste pas 4 javësh. Me anë të ushqimit sigurohen edhe vitaminat dhe lëndët minerale, mungesa e të cilave do të shoqërohej me sëmundjet përkatëse. 11 Rritja e prodhimit të përgjithshëm të produkteve ushqimore, gjatë disa dekadave të fundit, është bazuar në rritjen e popullsisë. Në kohën tonë nuk është problem pamjaftueshmëria globale e ushqimeve ose e kapaciteteve për prodhimin e tyre. Megjithatë, suksesi global në prodhimin bujqësor nuk është shpërndërë në mënyrë të barabartë. Azia dhe Amerika Latine e kanë rritur në mënyrë të ndjeshme prodhimin e vet për frymë të produkteve ushqimore, ndërsa në Afrikë ky prodhim nuk e ka ndjekur si duhet rritjen e popullsisë dhe në vendet e ish- BS ka patur një rënie drastike të prodhimit bujqësor. Mosushqyerja dhe infeksionet e lidhura me ushqimet, për një pjesë të madhe të popullsisë botërore, mbeten shkaqet kryesore të shëndetit të keq dhe të vdekjeve të parakohshme. Mikroorganizmat patogjenë shkaktojnë çdo vit miliona raste me sëmundje diarreike, përfshi dhjetëra mjë në vendet e zhvilluara. Në këtësituatë fajtorët kryesorë janë shpërndarja e ushqimeve dhe shfrytëzimi i tyre. Degradimi i tokës dhe i burimeve ujore përbëjnë një kërcënim tjetër për të ardhmen e prodhimit të produkteve ushqimore. Situata keqësohet edhe më tej pr shkak të presionit ekonomik të prodhimeve bujqësore, i cili bën gjithnjë e më shumë që tokat më të mira të mos përdoren për prodhimin e produkteve bujqësore lokale (tradicioonale). Marrja e shumë ushqimeve në shumë raste përbën rrugën kryesore të ekspozimit ndaj ndotësve kimikë të mjedisit. Përveç sëmundjeve të transmetuara me anë të ushqimeve ekzistojnëedhe shumë efekte të tjera shëndetësore, të cilat janë të lidhura me dietën e papërshtatshme, përfshi gjendjen e urisë në situatat e fatkeqësive natyrore, numrin e madh të lindjeve prematurë e nën peshë si edhe ushqyerje të tillë e cila shkakton dobësimin e sistemit imun dhe iu heq miliona fëmijëve mundësinë për një zhvillim normal. Ushqimet e ndotura nga toksinat me prejardhje bimore dhe mykrat ose ato të pranishme në peshq ose molusqe mund të përbëjnë gjithashtu një problem serioz, ashtu sikurse është problem ushqimi i në mënyrë të drejtpërdrejtë nga mbetjet e kimikateve bujqësore ose në mënyrë të tërthortë (përmes ndotjes së tokës) nga metalet dhe solventët helmues. Vendbanimet e sigurta e të qeta (paqësore) Për një shëndet tëmirë është i domosdodhëm edhe një vendbanim i sigurt dhe i qetë. Banesat dhe infrastruktura urbane e papapërshtatshme ndikojnë për keq mbi banorët e zonave urbane. Të ardhurat e pamjaftueshme, pasiguria për punësim, pasiguria për banesë dhe shëndeti i keq shkojnë paralel me mbipopullimin e banesave dhe me hap1sirën e pabanueshme brenda tyre, gjendjen higjieno-sanitare dhe me mbrojtjen minimale të shëndetit. Banorët janë të ekspozuar ndaj mikrobeve patogjene, ndaj lëndëve ndotëse dhe rreziqeve për dëmtime traumatike. Këto gjëra ndodhin në kushte të tilla, të cilat ushqejnë çrregullimet psikosociale dhe sëmundjet psikike. Besohet se abuzimi me drogat,shkatërrimi i familjes, violenca urbane dhe vetëvrasjet janë të lidhura me mbipopullimin e banesave dhe mbështetjen e pamjaftueshme sociale. Mbipopullimi lehtëson përhapjen e infeksioneve respiratore akute, të tuberkulozit, të meningitit e të parazitëve intestinalë. Më të rrezikuar ndaj këtyre sëmundjeve, si rezultat i rezistencës së ulur, janë fëmijët nën 1 vjeç e ata ta moshave të tjera, si edhe të moshuarit. Edhe djegiet, për shkak të pamundësisë për t’i ruajtur në vende të sigurta lëndë të tilla si gëlqeren, vajgurin etj., janë më të shpeshta në rastet e mbipopullimit. Një numër i madh i banesave në zonat urbane të vendeve në zhvillim është përqendruar në zona të panjohura ligjërisht si vendbanime të ndërtuara me materiale të djegshme e të 12 vendosura shpesh në vende të rrezikshme. Fatkeqësitë natyrore, rrëshkitjet e tokës, përmbytjet dhe uraganet janë shumë më të rrezikshëm në këto komunitete të mbipopulluara dhe të papërgatitura si duhet. Frika nga dëbimi përbën, gjithashtu, një faktor konstant për shqetësimine shumicës së bujtësve e të banorëve të këtyre ngulimeve. Këto ngulime kanë sisteme të papërshtatshe të furinizimit me ujë dhe mungesa të sistemeve të drenimit e të largimit të lëndëve të lëngëta, prandaj edhe risku i infeksionit është më i lartë. Lufta dhe dhuna civile, sikurse është ërtetuar edhe në Somali, Ruandë e Bosnjë- Hercegovinë, përbëjnë, gjithashtu, faktorë të mëdhenj për shkatërrimin e qendrave të banuara dhe kërcënojnë mirëqenien. Mjedisi global i qëndrueshëm Shëndeti human dhe ekosistemi i shëndetit janë të lidhur pazgjidhshmërisht. Shëndeti i shumë komuniteteve kërcënohet nga shumë probleme globale si transporti i madh i lëndëve ndotëse nga një vend në tjetrin, lëvizja ndërkufitare e prodhimeve të rrezikshme dhe të hedhurinave, shkatërrimi i shtresës së ozonit në atmosferë ndryshimi i klimës dheshkatërrimi i biodiversitetit. SO2 dhe oksidet e azotit të shkaktuara në TEC-et që djegin karburante fosile, nëpërmjet kufijve të vendeve të ndryshme, transportohen shpesh në largësi të mëdha dhe transformohen në acide, të cilët bien më pas në tokë në formën e shiut ose të borës acide. Me anë të ujit të acidifikuar, të trajtuar në sistemet e ujësjellësve, i cili përmban përqendrime të larta të metaleve (p.sh. bakër dhe plumb me prejardhje nga tubat e ujit ose alumin dhe zhivë me prejardhje nga toka dhe sedimentet e ndryshme) mund të preket shëndeti i njerëzve. Dëmtimi i shtresës së ozonit çon në rritje të ekspozimit ndaj rrezatimit ultraviolet të popullatave të mëdha, i cili mund të bëhet shkak për kataraktin e syrit, për kancerin e lëkurës dhe për probleme të tjera. Po kështu, edhe ngrohja nga serrat, shkarkimi i dyoksidit të karbonit dhe të gazeve të tjera bëhen, gjithashtu, një kërcënim për mjedisin. Më 1995 Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (PKBM) shpalli Projektin Global për Mjedisin (PGM), i cili prfshin ekspertë nga më shumë se 100 vende. Publikimi i tij i fundit (GEO-2000, PKBM, 2000) bënte të ditur se shkarkimet e CO2 vazhdojnë të rriten me një rritje vjetore, gjatë dekadës së fundit, prej 1,3% dhe në vitin 1996, krahasuar me 1950-ën, ishte 4 herë më i lartë. GEO-2000 na shtyn që për të shmangur fatkeqësi të mëdha natyrore të zbatohen sa më parë politika të reja. Llojet e sëmundjeve në botë Tranzicioni demografik dhe ai epidemiologjik Gjatë dy dekadave të fundit gjendja shëndetsore e shumicës së vendeve ka ndryshuar. Sot konstatohet një vdekshëmri e ulët dhe po ashtu një ritëm I ulët I lindjeve dhe një numër I kufizuar I sëmundjeve ngjitëse. Meqënëse ai është I lidhur me numrin e përgjithshëm të vdekjeve dhe lindjeve është emëtruar tranzicioni demografik. Gjatë periudhës së tranzicionit nga nivelet e larta të lindjebve dhe në ato të ulta vjen një periudhë e caktuar kur numri I vdekjeve vazhdon të jetë I ulët ndërsa I lindjeve mbetet I lartë. Gjatë kësaj periudhe ndodh rritja e numrit të popullsisë. Në shumë vende të zhvilluara egziston një kuadër pak ashumë I përfunduar I tanzicionit demografik. 13 Niveli I lartë I vdekjeve në periudhën para tranzicionit është I lidhur ngushtë me numrin e lartë të sëmundjeve ngjitëse. Prandaj tranzicion I I lindjeve dhe I vdekjeve shoqërohet me një ndryshim të rëndësishëm në shkaqet e vdekshmërisë ku vendin kryesor që e zinin sëmundjet ngjitëse e zënë sëmundjet krnike jo ngjitëse. Ky ndryshim është quajtur tranzicion epidemiologjik. Është vërtetuar se ky lloj ndryshimi ka pasuar zhvillimin ekonomik të të gjitha vendeve dhe përmirësimi I strehimit, I gjendjes sanitare dhe I infrastrukturës urbane është shoqëruar me uljen e riskut për sëmundjet ngjitëse. Sigurisht këtu rol luajnë edhe faktorë të tjerë si: ritja e gjendjes ekonomike, përmirësimi strehimit dhe të ushqyerit, etj. Por krahas këtyre përmirësimeve konstatohet rritja e numrit të sëmundjeve kronike jo ngjitëse. Prirjet e vdekshëmrisë. Vdekshmëria e përgjithshme vazhdon të ulet ndërsa në zonat e zhvilluar ajo mbetet e qëndrusehme. Të dhënat mbi jetëgjatësine e pritshme tregojnë se gjendja shëndetsore është përmirësuar kudo në botë. Megjithatë jetëgjatësia mbetet ende shumë më e ulët në vendet në zhvillim se në vendet e zhvilluara. Në tab e mëposhtëme tregohen numri I vdekjeve për shkaqe të ndryshme si përqindje e vdekshmërisë së përgjithshme. Këto të dhëna nuk tregojnë konkretisht grupet ku ndodhin vdekjet, moshën e vdekjeve dhe ritmin e tyre. Diferencat midis dy modeleve pasqyrojnë strukturën moshore të dy grupeve. Por këto diferenca nuk shpjegojnë ndryshimin prej dhjetëfish të vdekshmërisë nga sëmundjet ngjitëse dhe diferencën mbi 20 fish të vdekshmërisë nga TBC. Vdekja përbën një tregues të mirë për krahasimin statistikor të gjendjes shëndetsore të vendeve të ndryshme. Megjithatë edhe treguesit e vdekshmërisë kanë kufuzimet e tyre. Informacioni I drejppërdrejtë mbi incidencën dhe prevalencën e sëmundjeve do të ishte një tregues I përshtatshëm. Tab nr. Shkaqet e vdekjeve në vendet e zhvilluara dhe në zhvillim Vdekshmëria e përgjithshme Shkaqet e vdekjeve Vendet e zhvilluara Vendet në zhvillim Sëmundjet infektive parazitare 1.2 41.5 Sëmundjet kronike të aparatit të poshtëm respirator 7.8 5.0 Neoplazmat malinje 21.6 8.9 Sëmundjet e sistemit qarkullues 46.7 10.7 Shkaqe të lidhura me nënën 0 1.3 Shkaqe perinatale dhe neonatale 0.7 7.9 Shkaqe të jashtme 7.5 7.9 Shkaqe të panjohura 14.5 16.8 OBSH, 1995 Risku vetjak I vdekjesnga sëmundjet jo ngjitëse I shprehur në % për moshat 15-60 vjec, gjatë tranzicionit epidemiologjik nuk rritet, përkundrazi ulet. Këto tranzicione shoqërohen edhe me ndryshime që lidhen me llojin e faktorëve dëmtues ndaj të cilëvë ekspozohen njerzit. Rreziqet kryesore në periudhën para tranzicionit janë ato të lidhura me varfërinë si uji I pijshëm jo I sigurt, kushtet e papërshtatshme higjineike, mungesa e strehimit, dotja e ajrit të brendshëm me prejardhje nga stufat dhe zjarret në oxhak. Si dhe dëmtimet nga cilësia e dobët e ndërtimeve. 14 Por tashmë fillojnë të dominojnë faktorët dëmtues të kohrave moderne si ndotja e ajrit, nga automjetet, imdustria, ndotja e ujit me prejardhje industriale dhe ekspozimi ndaj ndotësve kimike me prejardhje nga bujqësia. Për të karakterizuar këtë ndryshim të faktorëve dëmtues të mjedisit është përdorur termi tranzicion I rreziqeve mjedisore. Barra e sëmundjes Shumë situate të cilat nuk cojnë në vdekje të njerzve vazhdojnë të jenë përgkjegjëse për një prevalencë të lartë të sëmundjeve ose paftësisë për punë. Barra e sëmundjes shërben për të matur impaktin e shëndetit të keq mbi komunitetet. Në këtë concept përfshihet impkyti I sëmundshmërisë dhe ai I vdekshmërisë mbi jetën normale dhe mbi kapacitetin për pune. Njësia që përdoret më shpesh për llogaritje në këtë rast është ajo e viteve të humbura të jetës. E cila me anë të metodave statistikore e kthen kohë zgjatjen e sëmundjes dhe të paaftësisë në një madhësi ekuivalente të krahasueshme me vitet qe mund të kishin humbur nga një rast sëmundje që përfundon me vdekje. Janë bërë përpjkeje për të shprehur barrën e sëmundjes në formën e një shifre dhe pikërisht në formën e një ekuivalenti të përgjithshëm të viteve të humbura të jetës. Ky bazohet në një numër supozimesh dhe gjykimesh shumë të pasigurta për mënyrën se si periudhat e sëmundjes mund të kthehen në formën e viteve pa sëmundje ose të viteve me mungesë paaftësie. Nqs supozohet se një lloj I vecantë I paftësisë është ekuivalent me një numër të caktuar vitesh të humbura të jetësë, kjo mund të bëhet shkak për të bërë interpretime të rëndësishme të këtyre llogaritjeve. Barra e sëmundjes mund të përshkruhet si një seri numrash të vdekshmërisë dhe të paaftësisë. . Psh në Suedi është llogaritur që 400.000 banorë shqetsohen nga zhurmat e trafikut dhe reth 100 të tjerë vdesin nga kanceri I mushkrive I lidhur me ekspozimin ndaj radonit. Metodat që përdoren për matjen e barrës së sëmundjes do të kërkonin një zhvillim të mëtejshëm.Dy problemet kryesore janë: a) nese vdekjet net ë ardhmen nuk do të merren parasysh dhe në seb) vdekjet në mosha të ndryshme do tu jepen vlera të ndryshme. Grupet vulnerabël Grupet më të prekshme përfshijnë fëmijët, gratë, njerzit e moshuar, minoritetet, njerzit me aftësi të kufizuar dhe indigjenët. I gjithë ky grupim është I prekshëm sepse nuk ka mundësi të ndërojë mjediset fizike të jetës. Prekshmëria e tyre mund të rritet edhe për shkak të përmasave të vogla trupore, sëmundjeve të para shkaktuara, pamjaftueshmëria ushqimore, barsmëria, etj. Vec kësaj mund të egzistojnë edhe grupe të tjera për shkak të sëmundjeve profesionale si asthma, për shkak të faktorëve biologjikë të lidhur me ndjeshmërinë. Fëmijët Fënijët për disa arsye janë më të ndjeshëm se të rriturit. Ata kanë procese metabolike që ndryshojnë nga të rriturit. Ata kanë aftësi të heparit dhe të veshkave jo shumë të zhvilluar, kështu që toksinat nuk eliminohen në kohë të shkurtër. Kështiu psh Pb ndikon në zhvillimin fetal dhe në sistemin nervor qëndror të fëmijeve në rritje. Fëmijët mund të pësojnë gjithashtu efekte kronike të shkaktuara nga ekspozimi ndaj faktorëve dëmtues të mjedisit se sa të rriturit. 15 Fëmijët janë të dobët edhe në aspektin social . Ata kanë aftësi të kufizuara për të mbrojtur veten me anë të zgjedhjeve që bëjnë për shkak të njohjeve të pakta ose refuzimit të ekspozimit ndaj faktërëve dëmtues. Mjedisi ku luajnë fëmijët është gjithashtu I ekspozuar ndaj sëmundjeve infective mikrobvike. Pavarësisht nga puna e madhe që ka bërë OBSH cdo vit vdesin reth 2,8 milion fëmijë dhe 3 milion të tjerë vuajnë nga sëmundje të ndryshme. Gratë Gratë megjithëse akanë realisht më pak privilegje në shoqëri dhe më pak akses ndaj burimeve të saj. Nga 1,3 miliard njerëz që jetojnë në varfëri, 900.milion janë gra ose 70%. Përvec kësaj gratë vuajnë edhe nga diskriminimi për vendet e punës apo nga punët e vështira që kryejnë. OBSH sjell shumë shembuj që ka të bëjë me keqtrajtimin e grave .Megjithëse aktualisht shumë gra e kanë shtrirë aktivitetin e tyre edhe jashtë mureve të shtëpisë ato harxhojnë shumë më tepër kohë për punë të paguar se meshkujt. Po kështu shumë qëndrime kulturore dhe fetare në shumë shoqeri kanë cuar në miratimin e ligjeve të cilat I pengojnë gratë që të bëhen partnere të barabarta në shoqëri. Programi I trajnimit dhe arsimit janë bërë një prioritet I rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm. Sigurisht këto prioritete duhen të kombinohen me shërbimet shëndetsore, me rritjen e mundësive ekonomike dhe me zgjerimin e të drejtave të njeriut. Të moshuarit Bota po plaket. Ky fakt ka një ndikim të jashtëzakonshëm në drejtim të sigurimit të strehimit, kujdesit shëndetsor dhe përkrahjes sociale. Ata kanë një risk shumë më të lartë ndaj sëmundjeve . Shembuj të sëmundjeve specifike që prekin të moshuarit janë: emfizema pulmonare, sëmundjet e veshkave, demenca, diabeti, etj. Kjo kategori me sëmundje të aparatit të frymarjes nuk duron dot ndotjet e mjedisit. PO kështu ata mund të ekspozohen shumë më shpejt ndaj efekteve toksike . Njerzit me aftësi të kufizuar Numri I njerzve me aftësi të kufizuar në botë llogaritet të jetë reth 500 milion dhe pritet të dyfishohet . Reth 4/5 jetojnë në vendet në zhvillim dhe 1/3 e tyre janë fëmijë. Sëmundjet psikiatrike kronike, pirja e alkolit mund të cojnë në vetëshkatërrim dhe depression. Këto situate cojnë në uljen e rezistencës së organizmit ndaj agjentëve të mjedisit të jashtëm. Indigjenët Janë kryesisht uindividë të prirur për tu sëmurur nga infeksionet e ap respirator Po kështu këtu përfshihen individët me rritje të incidencë ssë sëmundjeve kronike, obezitetit, traumat, . Faktorë të tjerë të mjedisit social janë të lidhura ngushtë me varfërinë, mos furnizimi me ngrohje, energji elektrike, etj. Për këtë qëllim në shumë shtete janë zbatuar politika për rivlerësimin e dinjitetit vetjak si dhe rivleresimin e traditave të tyre. Impakti I faktorëve mjedisorë mbi shëndetin Mjedisi ka një ndikim të rëndësishëm mbi shëndetin. Uji I pastër, ushqimi I mjaftueshëm dhe ndërprerja e zinxhirit fekalo-oral janë faktorët kryesorë për uljen e incidencës së sëmundjeve gastro intestinale. Përdorimi I gjerë I medikamentev ka luajtur rol të rëndësishëm në uljen e vdekshmërisë nga infeksionet. Një rol të rëndësishëm kanë luajtur ulja e mbipopullimit, përmirësimi I kushteve të strehimit dhe mjediseve të punës. 16 Impaktet e mjediseve locale mbi disa grupe me një vulnerabilitet të madh mund të jenë shumë të mëdha. Psh përqëndrimet e Pb në ajër kanë qënë të larta në zonat urbane ku pB ka pasur prejardhje nga shkakrkimet e automjeteve që djegin karburante me përmbajtje plumbi. Sëmundjet e lidhura me kushtet e papërshtatshme higjien-sanitare dhe me furnizimin me ujë me menaxhimin e papërshtatshëm të mbetjeve të ngurta dhe kanalizimin me ndotjen e madhe të ajrit të brendshëm si dhe me mbipopullimin shpjegojnë që afro 30% e barrës së përgjithshme të sëmundjes është probabile. Lloji i mjedisit dhe semundjet kryesore të lidhura me të Barra nga këto sëmundje( miliona VJSH/vit) Ulja e arritshme me anë të ndërhyrjeve të mundshme(%) Barra e arritshme me anë të ndërhyrjeve ( ne VJSH/vit) Barra e arritshme për 1000 banorënë VJSH/vit) Profesionale 318 - 36 7.1 Kancer 79 5 4 0,8 Neuropsikiatrike 93 5 5 0,9 Sem.resp. kronike 47 5 2 0,5 Muskulo skeletike 18 50 9 1.8 Demtime aksidentale 81c 20 16 3.1 Ajri i jashtëm urban1 Infeks.resp.akute 23 5 6 1.2 Infeks.resp kronike 47 5 2 0.5 Transporti rrugor Aksidente nga automjetet 32 20 6 1.2 Te gjitha të mësipërmet 473d - 50 10.0 a. Sëmundjet për të cilat ka të dhëna të mjaftueshme për lidhjet e tyre me mjedisin b. Llogaritjet janë nxjerrë nga prodhimi I efikasitetit të ndërhyrjeve dhe barrës së përgjithshme të sëmundjeve të shfaqura në subjektet e ekspozuara c. Janë llogaritur duke zbritur dëmtimet e shkaktuar nga automjetet nga numri I përgjithshëm I dëmtimeve të paqëllimshme ose aksidentale d. Është përshtatur për një llogaritje të dyfishtë. Megjithatë ajo është bazuar në shpërndarjen aktuale të burimeve ekonomike Burimi Banka Botërore 1993 PENGESAT DHE MUNDËSITË PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE TË SHËNDETIT MJEDISOR Problemet demografike Impakti I njerzve mbi mjedisin është I lidhur me numrin e popullsisë dhe me nivelin e konsumit. Të dy faktorët lidhen në mënyrë të pavarur me njëri tjetrin dhe të dy cojnë në rritjen e presionit mbi mjedisin sepse ndikojnë mbi burimet dhe sasinë e mbetjeve. Burimet e kufizuara ndërkohë kanë vështirësuar zhvillimin e vendeve të varfra të botë sepse kërkesat për ujë, për ushqime dhe eergji vasren drejpërdrejt nga numri I përdoruesve të tij. Po kështu shumë njerëz po migrojnë drejt zonave urbane ku infrastruktura ralle zhvillohet me të njëjtin ritëm si ai I migrimit. 17 Rajone të ndryshme të botës kanë ritme jot ë barabarta të rritjes së popullsisë > Mendohet se rritja vjetore gjatë viteve 1990-1995 ka qënë e qëndrueshme reth 81 milion banorë/vit. Pritet që popullsia në vitin 2050 të shkojë në reth 7.7-11 miliard banorë. Pjesa europiane dhe amerikano-veriore ka ardhur duke u zvogëluar ndërsa ajo e rajoneve të tjera ka mbetur e pandryshuar. Përmirësimet në kujdesin shëndetsor mund të sjellin ndryshime në vdekshmëri. Sidoqoftë në këtë fakt faktori më I rëndësishëm mbi ritmin e rritjes së popullsisë mbetet edukimi I grave. Përqëndrimi I njerzve dhe I prodhimit ekonomik në zonat urbane sjell uljen e kostos së trajtimit të mbetjeve urbane Kostoja e furnizimit me ujë/banorë e kushteve higjieno- sanitare, e kujdesit shëndetsor, janë më të ulta në rajonet me përqëndrime të lartë të popullsisë. Madhësia , ritmi I rritjes dhe shpërndarja e popullsisë përbëjnë vetëm një pjesë të problemeve demografike të një vendi ose rajoni. Edhe lëvizja e popullatave përbën një component të rëndësishëm demografik. Migrantët për arsye ekonomike lëvizin drejt territoreve ku ka mundësi më të mëdha ekonomike. Zakonisht këta migrantë ballafaqohen me probleme të mëdha shëndetsore e mjedisore dhe rrallë kanë aksesin e kërkuar për shërbimet mjeksore dhe mbulesë për sigurimet shëndetsore. Varfëria Varfëria është përcaktuar nga ana e BB si pamundësia e një individi për të siguruar një standart minimal jetese. Niveli I zhvillimit të një vendi si dhe shpërndarja e burimeve Brenda tij përcaktojnë edhe natyrën dhe shkallën e varfërisë. Lidhja midis varfërisë dhe shënetit është e fortë. Të varfërit kanë zakonisht një jetëgjatësi më të shkurtër një vdekshmëri foshnjore më të lartë dhe një incidencë më të lartë paftësie. Ata vuajnë më shumë nga sëmundjte ngjitëse dhe një pjesë e madhe e jetës së tyre harxhohet në kushtet e një shëndeti të keq. Sipas llogarive të BB në vitin 1985 kishte reth 1.115 milion që jetonin në n nivelin e varfërisë të përcaktuar si 370$/person/vit ose 1$/ditë. Niveli ekstrem I varfësrisë është përcaktuar 275$/person/vitNë përcaktimin e nivelit të varfërisë duhet të merret në konsideratë edhe të ardhurat e nevojshme për të rujatur një standart jetese midis vendeve të ndryshme mbasi ky standart ndryshon nga një vend tek tjetri. Një metodë e përshtatshme për të llogaritur numrin e njerzve që jetojnë në varfëri është ajo e llogaritjes së numrit të njerzve të cilët nuk kanë standart minimal jetese I cili përfshin ushqimin e nevojshëm, ujin e sigurt dhe strehimin. Nr te varfërve në milion % e popullsisë nën nivelin e varfërisë Gap i varfërisë Vdekshmëria nën 5 vjec( për 1000 banorë) Jetëgjatësi e pritshme në vite % fëmijë përfshirë në shkollë Afrika Sahara jugore 180 47 11 196 50 56 Azia Lindore 280 20 1 96 67 96 Kina 210 20 3 58 69 93 Azia Jugore 520 51 10 172 56 74 India 420 55 12 199 57 81 Europa Lindore 6 8 5 23 71 90 Mesdheu lindor &Afrika Veriore 60 31 2 148 61 75 18 Amerika Latine 70 19 1 75 66 92 Të gjitha vendet në zhvillim 1116 33 3 121 62 83 Duke u mbeshtëtur në këto kritere është llogaritur se në vendet në zhvillim jetojnë në varfëri reth 2,2 miliard njerëz. Reth 1/3-2/3 jetojnë në zona të banuara jo të njohura zyrtarisht dhe me një infrastrukturë të papërshtatshme. Një pjesë e popullatës vuan efektet e dëmshme mbi shëndetin të shkaktuara nga privimi fizikm dhe përhjshtimi social. Konsumi Një nga pengesat për përparimin në zgjidhjen e problemeve të shëndetit mjedisor është diferenca e madhe midis konsumit të vendeve të ndryshme dhe pjesëve të ndryshme të të njëjtit vend. Konsumi shumë i lartë i energjisë dhe burimeve natyrore nga ana e vendeve të ndryshme dhe e grupeve më të pasura të të njëjtit vend nuk mund të përballohet Sipërfaqja e toikës për ruajtjen e niveleve të konsumit të burimeve dhe shkakrkimit të hedhurinave të një popullate si ”gjurmë ekologjike” të saj. Gjurmët ekologjike të qyteteve me të ardhura të mëdha janë qindra mijra herë më të mëdha se sa zonat e veta politike ose gjeografike dhe shumë më të mëdha se gjurmët e komuniteteve me të ardhura të ulta. Zhvillimi shikohet si një proces ku i varfri përpiqet të arrijë nivelin ekonomik dhe atë të jetesës së të pasurit. Detyra e cdo shoqërie është përcaktimi kufijve të konsumit të cilët do të mundësonin plotësimin e nevojave themelore të të gjithë njerzve, pa sakrifikuar mundësitë për përmirësimin e jetës personale. Përmirësimet e teknologjisë ofrojnë mundësi më të mëdha për ”një jetë më të mirë” për cdo individ. Teknologjia e informacionit mund të zvogëlojë nevojat për të udhëtuar. RREZIQET DHE RISQET Përkufizimi i rrezikut dhe riskut Vlerësimi i risqeve shëndetësore që paraqesin rreziqet mjedisore është thelbësor në mbrojtjen e shendetit human dhe të mjedisit. Rreziku përkufizohet si një “faktor apo ekspozim që mund të shkaktojë efekte të dëmshme mbi shëndetin” (Last, 1995). Ai është kryesisht një burim dëmtimi. Risku është përkufizuar si probabiliteti i shfaqjes së një dukurie p.sh që një individ të sëmuret apo të vdesë brenda një periudhe të caktuar ose përpara një moshe të caktuar. Një rrezik pasohet nga risku, atëherë kur ka patur ekspozim. Kur nuk ka ekzistuar mundësia për ekspozim, edhe pse rreziku është i pranishëm, nuk ka risk. Llojet e rreziqeve mjedisore për shëndetin Rreziqet mjedisore për shëndetin krijohen si nga burimet natyrore, ashtu dhe nga ato antropogene (të shkaktuara nga njeriu). Ato përfshijnë rreziqet biologjike (bakteriet, viruset, përëzitët dhe organizma të tjera patogjene), rreziqet kimike (si metalet toksike, ndotësit e ajrit, tretësit dhe pesticidet) dhe rreziqet fizike (rrezatimi, temperaturat dhe zhurmat). Shëndeti mund të preket seriozisht prej rreziqeve mekanike (rreziqet dhe mjetet 19 motorike, sportet, banesat, bujqësia e dëmtimet në vendin e punës) dhe rreziqeve psikologjike (stresi, cenimi i mënyrës së jetesës, diskriminimi në vendin e punës, efektet e ndryshuara nga ndryshimet sociale, mungesa e kujdesit social dhe papunësia). Faktorët mjedisorë, në shkallë globale, si mbipopullimi, migracioni, higjiena e ulët dhe përdorimi i gjerë i pesticidevetë përfshirë në mënyrë të tërthortë në transmetimin e agjentëve infektivë kanë pasur një efekt të madh në gjasjen e sëmundjeve.kur sëmundjet infektive janë pakësuar, faktorë të tjerë mjedisorë, që shkaktojnë sëmundjet humane (kimikatet, rrezatimi jonizues, rrezatimi ultraviolet) bëhen gjithmonë e më të rëndësishëm si përcaktues të shëndetit. Disa prej rreziqeve më tradicionale, të cilat janë më mbizotëruese në vendet më pak të zhvilluara e në zonat rurale dhe rreziqet moderne, të cilat po bëhen më të rëndësishme me rritjen e urbanizimit dhe të industrializimit, janë paraqitur në tabelën 2.1. Tabela 2.1. RREZIQET TRADICIONALE DHE RREZIQET MODERNE Rreziqet tradicionale Rreziqet moderne Vektorët e sëmundjeve Tymi i cigares Agjentët infektivë Rreziqet e transportit Banesat dhe vendbanimet e papërshtatshme Ndotja me ujëra të zeza dhe industriale Cilësia e ulët e ujit të pijshëm dhe saniteti Ndotja e ajrit atmosferik prej industrisë dhe automjeteve Pamjaftueshmëritë e dietës Mbipërdorimi apo keqpërdorimi i kimikateve Rreziqet e fëmijëve të porsalindur Makineritë industriale Kafshët e egra dhe ato shtëpiake Dieta e balancuar Rreziqet e dëmtimeve në bujqësi Rreziqet e shëndetit mjedisor mund të studiohen në mënyra të ndryshme. Një nga rrugët që përdoret për të shqyrtuar natyrën e tyre është ajo e ndarjes sipas llojit biologjik, kimik, fizik, mekanik apo psikologjik. Rreziqet biologjike mund të ndahen në viruse, bakterie, parazitë etj. Edhe mënyra e ekspozimit të tyre, p.sh. nëpërmjet ajrit, ujit, tokës përbën një parim për klasifikimin e tyre. Çdo mënyrë ekspozimi mund të ndahet më tej për qëllime të veçanta diskutimi si p.sh. ajri i brendshëm kundrejt ajrit të jashtëm, fokusimi mbi vendin ku shfaqet rreziku si p.sh. në shtëpi, në shkollë, në spital ose në komunitet. Tabela 2.2. na jep një kuadër konceptual të rreziqeve biologjike, kimike dhe fizike sipas rrugve të ekspozimit dhe faktorëve lidhur me to. Për të lehtësuar një kuptim sa më të qartë, meqenës rreziku mjedisor është një fushë shumë e gjerë, është tentuar të përdoret një mënyrë praktike e mësimdhënies, duke e ndarë atë në pjesë. Në praktikën e shëndetit mjedisor është esenciale të zotërosh njohuritë bazë të mikrobiologjisë, të toksikologjisë, tëtë fizikës shëndetësore, të ergonomisë dhe të shkencave psikosociale. Rreziqet e ndryshme mund të përshkruhen, gjithashtu, në kontekstin e bujqësisë, vendbanive dhe industrisë. Kjo mënyrë mundëson lidhjen e problemeve mjedisore me problemet e komunitetit dhe me ato të zhvillimit ekonomik. Tabela 2.2. RREZIQET BIOLOGJIKE, KIMIKE DHE FIZIKE SIPAS RRUGËVE TË EKSPOZIMIT 20 Biologjikë Kimikë Fizikë Ajri Agjent/burim Mikroorganizmat Tymrat, pluhuri dhe grimcat Rrezatimi, nxehtësia dhe zhurmat Faktor vektorial Kolla dhe spërkalat Ajri i ndotur Klima dhe ekspozimet e padalluara Mënyrat e ekspozimit Inhalacioni, kontakti Inhalacioni, kontakti Inhalacioni, futja direkt në trup Uji Agjent/burim Mikroorganizmat, materialet organike të shpërbëra Shkarkimet e ujërave të zeza dhe grumbullimet e tyre Rrezatimi, uji ftohës në stacionet energjetike Faktor vektorial Insektet, minjtë, kërmijëtë, ekskretimet e kafshëve, zinxhiri ushqimor Uji dfhe ushqimet e ndotura Aksidentet, uji dhe ushqimet e ndotura Mënyrat e ekspozimit Pickimet, gëlltitja, kontakti Gëlltitja, kontakti Gëlltitja, kontakti Toka Agjent/burim Organizmat e tokës Të ngurtë, të lëngët Rrezatimi Faktor vektorial Materiali organik i shpërbërë që siguron ushqimin e vektorëve Ushqimet dhe ujërat nëntokësore të ndotura Aksidentet, ushqimet dhe ujërat nëntokësore të ndotura Rrugër e ekspozimit Kontakti, pickimet Gëlltitja, kontakti Gëlltitja, kontakti Adaptuar nga Schaefer, 1991. RREZIQET BIOLOGJIKE Llojet e rreziqeve biologjike Rreziqetbiologjike përfshijnë të gjitha format e jetës si dhe produktet që ato prodhojnë, të cilat mund të shkaktojnë efekte negative në shëndet. Këto rreziqe janë bimë, insekte, brejtës dhe kafshë të tjera, kërpudha baktere, viruse dhe shumë lloj toksinash dhe alergjentësh. Një lloj i veçantë i rrezikut biologjik, i zbuluar rishtazi është quajtur prion (sëmundja që prodhon grimca proteinike). Ai ka të bëjë me një numër sëmundjesh, përfshi sëmundjen Creutzfeldt-jacob (e lopës së çmendur). Shëndeti mjedisor varet shumë nga efektet shëndetësore të lidhura me ekspozimin ndaj mikroorganizmave dhe parazitëve, shfaqja dhe përhapja e të cilave varet nga faktorët mjedisorë. Mikroorganizmat me interes për shëndetin mjedisor përfshijnë bakteriet, viruset dhe protozoarët si p.sh. amebat. Shumica e mikroorganizmave dhe parazitëve, për të dëmtuar trupin e njeriut, është e nevojshmë të rriten brenda organizmit. Bakteret dhe protozoarët mund të jetojnë dhe të shumëzohen jashtë qelizave të tjera. Ato mund të jetojnë për një periudhë të gjatë në produktet ushqimore ose ujë dhe të shumëzohen për aq kohë sa atje ka mjaft nutrientë, ndërsa pH dhe temperatura duhet të jenë brenda limiteve që mundësojnë jetesën e tyre. Viruset, megjithëse nuk mund të shumëzohen jashtë qelizave të tjera mund të mbijetojnë për periudha të gjata dhe të mbeten infektues. Për të mbajtur ciklin e tyre jetësor viruset duhet të hyjnë në qelizat humane, në ato të kafshëve, të insekteve apo të bimëve. Shumë sëmundje të shkaktuara nga mikroorganizmat mund të përhapen nga një person tek tjeti. Këto sëmundje të konsideruara si rrezik i shëndetit mjedisor nga personi në person përfshijnë tuberkulozin (i cili shtohet shumë në kushtet e 21 shtëpive të varfëra dhe të mbipopulluara) dhe shumë sëmudje infektive të fëmijërisë. Pesë vrasësit kryesorë infektivë në botë janë infeksionet respiratore akute, diarreja, tuberkulozi, malarja dhe fruthi. Kur një sëmundje mund të përhapet nga një person në një tjetër është quajtur sëmundje infektive ose e transmetueshme. Përhapja mund të jetë direkte nga kontakti midis dy personave, siç ndodh me sëmundjet seksualisht të transmetueshme ose mund të transmetohet përmes ajrit, siç ndodh me gripin ose tuberkulozin. Përhapja mund të realizohet, gjithashtu, nëpërmjet mjeteve të tjera, siç janë materialet e kontaminuara prej një personi të infektuar, si p.sh. ushqimet e ndotura me vezë helmintesh. Së fundmi, edhe vektorët (kafshë apo insekte që mbartin mikroorganizma apo parazitë dhe infektojnë një person nëpërmjet picktimit, si p.sh. malarja që përhapet nëpërmjet mushkonjave) mund të përhapin sëmundje. Disa baktere dhe parazitë prodhojnë toksina që mund të shkaktojnë sëmundje më shumë për shkak të veprimit helmues të tyre sesa të infeksionit. Shumë helmime ushqimore shkaktohen nga toksinat e prodhuara nga bakteret. Ndryshimi midis një infeksioni dhe një reaksioni toksik është i rëndësishëm. Sëmundjet që shkaktohen nga toksinat e baktereve nuk janë ngjitëse. Kjo është arsyeja që ato nuk përhapen nga personi në person, por kufizohen tek njerëzit që përdorin ushqimin e kontaminuar. Klasifikimi i mikroorganizmave infective ne grupe risku sipas OBSH (2004) Cdo shtet i klasifikon agjentet ne baze te patogjenicitetit te organizmit, menyres se trasmetimit dhe shkallezimit te organizmit bujtes. Kjo mund te ndikohet ne baze te nivele egzistuese te imunitetit, densitetit te levizjes te popullatve te bujteseve, pranise se vektoreve te vecante dhe standarteve te higjienes se mjedisit. Vlefshmeria e masave parandaluese. Nder keto masa mund te perfshihen : profilaksia permes vaksinimit ose antiserumi; masat sanitare, etj ushqimi dhe higjiena e ujit; kontrolli i rezervuareve te kafsheve ose vektoret artropode; levizja e njerzve ose kafsheve ; dhe importimi i kafsheve te infektuara ose produkteve te kafsheve. Vlefshmeria e trajtimeve efektive. Kjo perfshin imunitetin pasiv dhe vaksinimet pas ekspozimit, antibiotiket dhe agjentet kimioterapeutike, duke marre ne konsideratemundesine e shtameve emergjente rezistente. Eshte e rendesishme te ndermeren masa parandaluese ne hapsiren gjeografike ne te cilen jane shparendare mikroorganizmat. Grupi I i Riskut i OBSH (nuk ka apo ka nje risk te vogel individual apo per komunitetin ). Nje mikrorganizmem qe eshte i papershtatshem te shkaktoje semundje ne njerez dhe kafshe. Grupi II i Riskut i OBSH (risk i moderuar ose i ulet individual apo i komunitetit). Nje patogjen qe mund te shkaktoje nje semundje humane ose tek kafshet por eshte e veshtire te shkaktoje nje rrezik serioz tek punonjesit e laboratoreve , komuniteti, por masat efektive dhe ato parandaluese jane ne dispozicion dhe rreziku i infeksionit te shperndare eshte i limituar . Grupi III i Riskut i OBSH (risk i larte individual , risk i ulet i komunitetit). Nje patogjen qe zakonisht shkakton semundje serioze humane ose te kafsheve por zakonisht nuk shperndahet nga nje individ i infektuar tek nje tjeter. Jane efektive masa parandaluese. 22 Grupi IV i Riskut i OBSH (risk individual dhe risk per komunitetin i larte). Nje patogjen qe zakonisht shkakton semundje serioze tek njerzit apo kafshet dhe qe mund te trasmetohet lehte nga nje individ tek tjetri direkt ose indirekt. Trajtimi efektiv dhe masat parandaluese nuk jane zakonisht te vlefshme. Komuniteti Europian Ekonomik (2000) Dir. 2000/54/EC dhe Dir. 90/679/EEC (e adoptuar ne 20 Nentor 1990; e rishikuar ne 18 shtator 2000) ne mbrojtjen e puntoreve nga risqet ne lidhje me ekspozimin karshi agjenteve biologjike ne pune parashikon klasifikimin e agjenteve biologjike ne kater grupe risku infeksionesh duke ndjekur kriteret e meposhteme: Grupi 1 agjente biologjike do te thote mjete qe nuk jane te pershtatshme te shkaktojne semundje humane. Grupi 2 agjente biologjike do te thote mjete qe mund te shkaktojne semundje tek njerzit dhe mund te jene rrezik per shendetin e punonjesve, jane te papershtatshme per tu perhapur ne komunitet , ka profilaksi efektive apo trajtim te pershtatshem. Grupi 3 agjente biologjike do te thote qe mund te shkaktoje semundje te renda humane dhe perfaqson nje rrezik serioz per punonjesit, ai mund te perfaqsoje nje rrezik potencial edhe per komunitetin , por ka profilaksi efektive apo trajtim te pershtatshem. Grupi 4 agjente biologjike do te thote nje qe shkakton semundje te renda humane dhe eshte shume i rezikshem per punonjesit , mund te shkaktoje risk te larte per komunitetin , nuk ka profilaksi efektive apo trajtim te pershattshem. Përhapjë e rreziqeve biologjike Uji i ndotur me ekstremente humane përbën rrugën kryesore për përhapjen e kolerës, etheve tifoide dhe sëmundjeve të tjera diarreike, hepatitit dhe shistosomiazës. Kushtet jo të përshtatshme higjienike, shkarkimi i ujërave të zeza të patrajtuara në ujërat sipërfaqësore dhe higjiena e ulët mbeten në qendër të vëmendjes së veprimeve parandaluese të të gjitha vendeve. Në vendet e zhvilluara, me një sistem trajtimi pak a shumë të kompletuar të ujërave të pijshëm e të ujërave të zeza, sëmundjet diarreike me origjinë nga uji janë parandaluar në mënyrë efikase, por kostoja e parandalimit kushton çdo vit miliarda dollarë. Mbipopullimi dhe ventilimi i dobët i shtëpive kontribuojnë në transmetimin në rrugë ajrore të TBC-së, të fruthit, të gripit e të pneumonisë, të pertusit dhe të meningitit cerebrospinal. Mbarështrimi johigjienik i kafshëve ndihmon në transmetimin e zoonozave (sëmundje të kafshëve që mund të prekin edhe njerëz) si p.sh. murtaja. Ndotja e tokës dhe e ujit kontribon në përhapjen e sëmundjeve të bartura nga vektorë të ndryshëm (insekte e brejtës) si p.sh. malarja,trakoma, shistosomiaza, filiariaza, ethet e verdhq, murtaja, tifoja dhe tripanosomiaza. Ndërsa ujërët e ndenjura, banesat josanitare dhe vendet e grumbullimit të mbeturianve ndihmojnë në shumëzimin e insekteve dhe mbështesin direkt vektorët e sëmundjeve. Ky kombinacion mundëson përhapjen e malarjes, sëmundjes me vdekjeprurëse. Shumë parazitë shkaktojnë sëmundje tropikale, të cilat hasen thuajse vetëm në zonat përkatëse tropikale. Shkaku i këtij kufizimi gjeografik është fakti se përhapja e tyre varet nga një insekt vektor, i cili mund të mbijetojë në disa kushte të caktuara klimatike. Midis sëmundjeve më të rëndësishme tropikale mund të përmendim malarjen, shistosomiazën, filariazën dhe drakunkuliazën. Megjithatë, shumë sëmundje si p.sh. tuberkulozi, edhe pse janë të zakonshme në zonat tropikale dhe kontribuojnë në barrn e sëmundjes së vendeve 23 në zhvillim, nuk janë konsideruar si sëmundje tropikale. Ndryshimet mjedisore dhe çrregullimet e balancave të habitateve natyrore mund të kenë efekte të rëndësishme në përhapjen e sëmundjeve infektive. Mënyrat e ekspozimit Rrugët kryesore të ekspozimit mjedisor për rreziqet biologjike janë ajri, uji dhe ushqimet.disa parazitë hyjnë në organizëm nëpërmjet përshkimit të lëkurës (p.sh. ankilostomiaza dhe shistosomiaza) dhe të tjerë futen në trupin e njeriut nëpërmjet pickimit të insekteve (malarja). Bakteret dhe parazitët mund të përhapen edhe nëpërmjet lëkurës së ndotur me material tokësor ose nëpërmjet pluhurave në rrugë ajrore, që mund të infektojnë një person. Problem më i madh unikal i shëndetit mjedisor është përhapja me anë të ujit e bakterve dhe fekaleve. Kolera është një shembull i sëmundjeve serioze të këtij lloji. Shenjë dalluese e kolerës është diarreja shumë e shpeshtë dhe e ujshme. Personi dehidratohet në mënyrë të menjëhershme dhe madje nëse nuk i bëhet trajtimi i duhur për të zëvendësuar lëngjet e humbura të trupit, mund të vdesë. Edhe një numër bakteresh të tjera e viruse të ndryshme që gjenden në ujin e pijshëm mund të shkaktojnë sëmundje diarreike dhe janë përgjegjëse për nivelet e larta të vdekshmërisë s fëmijëve në vendet në zhvillim. Për mbrojtjen e popullatave në këto vende përdoret filtrimi efikas dhe klorinimi i ujit, si dhe mirëmbajtja e sistemeve të furnizimit me ujë. Këto kanë një kosto të konsiderueshme. Në rastet e dëmtimit të këtyre sistemeve të furnizimit me ujë, për shkak të fatkeqësive natyrore si p.sh. tërmete ose luftëra, shqetësimi më i madh mbetet risku i shpërthimit të epidemive të përhapura me anë të ujit të pijshëm. Një tjetër rrugë ekspozimi është marrja e ushqimeve të cilat përbëjnë një mjedis të rëndësishëm për rritjen e baktereve.. një numër i vogël bakteresh, i pamjaftueshëm për të shkaktuar sëmundje me anë të ujit, në ushqime mund të shtohet dhe të arrijë në nivele të tilla që mund të shkaktojnë infeksion. Numri i baktereve (viruseve apo parazitëve) që nevojiten për të shkaktuar një sëmundje specifike (në një individ) është quajtur doza minimale infektuese. Ekspozimi ndaj një numri më të vogël se kjo dozë nuk përfundon me infektim. Rritjë e baktereve në ushqim varet nga tre faktorë: lloji i ushqimit, aftësia e baktereve për t’u rritur në këtë ushqim dhe temperatura, e cila është më e rëndësishmja. Ruajtja e ushqimeve në temperaturën e dhomës mund të çojë në një rritje të rrezikshme të baktereve. Në temperaturat poshtë 4oC ose mbi 60oC rritja e tyre është zakonisht shumë e vogël. (Ideale do të ishte temperatura e frigoriferit që gjatë gjithë kohës të mbahej 4oC.) Problemi kryesor i rreziqeve biologjike nga toka është ai i përhapjes së helminteve nga një person i infektuar që defekon në tokë. Infektimet nga krimbat e zorrëve janë shumë të përhapura në zonat e varfëra të vendeve në zhvillim, veçanërisht midis fëmijëve që luajnë në tokë dhe nuk janë në gjendje të marrin masa parandaluese. Shpërndarja e agjentëve biologjikë në organizëm, rritja dhe mekanizmat mbrojtëse Shumë viruse, baktere e parazitë mund të shkaktojnë infeksione në vendin e kontaktit të parë me trupin. P.sh. virusi i gripit të zakonshëm thithet dhe shkakton infeksion të aparatittë sipërm respirator. Stafilokoku mundtë shkaktojë puçrra të lëkurës dhe helmintet; pas gëlltitjes në aparatin tretës mund të shkaktojnë sëmundjen e krimbave të zorrëve. Mikrobe të tjera infektojnë trupin dhe shkaktojnë sëmundje në pjesë të largëta nga vendi i hyrjes. Pasi një person është ekspozuar ndaj një agjenti biologjik ose patogjen 24 ai mund të shpërndahet me anë të gjakut, të limfës ose lëngjeve të tjera të trupit, në pjesë të tjera të organizmit, më të përshtatshme për rritjen e agjentëve patogjenë. Disa baktere janë shumë specifike për sa i përket vendeve ku ato mund të rriten dhe të shkaktojnë dëmtime. P.sh. poliovirusi mund të rritet në zorrë dhe të shkaktojë diarre (kjo është rruga e përhapjes së virusit), por ai mund të rritet edhe në disa qeliza nervore të veçanta të medulës spinale dhe të shkaktojë paralizë. Trupi human, fatmirësisht, ka sistem imun, një mekanizëm të fuqishëm mbrojtës nga agjentët biologjikë. Ky sistem përfshin një numër qelizash të specializuara që identifikojnë agjentët infeksiozë si “pushtues” që mund të shkaktojnë dëmtime dhe i bllokojnë ose i godasin ata me antitrupëza. Kështu, një infeksion i njohur, në sajë të këtyre antitrupëzave mund të ngadalësohet ose të ndërpritet. Sëmundjet e rrezikshme, që përhapen në mënyrë të shpejtë si kolera dhe fruthi, kanë shpesh një dozë të vogël infektuese. Niveli i dozës infektuese minimale mund të variojë shumë nga një individ tek tjetri dhe përcaktohet, midis faktorëve të tjerë, edhe nga kushtet fizike dhe gjendja e tyre nutricionale. Bakteret dhe parazitët mund të “shtypen” apo të vriten me anë të medikamenteve specifike të quajtura antibiotikë. Kur medikamentet nuk janë të mundshëm pacienti mund të shërohet në sajë të mbrojtes imune. Por duhet theksuar se zotërimi i medikamenteve, për shumë sëmundje, e bën kurimin shumë më të shpejtë dhe me efektiv, si p.sh. për tuberkulozin, tonsilitin streptokoksik dhe helmintet intestinale. Përdorimi i antibiotikëve për sëmundje të tilla si meningiti është esencial për ruajtjen e jetës së pacientëve. Një aspekt i rëndësishëm i rritjes së baktereve është se disa prej tyre, gjatë procesit të rritjes, prodhojnë toksina të fuqishme (substanca kimike që shkaktojnë dëmtime shëndetësore). P.sh. aspekti më i rrezikshëm i kolerës është dëmtimi i faqes së brendshme të intestinit i shkaktuar prej toksinave që prodhohen nga bakteri i kolerës. Ky dëmtim bëhet shkak për një humbje të madhe të lëngjeve (diarreja e ujshme)që nëse zëvendësimi intravenoz i lëngjeve nuk bëhet si duhet kërcënon jetën e personit. Po ashtu, gjatë rritjes së baktereve në ushqime mund të formohen toksina që janë aq të fuqishme sa që helmimi pas marrjes së ushqimit të ndotur përbën një risk shëndetësor më të madh sesa vetë infeksioni. P.sh. stafilokoku prodhon një toksinë që mund të shkaktojë diarre dhe të vjella. Toksina më e rrezikshme e formuar në këtë rrugë është ajo që shkakton sëmundjen vdekjeprurëse të butilizmit. Efektet shëndetësore Kur një organizëm biologjik arrin të futet në trupin e një strehuesi dhe të shkaktojë një sëmundje, atëherë kemi një infeksion. Infeksioni mund të shfaqet në çdo pjesë të trupit, por shumë organizma janë të prirur të shkaktojnë infeksion vetëm në disa organe dhe shkaktojnë sëmundje që dallohen mes tyre. Sëmundjet diarreike janë shkak për një vdekshmëri të lartë të fëmijëve në vendet në zhvillim (0-1 vjeç). Infeksionet respiratore janë gjithashtu sëmundje nga më të shpeshtat. Sërish fëmijët janë më të prekshëm. Shumë të rritur (veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me sistem imunitar të frenuar siç janë pacientët me HIV-AIDS) janë risk për TBC-në dhe pneumoninë. Sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë rivlerësuar tërësisht për shkak të përhapjes së HIV-AIDS-it megjithëse vetë AIDS-i nuk konsiderohet si një sëmundje mjedisore, ai mund të ndikojë shumë nëpërhapjen e sëmundjeve të tjera të lidhura me 25 mjedisin. AIDS-i, për shkak të dëmtimeve që shkakton në sistemin imunitar dhe në mbrojtjen e organizmit nga sëmundjet e tjera, mund të çojë në rishfaqjen e tuberkulozit. Midis shumë baktereve dhe parazitëve është zhvilluar rezistenca ndaj antibiotikëve. Infeksionet e shkaktuara nga organizmat rezistente mund të jetë e vështirë të trajtohen dhe mund të përhapen tek të tjerët, të cilët nëse trajtimi do të kishte qenë më i sukseshëm nuk do të ekspozoheshin. P.sh. disa raste të tuberkulozit janë shkaktuar për shkak të trajtimit joefektiv të pacientëve me antibiotikë ndaj të cilëve bacilet e tij janë rezistente dhe infektojnë të tjerët. Metodat e kërkimit Mikrobiologët kanë zhvilluar metoda laboratorike për të identifikuar dhe kuantifikuar shfaqjen në çdo mjedis të shumicës së viruseve, baktereve dhe paraitëve. Këto mjete janë përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme në bazë të njohurive të reja rreth mikrostrukturës së agjentëve biologjikë, veçanërisht strukturës së ADN-së së tyre. Në këtë mënyrë mund të testohen mostrat e feçeve të një personi me diarre për të identifikuar agjentin specifik përgjegjës për sëmundjen. Në qoftë se ka gjasa që agjenti të shfaqet në gjak, atëherë analizat e mëtejshme mund të përqendrohen në gjak. Edhe parazitët mund të identifikohen në gjak. Disa prej tyre si plasmodiumi i malarjes mund të zbulohen lehtësisht duke përdorur një mikroskop. Edhe ekzistenca e antitrupëzave kundër mikrobeve të caktuara mund të tregojë nëse një person ka patur ose jo një infeksion në të kaluarën. Mostrat që merren për të përcaktuar përqendrimin e viruseve në një material mund të merren dhe të vendosen në qeliza të gjalla ku rriten viruset dhe eventualisht mund të llogariten. Rritja e baktereve për llogaritjen e tyre mund të realizohet në mjedise speciale agari. Për parazitët e mëdhenj mund të jetë i mjaftueshëm numërimi direkt i organizmave. Normalisht, stafi i klinikave shëndetësore i kryen këto kërkime në materialet e marra nga pacientët. Matjet e mikroorganizmave në shëndetin mjedisor bëhen shpesh në materiale të tilla mjedisore si uji i pijshëm, ushqimet dhe toka. Për identifikimin dhe kuantifikimin e agjentëve biologjikë përdoret i njëjti lloj mjetesh. Një ndryshim i rëndësishëm i kësaj metode është përdorimi i indikatorëve zëvendësues të agjentëve biologjikë që paraqesin interes. P.sh. për monitorimin rutinor të ujit të pijshëm, për të vlerësuar nëse ai ka një cilësi të pranueshme ose jo, përdoren matjet e escherichia coli, i cili është një bakter koliform i organizmit. Këto baktere normalisht nuk shkaktojnë sëmundje, sepse janë bakteret më të zakonshme të florës normale të zorrëve. Shkaku pse ato përdoren si indikatorë të cilësisë së ujit është fakti që ato tregojnë nëse uji është i ndotur me feçe, të cilat janë burim i rëndësishëm i baktereve sëmundjeshkaktuese të ujit të pijshëm. RREZIQET KIMIKE Rreziku, risku dhe toksiciteti Që nga fillimi i shekullit të kaluar janë sintetizuar në laboratorë afërsisht ë0 milionë bashkime kimike. Rreth 1% e këtyre kimikateve janë prodhuar për qëllime tregtare dhe janë përdorur në mënyrë direkte (pesticidet dhe fertilizuesit). Shumica e kimikateve paraqesin lëndë të ndërmjetme të krijuar a gjatë prodhimit të produktit final për përdorimin human. Realisht nuk ka asnjë sektor të aktivitetit human që të mos përdorë produkte kimike, të cilat kanë krijuar vërtet përfitime të mëdha për shoqërinë si trajtimi i 26 sëmundjeve me produkte farmaceutike apo përdorimi i plehrave kimike për rritjen e produkteve ushqimore. Të gjitha kimikatet kanë një shkallë të madhe toksiciteti, me një risk shëndetësor që është në radhë të parë funksion i toksicitetit dhe i zgjatjes së ekspozimit. Megjithatë, shumica e kimikateve nuk është testuar në mënyrë të përshtatshme për të përcaktuar toksicitetin e tyre. Për të ndryshuar këtë situatë janë bërë përpjekje ndërkombëtare. Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (PKBM) përgatit më 1976 RegjistrinKombëtar të Kimikateve Potencialisht Toksike i cili tanimë ka një dosje të kompjuterizuar të dhënash për qindra kimikate. Dosja të veçanta ekzistojnë edhe për menaxhimin dhe zhdëmtimin e mbeturinave, të kimikateve aktualisht të provuara për efektet e tyre toksike dhe për rregullat kombëtare për mijëra lëndë. Në 1980 OBSH, PKBM dhe ZNP për të vlerësuar risqet që paraqesin ndaj shëndetit human dhe mjedisit kanë krijuar Programin Ndërkombëtar mbi Sigurinë nga Kimikatet (PNSK).ky program i publikon vlerësimet e veta në pesë forma: Kriteret e Shëndetit Mjedisor (të detajuara), të cilat do t’u shërbejnë ekspertëve dhe shkencëtarëve; Udhëzues për Shëndetin dhe Sigurinë – një përmbledhje e shkurtër joteknike për administratorët, menaxherët dhe vendimmarrësit; Kartat Ndërkombëtare të Sigurisë Kimike, të cilat shërbejnë si referenca të gatshme për vendet e punës; Monografitë e Informimit mbi Helmet për përdorim mjekësor dhe Dokumente Përmbledhëse Ndërkombëtare për Vlerësimin Kimik. E rëndësishme është të bëhet dallimi midis termave të rrezikut, riskut dhe toksicitetit. Toksiciteti i një substance është përcaktuar si një kapacitet natyral për të shkaktuar dëme në një organizëm të gjallë (individ, kafshë ose bimë). Një substancë me toksicitet të lartë dëmton organizmin edhe kur futet në sasi të vogla. Substancat me toksicitet të ulët, nëse përqendrimi i tyre në indet target nuk është mjaftueshëm i lartë, nuk mund të prodhijë ndonjë efekt. Që kimikatet të paraqesin ndonjë risk duhet të mundësohet një ekspozim real apo potencial ndaj tyre. Faktorët që duhen marrë në konsideratë kur vlerësojmë riskun që paraqet një substancë toksike përfshijnë sasinë e substancave të absorbuara (d.m.th. dozën), mënyrën sesi trupi e metabolizon substancën si edhe natyrën dhe shtrirjen e efekteve shëndetësore të shkaktuara në një nivel të dhënë ekspozimi. Doza nga ana e vet varet nga mënyra, kohëzgjatja dhe frekuenca e ekspozimit. Duhen marrë në konsideratë gjithashtu individët e popullatës që mund të jenë më të ndjeshëm ndaj toksinave si dhe fakti nëse dëmtimi është i përhershëm apo i kthyeshëm. Për të identifikuar dhe kategorizuar rreziqet kimike janë të nevojshme njohuritë e mëposhtme: 1) vetitë e tyre fizike dhe kimike; 2) rrugët e futjes së tyre në organizëm; 3) shpërndarja dhe metabolizmi i tyre; 4) efektet që ato kanë në sistemet e organizimit; 5) rreziqet kimike ne një mjedis real. Klasifikimi kimik Tashmë ekziston një numër i madh sistemesh të klasifikimit kimik. Klasifikimi kimik është në dy grupe të mëdha: 1) kimikatet inorganike, të cilat nuk përmbajnë ose kanë shumë pak atome karboni dhe 2) kimikatet organike, të cilat kanë një strukturë të bazuar në atome karboni. Substancat inorganike 27 1. Halogjenët janë elementë që formojnë një kripë nga lidhja e drejtpërdrejtë me një metal. Ato përfshijnë klorin, fluorin, bromin dhe jodin. Fluori dhe klori në temperaturë dhe presion të zakonshëm janë gaze; bromi është në gjendje të lëngët dhe jodi i ngurtë. Kur ata vendosen në ujë zhvillohen reaksione që shoqërohen me prodhimin e acideve që irritojnë indet. Halogjenët si në gjendje elementesh, ashtu edhe në formë bashkimesh kanë toksicitetin e tyre nëtyror. Simptoma kryesore e inhalimit të halogjenëve, duke përjashtuar organohalogjenët, është irritimi i aparatit respirator me një shkallë dëmtimi që varet nga përqendrimi i tyre. 2. Materialet korrozive (gërryese) përfshijnë, midis të tjerash, komponimet alkaline siç janë amoniaku, hidroksidi i kalciumit, oksidi i kalciumit, hidroksidi i potasiumit, karbonati dhe hidroksidi i natriumit. Këto lëndë shkaktojnë gërryerje lokale të indeve si të lëkurës, syve dhe aparatit respirator. Këto efekte mund të shkaktohen edhe nga acidet. Acidi sulfurik dhe acidi kromik janë kimikate të zakonshme industriale. Komponente të tjera me efekte gërryese apo irrituese përfshijnë ndotësit e zakonshëm të ajrit si ozoni dhe oksidet e azotit. Ozoni (O3) është shumë irritues ndaj membranave mukoze (të syve, hundës dhe gojës), ndërsa dioksidi i azotit (NO2) është një irritant i moderuar. Të dy mund të provokojnë atakun asmatik. 3. Metalet si kadmiumi, kromi, bakri, plumbi, magnezi, mërkuri, nikeli dhe arseniku janë toksikë dhe vazhdimisht ekzistojnë në mjedis. Kromi, bakri dhe magnezi paraqesin metale të domosdoshme për organizmat e gjalla.si transformimet në mjedis, ashtu edhe niveli i toksicitetit të metaleve varen fuqimisht nga forma e tyre fizike dhe kimike. Organizmat e gjalla janë në gjendje të ndryshojnë format kimike të këtyre lëndëve, duke ndryshuar kështu edhe riskun shëndetësor që lidhet me ekspozimin ndaj këtyre kimikateve. P.sh. bakteret mund të transformojnë jonet e mërkurit në mërkur metilik, i cili është i tretshëm në yndyrna dhe për këtë arsye mund të akumulohet në peshk dhe të hyjë në zinxhirin ushqimor human. Po ështu, disa forma të plumbit organik (derivatet e metilit dhe të etilit si p.sh. tetraetili i plumbit) janë tretësa organikë dhe janë përdorur në benzinë si faktorë antindezës. Përdorimi i tyre, për shkak se komponimet e plumbit kanë veprim neurotoksik, është ndaluar në shumë vende.për shumë prej këtyre kimikateve janë hartuar nga ana e PNSK-së kriteret e shëndetit mjedisor. Komponimet organike 1.Hidrokarburet. Paraqesin në vetvete një varg molekulash karboni, ku janë fiksuar molekulat e hidrogjenit. Hidrokarburet alifatike si ato me zinxhir të shkurtër, ashtu edhe parafina (me zinxhir të gjatë) janë thuajse me prejardhje vetëm nga nafta dhe mund të jenë të ngopura, gjë që do të thotë se molekulës së tyre nuk mund t’i shtohet asnjë atom tjetër (sidomos atomet e hidrogjenit). Këto hidrokarbure përfshijnë, ndërmjet të tjerave (nga molekulat e vogla deri tek ato të mëdhatë) metanin, etanin, propanin, butanin, pentanin, hexanin si dhe oktanin. Metani dhe etani janë gazra dhe relativisht biologjikisht inertë, ndërsa hidrokarburet më të mëdha se etani (si protani, butani etj.) janë asfiksues të sistemit nervor qendror me veprim inhibues dhe lehtësisht të djegshëm. Veprimi irritues mbi membranat mukoze rritet nga pentani deri tek oktani. Olefinat dhe hidrokarburet alifatike të ngopura janë molekula që kanë një ose më shumë lidhje dyfishe midis tyre, të cilat mund të shkatërrohen. Kështu që molekulës së tyre mund t’i shtohen atomet e hidrogjenit. Prandaj ato janë të pangopura me atome 28 hidrogjeni. Këto hidrokarbure formohen gjithashtu si nënprodukte të shkatërrimit të naftës. Hidrokarburet alifatike të pangopura përfshijnë etilenin, propylenin, butadienin dhe izoprenin. Hidrokarburet e ngopura dhe të pangopura mund të ekzistojnë edhe në një formë aliciklike (d.m.th. rrethore) si p.sh. cikloekzani, methylcyklohexani dhe terpentina. Zinxhiri karbonik krijon një unazë, kështu që molekula e fundit e karbonit gjendet e fiksuar tek e para, duke e mbyllur ciklin (unazën). Në përgjithësi, së më i gjatë të jetë zinxhiri karbonik (qoftë ai i pangopur, i ngopur apo ciklik) aq më e madhe është tretshmëria në yndyrna. Hidrokarburet e pangopura janë zakonisht më reaktive dhe më toksike sesa ato të ngopura. Hidrokarburet aromatike janë gjithashtu molekula unazore që përmbajnë një ose më shumë unaza benzeni. Benzeni përfaqëson një hidrokarbur unazor me gjashtë atome karboni të lidhur mes tyre me lidhje të alternuara një- dhe dyfishe. Unaza e benzenit, për shkaqe të caktuara, përbën një strukturë shumë të qëndryeshme, çka do të thotë se për të shkëputur këtë unazë është e nevojshme një sasi energjie. Kjo kategori kimikatesh është klasifikuar më tej si në varësi të numrit të unazave të benzenit, ashtu edhe të llojit të lidhjeve midis tyre. Këto grupe janë: (1) benzeni dhe derivatet e tij alifatike dhe aliciklike; (2) polifenilet d.m.th. me dy ose më shumë unaza të pakondensuara dhe (3) unazat policiklike me ose dy apo më shumë unaza të kondensuara. Shembujt e komponimeve aromatikepërfshijnë benzenin, toluenin, stirenin dhe naftalinën. Hidrokarburet aromatike veprojnë si irritantë primarë ndaj membranave mukoze dhe shkaktojnë depresion të sistemit nervor qendror. Përveçkësaj disa prej tyre kanë efekte të veçanta toksike dhe kancerogjene. P.sh. benzeni është i njohur prej kohësh për efektet e tij në sistemin homopoetik (në gjak) dhe aftësitë e tij për të shkaktuar leuçemi. Në përgjithësi, sa më shumë unaza benzeni gjenden në një molekulë, aq më pak e tretshme dhe më rezistente është ajo në mjedis. Kjo do të thotë që ajo nuk shkatërrohet lehtë. Pikërisht, për shkak të këtyre dy tipareve të fundit, këto dy kimikate kanë gjasa më të mëdha të jenë koncerogjeikë apo edhe ekotoksikë, megjithëse edhe karakteristika të tjera të molekulës (të tilla si forma tridimensionale) mund të kontribuojnë në toksicitetin e tyre. Disa lloje të tjera komponimesh organike kanë aktivitete të ngjashme me estrogjenin. Veprime të tilla të kimikateve estrogjene besohet se ndodhin për shkak të ngjashmërisë gjeometrike midis lëndëve toksike dhe hormoneve estrogjene natyrore (endogjene). 2. Hidrokarburet e halogjenuar. [Hidrokarburet që kanë të atashuar së paku një atom të grupit të hologjenëve (fluori, kromi, bromi apo jodi)] paraqesin kimikatet industriale që hasen më shpesh në mjedis. Disa shembuj të tyre përfshijnë cloromethanin, dichlormethanin, chloroformin dhe tertachlorurin e karbonit. Kimikatet e këtij këtij grupi përdoren gjerësisht në pastrimin kimik apo si tretës industrialë (p.sh. trichlorethileni) dhe në prodhimin e plastikave (polivinilchloridi ose PVC-ja). Sa më të mëdha e më të klorinuara janë bashkimet kimike aq më i madh është numri i atyre që nuk mund të shkatërrohen dhe kanë një jetëgjatësi të madhe në mjedis. Hidrokloruret eklorinuara ciklike dëmtojnë mjedisn, sepse ato kanë një jetëgjatësi të konsiderueshme në të, kështu që konsumohen dhe akumulohen në qeniet e gjalla të natyrës. Përveç rezistencës në mjedis edhe bioakumulimi i këtyre komponimeve dheekskretimi i tyre në qumështin human e atë animl përbën një tjetër risk për të porsalindurit. Shenjat toksike të ekspozimeve humane janë ndryshimet e 29 sistemit nervor qendror, vonesat në zhvillimin e fëmijëve, shtypja e sistemit imunitar dhe një përskuqje e zgjatur e lëkurës që quhet chlorakne. Disa hidrokarbure të poliklorinuara mjedisore të tilla si dioksinat me origjinë nga djegiet e mbeturinave në incineratorëjanë diskutuar shpesh të lidhur me potencialin e tyre kancerogjen. Një komponim model është 2-,3-,7- dhe 8-tetrachlrodibenzo-para-dioxina e njohur si kancerogjene për qeniet humane. Megjithatë, dibenzo-para-dioksinat e tjera të poliklorinuara nuk janë klasifikuar si kancerogjene për njerëzit. 3. Alkoolet. Janë hidrokarbone, ku së paku një ose më shumë atome hidrogjeni janë zëvendësuar me një grup hidroksil (molekulë e përbërë nga një atom hidrogjen dhe një oksigjen). Alkoolet përfshijnë metanolin, etanolin dhe propanolin, të cilët janë toksikë për shumë organe, por sidomos për sistemin nervor qendror. P.sh. sindromi i fetusit të alkoolizuar shtë i njohur si një dëmtim, në të cilin etanoli, i marrë prej nënës, dëmton fëmijën qysh përpara lindjes. Efektet kronike të marrjes së metanolit përfshijnë vështirësimin e shikimit deri në verbim të plotë. Kjo situatë është më e zakonshme kur alkooli i përdorur është prodhuar dhe destiluar në mënyrë ilegale. Një sasi e madhe alkooli mund të shkaktojë një dermatit (përskuqje të lëkurës). 4. Glikolet dhe derivatet e tyre. (Të tilla si glikoli i etilenit) kanë dy atome hidrogjen të zëvendësuara prej dy grupeve hydroksil. Ata janë përdorur si agjentë kundër ngrirjes dhe tek njerëzit për të siguruar efekte anestezike dhe dermale. Llojet e tjera përfshijnë eteret që përmbajnë lidhjen karbon-oksigjen-karbon; komponimet epokside (ose eteret ciklike); ketonet, aldehidet dhe acidet organike; anhidritet, esteret dhe fosfatet organike,; cyanided dhe nitritet; bashkimet azotike dhe bashkimet azotike organike të përziera. 5. Sloventët organikë. Përdoren gjerësisht në industri dhe paraqesin një risk potencial për ekspozimet e mëdha të punëtorëve. Shumë prej këtyre kimikateve janë toksikë, rezistojnë në mjedis dhe janë të njohur ose të dyshuar si kancerogjenë (benzeni, trichlorethyleni). Disa prej këtyre bashkimeve si benzeni dhe tolueni janë të pranishëm në djegien e produkteve organike, p.sh. gjatë djegies së gomave të makinave. Bojërat e përdorura kanë patur në përbërje të tryre tretësa të përbërë nga hidrokarbure organike ose inorganike, por gjithmonë e më shumë si slovent po përdoret uji, i cili ka ulur shumë riskun e shëndetit të bojaxhinjve. Mënyrat e ekspozimit Kimikatet mund të çlirohen në mjedis në shumë rrugë të ndryshme. Këto rrugë përfshijnë shfaqjen natyrore të kimikateve të çliruara gjatë proceseve të ndryshme natyrore gjeologjike, nga minierat dhe gërryerjet si dhe nga shumë burime industriale bujqësore, tregtare shtëpiake e prodhuese. Ndotja kimike mund të ndeshet, gjithashtu, edhe si pasojë e çlirimit të paqëllimshëm të kimikateve gjatë prodhimit, depozitimit dhe transportimit të produkteve të ndryshme si p.sh. produktet për përdorim shtëpiak. Ajri, toka, ujërat e ëmbëla dhe oqeanet janë të gjitha subjekt i ndotjes kimike. Kontaminimi i ushqimeve përfshin absorbimin e mbetjeve kimike në zinxhirin ushqimor si dhe përdorimin e kimikateve gjatë procesit të përpunimit të ushqimeve. Edhe toksinat natyrore (alfatoksinat, ochratoksinat, alkaloidet pyrolizidne) mund të shkaktojnë disa lloj sëmundjesh. Ekspozimi ndaj rreziqeve kimike mund të ndodhë nëpërmjet të gjitha rrugëve të ekspozimit: thithjes, marrjes nga goja, absorbimit nëpërmjet lëkurës, absorbimit 30 nëpërmjet syve, transferimit placentar nga gruaja shtatzanë tek fetusi, inokulimit dhe penetrimit direkt në organet target dhe prej nënës tek fëmijët nëpërmjet ushqimit me gji. Rruga më e zakonshme e ekspozimit në mjedisin joprofesional është gëlltitja e substancave që përmbajnë kimikate. Inhalimi në mjedisin profesional, për shkak të natyrës së ekspozimit, zgjatjes së ditës së punës dhe llojit të bashkimeve kimike, është rruga më e rëndësishme e hyrjes. Ajo pasohet nga absorbimi përmes lëkurës dhe mërrjes nëpërmjet gojës. Shpërndarja, metabolizmi dhe eliminimi Pasi një kimikat hyn në organizëm ai mund të metabolizohet, ekstretohet ose akumulohet. Zakonisht, absorbimi është më i shpejtë nëpërmjet mushkërive. Ky proces ndodh më ngadalë në aparatin gastroitestinal dhe akoma më ngadalë nga lëkura. Kimikate të ndryshme ndjekin rrugë të ndryshme. Në rastin e ekspozimit të metaleve janë të mundshme të gjitha rrugët. Pas thithjes së materialit të grimcuar janë përmasat e grimcave ato që përcaktojnë atë se në cilën pjesë të aparatit respirator do të depozitohen dhe vendin ku ushtrohet veprimi i tyre toksik.. efekti toksik i gazeve në aparatin respirator varet nga tretshmëria e tyre në ujë. Gazrat që nuk treten lehtësisht në ujë mund të arrijnë relativisht lehtë alveolat dhe për këtë arsye mund të shkaktojnë efekte vetëm në sistemin respirator. Ekspozimi ndaj lëndës së grimcuar është i zakonshëm për mjediset industriale dhe përfundon me sëmundjen e mirënjohur të silikozës (dëmtimi i formës restriktive dhe obstruktive të mushkërisë) së shkaktuar nga thithja e silicit kristalin , sëmundjen e azbestozës (inflamacion i mushkërisë ose fibrozë e saj) si pasojë e thithjes së fibrave të azbestit dhe kancerin polmonar si pasojë e ekspozimit ndaj azbestit, oksideve të nikelit dhe sulfateve, bashkimeve të kromit dhe trioksideve të arsenikut. Për zhvillimin e këtyre sëmundjeve kronike nevojitet një nivel i lartë i ekspozimit dhe zakonisht për një kohë të gjatë (10-20 vjet) Menjëherë pas absorbimit nëpërmjet mushkërive, lëkurës dhe rektumit (supostet), ata mund të hyjnë direkt në qarkullimin e përgjithshëm të gjakut dhe të shpërndahen me shpejtësinë të gjithë organizmin në formë të pandryshuar. Kimikatet e thithura nëpërmjet stomakut dhe zorrëve hyjnë në gjak dhe me anë të sistemit portal hepatik transportohen në mëlçi ku ato mund të modifikohen në sajë të një serie reaksionesh. Ky proces modifikimi në mëlç dhe më pak në organet e tjera është quajtur biotransformim. Këto reaksione quhen detoksifikim, kur transformimi ka shkaktuar ulje të toksicitetit dhe bioaktivizim, kur ka shkaktuar rritje të tij. Biotransformimi mund të ndahet në dy faza: e para dhe e dyta. Gjatë procesit të biotransformimit komponimet hidrofobike (ose lipofilike) bëhen më shumë hidrofikie (të tretshme në ujë). Gjatë fazës së parë molekula alterohet si pasojë e futjes së grupeve me ngarkesë elektrostatike (polare) si p.sh. –OH, -COOH, -NH2. Reaksionet e fazës së parë mund të çojnë drejt zbulimit të grupeve të tilla ta maskuara në bashkimet kimike origjinale. Këto ndryshime mund të ndodhin si rezultat i oksidimit, reduktimit ose hidrolizës. Në fazën e dytë substancat bashkohen me komponime hidrofilike endogjene. Si përfundim arrihet një substancë me karakter të mjaftueshëm hidrofilik që mundëson ekstretimin e shpejtë. Këto reaksione të shtuquajtura konjuguese mund të zhvillohen me një numër substancash (zakonisht inermediare të metabolizmit) si acidi glukoronik, sulfatet, glicinat, gutationi. Ndonjëherë procesi i biotransformimit, sidomos në fazën e 31 parë, përfundon me krijimin e një bashkomi kimik më aktiv që mund të reagojë me ADN- në ose me struktura të tjera të rëndësishme të qelizës. Disa kimikate shumë të rëndësishme kancerogjene si p.sh benzeni, për t’u bërë reaktivë kanë nevojë për fazën e parë të transformimit. Meqenëse disa prej tyre ekzistojnë për një kohë të shkurtër, pikërisht aq sa është e mjaftueshme për të shkaktuar dëmtime, zakonisht është e vështirë të zbulohen ose të maten. Normalisht, kimikatet që i nështrohen fazës së parë dhe të dytë janë bashkime lipofilike (d.m.th. të tretshme në yndyrna) dhe në qoftë se nuk transformohen në një formë të ekstretueshme, kanë prirje të akumulohen në yndyrnat e organizmit dhe në qumësht. Në qoftë se kjo yndyrë në kushtet e një stresi mobilizohet, atëherë substanca mund të kthehet në gjak dhe të shkaktojë intoksikacione akute. Disa prej këtyre lëndëve, në sajë të baktereve të zorrëve, mund të shpërbëhen në përbërësit e vet dhe të rithithen e t’i nënshtrohen reaksioneve të fazës së dytë. Lëndët e tretshme në ujë (substancat polare të disociuara, të ngarkuara elektrostatikisht) shkojnë direkt në qarkullimin e gjakut prej nga ku mund të jashtëqiten gjatë ekspirimit (kur ato avullojnë lehtësisht) apo të shkojnë në veshka dhe urinë (ku i nënshtrohen ultrafiltrimit) dhe ose të sekretohen në mënyrë aktive me lëngjet e tjera të trupit siç janë lotët, pështyma, qumështi dhe djersa. Toksiciteti sistemik dhe organo-specifik Toksiciteti përëprakisht është përkufizuar si një efekt i rrezikshëm i një kimikati apo i një medikamenti në një organ target. Toksiciteti sistemik mund të shprehet si një efekt në një sistem të organizmit pas thithjes së një kimikati dhe shpërndarjes së tij nëpërmjet gjakut në të gjithë organizmin. Disa helme e ushtrojnë efektin e tyre në organe specifike si mëlçia, veshkat, sistemi nervor. Përmes prekjes së sistemit imunitar atë mund të shkaktojnë sëmundje alergjike ose mund të shkaktojnë ndryshime të ADN-së , duke u bërë shkak për kancer apo për defekte të lindjes. Pavarësisht nëse efektet toksike janë sistemike apo lokale ato mund të jenë akute, kronike, të përkohshme apo të përhershme. Troksiciteti mbi riprodhimin dhe ai mbi zhvillimin Kimikate të ndryshme toksike kanë efekte si në sistemin riprodhues të meshkujve, ashtu edhe në atë të femrave. Ekspozimi mund të ndodhë para ose pas konceptimit. Ato mund të ndikojnë mbi fertilitetin, funksionin seksual dhe libidon, por një interes të veçantë kanë efektet e mundshme në fetus, të cilat mund të përfshijnë anomalitë gjenetike, ndikimin mbi zhvillimin normal dhe helmimin e fetusit përpara lindjes. Rezultatet e këtyre proceseve mund të përfshijnë defektet kongjenitale, zhvillimin jo normal të fetusit, peshën e ulët në lindje dhe abortin spontan. Lloji i pasojës varet nga mënyra dhe kohëzgjatja e ekspozimit si dhe nga momenti kur ndodh ky i fundit në raport me zhvillimin fetal. E rëndësishme është të kuptohet se defektet e lindjes dhe të gjitha pasojat e tjera negative mund të ndodhin edhe pa ekspozim ndaj kimikateve toksike. Genotoksiciteti dhe kancerogjeniteti i kimikateve Agjentët kimikë, fizikë dhe biologjikë mund të ndërveprojnë me ADN-në, duke çuar në ndryshime strukturore ose dhe funksionale që mund të përfundojnë në alterime të kodeve dhe informacioneve gjenetike. Kanceri ndodh si pasojë e dukurive të shumta gjenetike dhe jogjenetike që mund të çojnë në shumëzimin e pakontrolluar të qelizave. Megjithëse fazat e veçanta janë të vështira ta dallohen mes tyre, ekzistojnë dy grupe madhore të 32 agjentëve kancerogjenë: agjentët që fillimisht ndërveprojnë me ADN-në dhe agjentët që kanë në radhë të parë një reaktivitet jogjenetik dhe që veprojnë nëpërmjet mekanizmave jogjenetike. Në realitet kancerogjeneza është një proces kompleks i cili përfshin disa faza në të cilat janë të përfshira mekanizmat gjenotoksike fhe jogjenotoksike. Procesi shumëfazor i kancerogjenezës mund ta karakterizohet nga tri faza kryesore: (1) inicimi, i cili çon drejt (2) promocionit (nxitjes) dhe përfundon me (3) progresin (përparimin). Inicimi. Kimikatet mutagjene, rrezatimi jonizues dhe viruset mund të shkaktojnë ndryshime të ADN-së, duke krijuar një qelizë fillestare. Këto gjenotipe të inicuara vlerësohen si gjendje e potencialit malinje, të cilat mund të trensformohen në qeliza me kapacitet shumëzimi të pakufizuar. Mendohet se inicimi është i lidhur me dozën, gjë që do të thotë që një dozë e rritur çon në rritjen e numrit të qelizave me mutacione të shumta thelbësore. Kjo ndodh vetëm në një nunër të vogël të popullatave qelizore target dhe më shpesh në qelizat që gjenden në fazën e ndarjes (shumëzimit). Kjo mund të shpjegohet me faktin se ADN-ja e qelizës që është duke u ndarë është më pak e mbrojtur dhe prandaj më e mdjeshme ndaj alteracioneve kimike. Qelizat që shumëzohen kanë më pak kohë për riparimin e dëmtimeve fillestare si p.sh. të shmangieve enzimatike të aduktorëve të ADN- së përpara se ato, si rezultat i aplikimit të ADN-së, të shndërrohen në mutacione irriversibile. Ky proces është quajtur fiksim i mutacionit. Qelizat iniciuese nuk paraqesin ndryshime të njohura biokimike ose të sjelljes në raport me gjendjen e tyre normale, pasi dëmtimet nuk shprehen si një fenorip i ri. Megjithatë, në qoftë se ADN-ja nuk riparohet shpejt dëmtimet do të kthehen në ndryshime të pakthyeshme. Promotori. Promotori është një substancë që nuk shkakton zhvillimin e tumorit në vetvete, por me anë të veprimit të tij e transformon qelizën iniciuese në një qelizë jonormale aktive, e cila mund të jetë qeliza e parë e një tumori. Ky transformim çon në shumëzimin lokal të qelizave, që zakonisht të shpie në formimin e një tumori beninj. Doza dhe zgjatja e ekspozimit, sikurse ndodh me çdo gjë në toksikologji, përbëjnë faktorët kyç, kështu që në rrethana të caktuara një promotor mund të jetë gjithashtu një kancerogjen. Në këtë fazë tumori nuk është akoma malinj. Disa tumore mund të jenë beninj, por të tjerët kalojna në fazën tjetër të progresit dhe bëhen malinjë. Progresi. Në këtë fazë qelizat tumorale bëhen malinje dhe shumëzimi i pakufizuar i qelizave përfundon në një invazion të plotë të indeve dhe në metastaza. Metastazat shfaqen në rastet kur qelizat shkëputen nga tumori dhe transportohen në të gjithë organizmin, duke u dhënë jetë masave të reja tumorale. Këto të fundit mund të rriten, madje shumë më shpejt sesa tumori origjinal i cili quhet tumor primar. Potenciali kancerogjen i njëagjenti të dhënë është vlerësuar kryesisht me anë të epidemiologjisë humane dhe eksperimentalisht përmes studimeve të kryera në kafshë. Edhe testet gjenotoksike afatshkurtra mund të sigurojnë të dhëna që mund të jenë të dobishme për vlerësimin e kancerogjenitetit. Më 1974 Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimet mbi Kancerin (ANKK) filloi të vlerësojë në mënyrë sistematike riskun kancerogjen të substancave dhe të ekspozimeve të njerëzve. Shumica e kimikateve që shkaktojnë kancer janë lëndë organike si p.sh hidrokarburet policiklike aromatike (beta naftilamina, benzidina) benzeni, eteri dykorometilik dhe 33 nitrozaminat. Shumica e kancerogjenëve kimikë të testuar veprojnë si elektrofilë (janë të pangopur me elektrone) Testimi i toksicitetit në kafshët eksperimentale Sot për të përcaktuar profilin toksikologjik të një kimikati ekziston një numër i madh testesh të ndryshme që mund të përdoren për vlerësimin e toksicitetit akut, subkronik dhe atij afatgjatë ose fokusohen në fusha të caktuara të toksicitetit, duke mbuluar një numër përfundimesh. Ndërtimi i profilit toksikologjik dhe marrëdhënia dozë-përgjigje përfaqësojnë fazat e para të vlerësimit të riskut. Studimet e toksicitetit akut. Studimet akute në kafshë janë ndër më të përdorshmet për të parashikuar efektet humane nga ekspozimet afatshkurtra ndaj niveleve të lata si ato që mund të shfaqen pas një aksidenti. Për të përcaktuar absorbimin, shpërndarjen dhe eliminimin e lëndës së testuar, biotransformimin e saj dhe shpejtësinë e zhvillimit të këtyre proceseve janë përdorur studimet metabolike dhe farmako-kinetike. Kategorizimi i kancerogjenëve nga Agjencia Ndërkombëtare për Shërbimet mbi Kancerin Nr. Kategoritë e pranuara 1. 2.a. 2.b. 3. 4. Ekzistojnë të dhëna të mjaftueshme për kancerogjenitetin në njerëz Një agjent është probabilisht kancerogjen për njerëzit Një agjent mund të jetë kancerogjen për njerëzit Nuk ekzistojnë të dhëna të mjaftueshme për kancerogjenitetin tek njerëzit Jokancerogjen Studimi Komentet Toksiciteti akut Vë në dukje efektet dhe shenjat akute klinike që përfshijnë letalitetin (LD50). Toksiciteti subkronik I përdorur shpesh për përcaktimin e një doze pa efekte, përgjithësisht me një zgjatje prej 28 0se 90 ditore, të quajtura gjithashtu edhe studime subakute. Studimet e Specializuara Studimet e riprodhimit Studimet shumëgjeneratëshe janë përdorur për të investiguar efektet në performancën riprodhuese, efektet në fertilitet, në fekondim, në toksicitetin pre dhe prenital, në laktacion, në zhvillimin postnatal dhe në rritje; studimet teratologjike janë përdorur për të investiguar aftësinë për të induktuar defekte gjatë shtatzanisë dhe toksicitetin fetalo/embrional. Studimet mbi gjenotoksicitetin Investigimi i aftësive për të induktuar mutacione, aberracione kromozomale dhe janë përdorur të tjera përfundimtare që tregojnë për dëmtime gjenetike të trashëgueshme. Kanë një vlerë parashikuese për kancerogjenitetin apo induktimin e defekteve të trashëgueshme. 34 Shpesh, kur toksiciteti përshkruhet me terma sasiore përdoren konceptet e dozës letale 50% (DL50) dhe dozës efektive në 50% (DE50). DE50 është doza që do të mund të shkaktonte efekt në 50% të popullatës së testuar dhe DL50 është doza që do të vriste 50% të kësaj popullate. DL50 ose DE50 janë përcaktuar në përputhje me marrëdhëniet dozë- përgjigje. Mund të testohet gjithashtu edhe doza letale me anë të inhalacionit të kimikateve në formën e një gazi ose të një avulli. Përqendrimi i gazit ose i avullit që vret gjysmën e kafshëve është njohur si përqendrimi letal për 50% (PL50). Megjithëse DL50 dhe PL50 japin informacion vetëm për ngordhjen e kafshëve, ato janë përdorur gjerësisht si një tregues i toksicitetit, janë relativisht të besueshme dhe në shumicën e rasteve korrelojnë me nivelet e toksicitetit human. Megjithatë ato nuk janë të mjaftueshme për të karakterizuar plotësisht toksicitetin e kimikateve dhe vetëm mbi bazën e DL50 dhe PL50 është e pamundur të vlerësojmë risqet shëndetësore, veçanërisht për kancerogjenët. Për më tepër ato nuk japin informacion për mekanizimin ose llojin e toksicitetit të kimikateve dhe efektet e tyre të mundshme kronike. Teste të tjerë, më specifikë, japin më shumë informacion. Një shembull i një testi specifik afatshkurtër është testi i irrabilitetit i njohur si testi Drajze. Kimikati që duhet testuar aplikohet në lëkurën e kafshëve dhe zona përkatëse ekzaminohet brenda pak ditëve për ndonjë përgjigje në formën e skuqjes ose të djegies. Ky test mund të kryhet gjithashtu në sytë e kafshëve. Por tani që ekzistojnë edhe mundësi të tjera, testet në kafshë nuk inkurajohen më. Studimet toksikologjike ekzistuese për ndërtimin e një profili toksikologjik Sistemi i klasifikimit për efektet toksike akute në kafshë LD50 oral tek minjtë (mg/kg) LD50 dermal tek minjtë ose lepujt (mg/kg) LD50 tek minjtë (mg/m3 orë) Shumë toksikë <25 <59 <500 Toksikë 25-200 50-400 500-2000 Të dëmshëm 200-2000 400-2000 21.000-20.000 Testet subkronike: Kafshët në testet subkronike të toksicitetit ekspozohen zakonisht në mënyrë të përsëritur ndaj një kimikati për një kohë relativisht të gjatë (rreth 28 ditë apo edhe më shumë), normalisht rreth 10% të kohës që zgjat jeta e kafshës së zgjedhur. Kjo do të thotë që për minjtë studimet e inhalimit ose të digjestionit zgjasin së paku 90 ditë Testet e irritimit të lëkurës dhetë syve Për të përcaktuar efektet e lëkurës dhe të kontaminimit të syve si p.sh. gjatë ekspozimit profesional. Sensibilizimi i lëkurës Për të investiguar potencialin për të prodhuar sensibilizim alergjik. Imunotoksicitetit Për të investiguar efektet specifike mbi sistemin imunitar si p.sh në thymus, në noduset limfatike, në palcën e kockës dhe efektet përkatëse celulare dhe humarale (prodhimi i antikorpeve). Neurotoksicitetit Për të investiguar efektet specifike në SNQ dhe atë periferik si p.sh. me komponimet e njohura si neurotoksike të tilla si p.sh. bashkimet organofosforike. Gjithashtu, për të investiguar neurotoksicitetin mund të përdoren testet e toksicitetit mbi sjelljen. Inhalimi Për të investiguar efektet specifike mbi mushkëritë dhe aparatin e sipërm respirator ose toksicitetin që ndeshet kur agjentët hyjnë në organizëm përmes mushkërive ose patogjenëve që vijnë nga ekspozimi i lidhur me thithjen ose ndonjë kombinim i tyre. Studimet mbi inhalacionin paraqesin sfida të mëdha për standardizimin dhe interpretimin e tyre. 35 dhe për qentë rreth 1 vit. Studimet bruto kërkojnë vetëm ekzaminimin e gjendjes së përgjithshme të kafshëve bazuar në peshën, në marrjen e ushqimeve, në aktivitetin dhe sjelljen e kafshëve si edhe ekzaminimin e organeve për anomali të rëndësishme të dukshme me sy (pa mikroskop). Testimi i toksicitetit kronik: Qëllimi i testeve kronike ose që vazhdojnë gjatë gjithë jetës është të përcaktojnë nëse kanë ndonjë efekt shëndetësor që kërkon një kohë të gjatë për t’u zhvilluar. Shpesh një efekt shëndetësot afatgjatë, i cili paraqet një interes të madh është kanceri, po jo rrallë studiohen edhe efektet në organe të tilla si veshkat. Këto studime realizohen duke ekspozuar kafshët ndaj kimikateve në rrugë të ndryshme (inhalimi apo gëlltitja) gjatë gjithë jetës së tyre. Në kavjet kjo mund të zgjasë 2 vjet, në minj më pak se 2 vjet. Në një test tipik 50 minj ose kavje ekspozohen ndaj një doze tëlartë, por jo letale të kimikatit që studiohet. Këto kafshë krahasohen përgjatë jetës së tyre me një numër të barabartë kontrollesh. Një studim i mirë do të kërkonte ekspozimin e grupeve të ndryshme të kafshëve, të të dy sekseve, ndaj dozave të ndryshme të kimikateve. Këto studime mund të përfshijnë një grup të madh kafshësh dhe shpesh quhen studime megamouse. Studimet mbi riprodhimin: Studimet në kafshë për të verifikuar efektet e dëmshme të një kimikati mbi ndonjë aspekt tëriprodhimit përfshijnë ekspozimin përpara çiftëzimit të një ose të dy prindërve ndaj kimikateve që duhen testuar dhe pastaj vrojtimin e efekteve mbi të porsalindurit. Disa herë ekspozohet vetëm femra shtatzanë. Efektet mbi riprodhimin klasifikohen sias faktit nëse të porsalindurit janë të paktë në numër, kanë peshë të ulët në lindje apo ndonjë dëmtim apo deformim të caktuar. Këto studime mund të zgjasin në shumë gjenerata, nëse do të ishte e nevojshme. Metoda të tjera të testimit të toksicitetit Çdo lloj testimi i toksicitetit ka objektivat dhe problemet e tij specifike. Studimet që kryhen mbi inhilimin janë më të vështirat që kryhen në toksikologji. Në raste të tilla mund të jetë shumë e vështirë të kontrollohet ekspozimi i kafshëve dhe efektet e tyre shpesh janë shumë të vogla ose kufizohen në inde të caktuara. Studimet e ekspozimit nëpërmjet inhalacionit, me një numër të madh kafshësh, ndërmerren nga ana e laboratorëve që kanë pajisje të përshtatshme dhe personel me eksperiencë. Testet gjenotoksike afatshkurtra: Aktiviteti gjenotoksik i një agjenti të dhënë mund të vlerësohet nëpërmjet testeve afatshkurtra për mutacione gjenetike apo alteracione, prej të cilave vetëm 6 – 10 teste janë vlerësuar si të kënaqshëm për përashikimin e efekteve germinale mutacionale dhe të aktivitetit kancerogjen. Futja në eksperiment in vitro e sistemeve të aktivizimit metabolik që mundësojnë shndërrimin e kimikateve në reagentë nukleofilikë e ka bërë këtë metodë të përshtatshme për të testuar një numër të madh kimikatesh. Testet më të përdorshëm dhe më të vlerësuar janë testi revertent i salmonelës (AMES) testi mikrosomik i mamarëve, testi i abeacioneve kromosomale in vitro dhe testi in vivo i qelizave të palcës kockore. 36 Studimet humane: Informacionet mbi efektet toksike tek njerëzit mund të merren nga studimet kimike apo ato epidemiologjike që investigojnë efektet shëndetësore pas ekspozimit në mjedise profesionale ose mjedise të tjera. Studimet klinike përqendrohen në studime të hollësishme të rasteve të veçanta të sëmundjes, ndërsa studimet eksperimentale paraqesin në vetvete eksperimente të kontrolluara në mënyrë të kujdesshme në njerëz të shëndoshë, duke përdorur doza të ulëta ose të vlerësuara si të sigurta. Marrëdhëniet strukturë – aktivitet: Për shumë vite shpresohej që përmes aplikimit të njohurive mbi strukturën fizike dhe karakteristikat kimike të një substance mund të parashikohej aktiviteti i tij biologjik. Është grumbulluar shumë informacion mbi marrëdhëniet mu\idis strukturës kimike me parametrat e toksicitetit. Testet afatshkurtra mbi vlerësimin e toksicitetit dhe të përqendrimeve maksimale të lejueshme për ndotësin e mjediseve profesionale dhe të mjedisit ajror janë zhvilluar mbi bazën e studimeve të tilla.megjithatë mekanizmat toksikologjike nuk janë të njohura për të gjitha strukturat kimike dhe ka shumë bashkime që nuk reagojnë siç mund të pritet në bazë të marrëdhënieve strukturë-aktivitet. Informacioni mbi toksicitetin: Sigurisht, që identiteti i produktit është thelbësor në procesin e identifikimit të rrezikut. Një produkt mund të ketë një emër të zakonshëm tregtar që përdoret për qëllime reklame dhe marketingu. Shërbimi i Abstrakteve të Kimikateve (SHAK) , një seksion i shoqatës Amerikane të kimikateve, regjistron në data base-in e vet numrin e çdo kimikati shumica e kartelave të informacionit të produkteve përmbajnë numrat e SHAK-ut, të cilët janë të dobishëm për kërkimet mbi toksicitetin e kimikateve në fjalë. I rëndësishëm është edhe numri i regjistrit të Efekteve Toksike të Substancave Kimike, pasi ai është i lidhur më një listë të artikujve shkencorë mbi efektet shëndetësore të kimikatit. E drejta për të njohur legjislacionin e përfshirë në shumë juridiksione ka ndihmuar për identifikimin dhe kontrollin e rreziqeve. RREZIQET FIZIKE Llojet e rreziqeve fizike Rreziqet fizike përbëjnë forma të energjisë së mjedisit potencialisht të dëmshme, të cilat kur transformohen në sasi të mjaftueshme tek individët e ekspozuar mund të shkaktojnë dëmtime të menjëhershme ose në mënyrë greduale. Ato mund të jenë formë të energjisë natyrore dhe antropogjene dhe mund të pëtbëjnë një numër të madh llojesh të energjisë si p.sh. valët e zërit, rrezatimi, energjia e dritës, energjia termike dhe ajo elektrike. Zhurma, rrezatimi dhe faktorët e temperaturës përbëjnë shembujt më të zakonshëm të rreziqeve fizike. Ato mund të shkaktojnë efekte shëndetësore në situatat e ekspozimit natyror si p.sh. në rastin kur rrezatimi UV i diellit shkakton kataraktin e syve ose kur valët e energjisë termike bëhen shkak për vdekjen e individëve me rezistencë të ulët të të moshuarve dhe të vegjlit. Ekspozimet ndaj zhurmës së lartë janë të një rëndësie shumë të madhe. Të tjerë shembuj janë izotopet e rrezatimit jonizues të shpërndara nga aksidenti i reaktorit bërthamor të Çernobilit, i cili u bë shkak për ekspozimin e rreth 5 milionë njerëzve ndaj dozave të larta dhe bëri të pabanueshme sipërfaqe të mëdha toke. 37 Zhurmat dhe vibracionet Zhurmat janë përcaktuar si tinguj të padëshirueshëm. Tingujt udhëtojnë si valë (ose ndryshime presioni) në ajët, të cilat bëjnë që timpani i veshit të vibrojë. Ai i transmeton këto vibracione në tri kockat e veshit të mesmë, të cilat i pasojnë ato më tutje në lëngun e veshit të brendshëm. Brenda organit koklear ekzistojnë disa mbaresa nervore shumë të imta të njohura si qelizat me fijëza. Këto të fundit përgjigjen ndaj vibracionit të lëngut duke dërguar impulse nervore në tru, i cili i interpreton impulset si tinguj ose zhurma. Zhurmat e forta prodhojnë valë me amplitudë më të lartë. Intensiteti i një zhurme përcaktohet nga amplituda e valës së zhurmës. Zhurmat e forta mbartin më shumë energji dhe prodhojnë vibracione më të mëdha. Këto valë të forta prodhojnë vibracione më të mëdha brenda veshit, të cilat mund të dëmtojnë qelizat me fijëza të veshit të brendshëm. Ndonjëherë dëmtimi është i përkohshëm dhe riparohet vetiu pas pak minutash ose ditësh. Në zhurma me intensitet të lartë dëmtimi është i përhershëm dhe i pakthyeshëm, sepse qelizat me fijëza, sikurse të gjitha qelizat nervore, nuk mund të zëvendësohen dhe kanë një kapacitet fare të vogël për riparim. Miliona punonjës të industrisë humbasin çdo vit një pjesë të rëndësishme të kapacitetit të tyre të dëgjimit për shkak të ekspozimit ndaj zhurmave të larta në vendin e tyre të punës. Zhurmat me intensitet të ulët mund të shkaktojnë turbullime të gjumit, stres dhe ulje të mirëqenies. Problemi i zhurmave në komunitet dhe efektet shqetësuese të tyre janë duke u rritur, krahas me numrin e njerëzve që jetojnë në qytete ku zhurma e trafikut e komshijve dhe ajo e industrisë rrallë mund të vendosen nën kontroll. Intensiteti i tingullit matet me decibel (dB). Ai përcaktohet nga ndryshimet e presionit të valës së tingullit. Intensiteti i një tingulli të perceptuar nga veshi i njeriut varet edhe nga frekuenca dhe toni i tingullit. Frekuenca përcaktohet nga numri i valëve të tingullit për sekondë dhe është e shprehur në Hertz (1 Hz = 1 valë tingulli/sek). Për këtë arsye nivelet e tingullit zakonisht përshtaten ndaj perceptimit të veshit, d.m.th. duke përdorur shkallën “A”: dB(A). Intensiteti i tingullit matet me një instrument që quhet matës i nivelit të tingullit. Rritja e intensitetit të tingullit sjell rritjen e riskut të humbjes së dëgjimit. Risku i humbjes së dëgjimit fillon me një ekspozim të zgjatur ndaj tingullit rreth 75 dB (A). Shumë vende si një kufi të sigurisë në vendet e punës përdorin nivelin prej 85 dB(A). Humbja e dëgjimit e shkaktuar nga zhurma mund të parandalohet me anë të një programi të kombinuar, i cili përfshin kontrollin e saj monitorimin e punëtorëve, në mënyrë që të zbulohen zhvendosjet e përkohshme të pragut të dëgjimit dhe aplikimin e ndryshimeve përpara sesa humbja e dëgjimit të bëhete pakthyeshme. Kontrolli i zhurmave kërkon një specializim të lartë teknik dhe mund të involvojë inxhinierët e akustikës, projektimin e ndërmarrjes, kontrollin inxhinierik si dhe mjete për izolimin e burimeve të zhurmës. NIVELET E DISA TINGUJVE TË ZAKONSHËM Burimi Efekti i dëgjimit Niveli i tingullit nëdB(A) Shkrepja e pushkës Pragu i dhembjes së veshit të njeriut 140 Ngritja e avionit reaktiv Shpërthimet 38 Muzika rrok e amplifikuar Zhurmë jokonfortabile 120 Turma e lojës së hokerit Stuhi e fuqishme Çekan pneumatik Makinë e fuqishme barkorrëse Shumë e zhurmshme 100 Traktor i tipit të fermave Treni i metrosë (brenda) Motoçikleta, makina e borës Kondicioner i vendosur në dritare Zhurmë e moderuar 80 Restorant i mbipopulluar Traktor/kamion i tipit Diesel Kënga e zogjve E qetë 60 Biseda normale Rënia e gjetheve Shumë e qetë 20 Rrjedhjet e rubinetit Shiu i lehtë Pëshpërima Mezi dëgjohet 10 Përveç zhurmave, të cilat mund të shikohen si një vibracion që transmetohet përmes ajrit në vesh, energjia vibruese mund të transmetohet edhe drejtpërdrejt në pjesë të tjera të organizmit. Përdorimi i shumë mjeteve dhe pajisjeve të dorës mund të shkaktojë efekte shëndetësore negative si pasojë e vibrimit të krahut të dorës. Efekti më karakteristik është vaskuliteti i vibracionit ose sëmundja e gishtave të bardhë, e cila është ngushtimi spontan i shkaktuar nga të ftohtit të vazave të gjakut i cili përfundon me uljen e ndjeshmërisë ndaj të prekurit të lehtë ndaj vibracionit të temperaturës dhe shoqërohet me dhembje të forta. Vibracionet mund të transmetohen edhe në të gjithë trupin si p.sh. gjatë ngarjes së makinave të tilla si buldozerë, ekskavatorë kamionë ose makina të prishura etj. Këto vibracione mund të dëmtojnë sistemin muskulo-skeletik. Rrezatimi jonizues Këto rreziqe ndahen në jonizues dhe jojonizues. Rrezatimi jonizues lind kur një elektron shkëputet nga atomi neutral, duke prodhuar një çift jonesh: një jon (elektron) të ngarkuar negativisht dhe një atom të ngarkuar pozitivisht. Pikërisht jonizimi i atomeve në organizmin e njeriut ai që shkakton efekte biologjike të rrezikshme. Jonet janë shumë reaktivë dhe dëmtojnë strukturën kritike qelizore, duke përfshirë proteinat dhe ADN-në. Rrezatimi jonizues është përcaktuar si një rrezatim elektromagnetik, me energji të mjaftueshme për të zhvendosur nga atomi një elektron. Efektet e rrezatimit jonizues ndahen në dy lloje kryesore: efektet e pragut (të njohur si jostokastike ose determinuese) dhe efektet jo të pragut (stokastike). Efektet jostokastike shfaqen në një individ të vetëm sipas marrëdhënieve dozë-efekt, njëlloj si ato nga gëlltitja e një substance toksike. Efektet stokastike shfaqen pas një ekspozimi, me një probabilitet të caktuar, siaps parimit gjithçka ose asgjë. P.sh. një person duke u ekspozuar ndaj niveleve të larta të rrezatimit mund të ketë një risk ta lartë për kancer, por pavarësisht nga niveli i lartë i rrezatimit, asnjë person nuk mund të ketë më shumë se një të tillë. Ekspozimi ndaj rrezatimit me prejardhje nga burimet natyrore si rrezatimi kozmik, ekspozimi i brendshëm me prejardhje nga materialet e ndërtimit dhe ai ndaj radonit përbëjnë rreth gjysmën e dozës vjetore që marrin njerëzit zakonisht. Doza e përgjithshme varet nga zona gjeografike ku jetojnë njerëzit. Përveç nivelit bazë të rrezatimit njerëzit mund të ekspozohen ndaj rrezatimit jonizues gjatë trajtimeve klinike (p.sh. terapia 39 radioaktive kundër kancereve dhe rrezet X gjatë ekzaminimeve imazherike të organeve të brendshme. Për të mbrojtur pacientët dhe personelin e spitalit duhet të merren masa prarandaluese strikte. Risku shëndetësor që vjen si rezultat i aplikimeve mjekësore të rrezatimit jonizues mund të mbahet në një nivel minimal dhe të pranueshëm. Efektet shëndetësore përcaktuese, kur njerëzit marrin doza të larta të rrezatimit që kalojna një limit të caktuar, përfshijnë djegien e lëkurës, dëmtimin e palcës së kockës, sterilitetin, sëmundjen akute të rrezes dhe vdekjen. Një interes të madh, lidhur me kanceret e shkaktuar nga rrezatimi paraqesin kanceri pulmonar, leuçemia, kanceret e lëkurës, të gjirit dhe të tiroides. Në përgjithësi, ka një periudhë të gjatë latence: afërsisht 5 vjet për kancerin etiroides, 10 vjet për leuçeminë dhe 20-30 vjet për kanceret e tjera. Embrioni human dhe fetusi janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj rrezatimit dhe risku i shfaqjes së kancerit të kancerit ka gjasa të jetë më i lartë për fetuset sesa për popullatën në përgjithësi. Ndërkaq risku i dëmtimit gjenetik është probabilisht, së paku, po kaq i lartë. Radoni është një gaz i pranishëm në shkëmbinj, ujërat nëntokësore dhe në tokën e disa zonave gjeografike. Ai është produkt natyror i zbërthimit të radiumit, një material i fortë i gjetur në koren e tokës së shumë zonave. Ai është i lidhur me rritjen e incidencës së kancerit pulmonar të minatorëve (sidomos në minierat e uraniumit). Ai mund të emetohet nga themelet e shtëpive dhe të bëjë të mundur ekspozimin e banorëve. Në disa vende ka një interesim në rritje lidhur me radonin, i cili gjithashtu mund të kontribuojë në rritjen e riskut për kancerin pulmonar. Rrezatimi jojonizues Të gjitha format e rrezatimit jojonizues janë pjesë e spektrit elektromgnetik. Rrezatimi elektromagnetik është një formë e energjisë që konsiston në një komponent elektrik dhe një tjetër magnetik. Energjia transportohet nëpërmjet shpërndërjes së turbullimëve në fushat elektrike dhe magnetike që gjithmonë janë në kënde të drejta ndaj njëra-tjetrës. Të dyja fushat variojnë në fazë midis tyre, në formën e një lëvizjeje valore. Valët udhëtojnë me shpejtësinë e dritës e cila në boshllëk është afërsisht 3x108. rrezatimi elektromagnetik, me gjatësi vale rreth 10-10m nuk ka energji të mjaftueshme për të shkaktuar jonizim. Për këtë arsye kjo pjesë e spektrit përbën atë që quhet rrezatimi jojonizues. Rrezatimi jojonizues përfshin rrezatimin UV të diellit i cili mund të shkaktojë kataraktin e syve (që mund të çojë në verbim), si dhe kancerin e lëkurës dhe dëmtimin e sistemit imun. Vitet e fundit ka patur një interesim më të madh rreth këtij rreziku për shkak të hollimit të shtreesës së ozonit stratosferik që çon në rritjen e ekspozimit ndaj rrezatimit UV. Një tjetër lloj i rrezatimit jojonizues ndaj të cilit ekspozohen miliona njerëz është fusha elektromagnetike (FEM). Këto fusha krijohen në afërsi të linjave të energjisë elektrike, të makinerive elektrike, të instalimeve elektrike e të radiotransmetuesve shtëpiakë dhe telefonave të lëvizshëm. Dozat, në shumicën e rasteve, janë shumë të ulëta për të shkaktuar efekte negative në shëndet. Drita përfaqëson në vetvete një lloj rrezatimi, i cili mund të shkaktojë verbimin, në qoftë se sytë ekspozohen direkt ndaj dritës me një intensitet shumë të lartë si p.sh në rastet kur një person shikon diellin në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe për një kohë të gjatë. 40 Ekspozimi ndaj rrezatimit UV mund të jetë kryesisht me prejardhje nga dielli, por edhe nga harqet elektrike dhe nga rrezatimi ultraviolet i përdorur nëpër laboratore. Drita e diellit përmban rreze UV-A, UV-B dhe UV-C, por normalisht vetëm rrezatimi UV-A arrin sipërfaqen e tokës në sasi të mëdha. Rrezatimet UV-B dhe UV-C janë më të rrezikshme për shëndetin, por zakonisht ato mbeten larg tokës si pasojë e shtresës strtosferike të ozonit. Në rast të dëmtimit të kësaj të fundit, që vjen nga ndotja e atmosferës me chlorofluorokarbure (KFK), njerëzit mund të ekspozohen ndaj një intensiteti më të rritur të rrezatimit UV-B. Ai UV-C nuk e arrin sipërfaqen e tokës. Efektet shëndetësore të dokumentuara më mirë të ekspozimit ndaj rrezatimit UV janë kanceret e lëkurës. Njerëzit me lëkurë më delikate i nështrohen një risku më të madh. Një tjetër efekt i rëndësishëm shëndetësor i rrezatimit ultraviolet është katarakti i syve. Ai mund të çojënë verbim dhe shpeshtohet me rritjen e moshës. Ky efekt shkaktohet nga ekspozimi i drejtpërdrejtë i lentes së syrit ndaj rrezatimit ultraviolet. Katarakti i lidhur me rrezatimin UV nuk ka të bëjë me ngjyrën e lëkurës dhe efektet shëndetësore mund të jenë më të mëdha në Vendet Tropikale sesa në Evropë. Një efekt i tretë potencial i rrezatimit UV janë ndryshimet në sistemin imunitar, por kjo deri tani është provuar në kafshë. Në qoftë se një ekspozim i madh ndaj rrezatimit ultraviolet ul funksionin e sistemit imunitar të njerëzve, kjo do të çonte në rritjen e numrit të sëmundjeve efektive në njerëzit e ekspozuar dhe mund të ulte efektivitetin e imunizimit kundër sëmundjeve të transmetueshme në fëmijë siç janë fruthi dhe hepatiti. Aktualisht, ne nuk e dimë nëse ky problem qëndron. Drita dhe lazerat Drita e dukshme është një nga llojet e rrezatimit jojonizues. Ajo nuk është aq e fuqishme sa rrezatimi UV dhe shkakton kryesisht dëmtime të syve pas një superekspozimi. Lazeri është që është sinkronizuar në një mënyrë të tillë sa rrezatimi ka një frekuencë specifike dhe të gjitha vaslët e dritës udhëtojnë në fazë në pulse. Kjo çliron direkt në sy më shumë energji sesa drita normale. Për këtë arsye drita e lazerit me një energji të lartë mund të jetë jashtëzakonisht e dëmshme për sytë dhe madje mund të djegë edhe lëkurën dhe materiale të tjera. Sidoqoftë, drita e lazerit është një rrezik i rastësishëm në mjediset profesionale, ndërsa mungesa e një ndriçimi të mjaftueshëm, sidomos në mjediset e punës, mbetet një problem më i përgjithshëm. Ndriçim i dobët rrit riskun e aksidenteve në fabrika e në rrugë dhe mbingarkon funksionin e syve të njerëzve që u duhet të lexojnë ose të bëjnë punë me një pozicion të lartë. Tendosja e syve mund të bëhet shkak për dhembje koke, si dhe simptoma të ndryshme psikosomatike. Ndriçimi i nevojshëm për punë me precizion rritet krahas me moshën për shkak të keqësimit natyror të funksionit të të parit në mosha të vjetra. Megjithatë, për shkak se ndriçimi konsumon energji dhe kjo çon në rritjen e kostos, shumë fabrika dhe banesa, sidomos në vendet e varfëra, ndiçohen keq. Presioni Presionet barometrike mbi ose poshtë një atmosfere (presioni normal në nivelin e detit) janë pjesë e kushteve të punës në disa mjedise të veçanta si p.sh. ato nën ujë apo në lartësi. Presioni absolut zakonisht është më pak i dëmshëm sesa ndryshimet e tij. Efektet direkte të këtyre luhatjeve të presionit janë quajtur barotrauma dhe janë veçanërisht me interes në mjekësinë e hapësirës ajrore dhe nënujore. Ka edhe probleme që vijnë nga gazet e tretur në lëngjet e trupit ose nga çlirimi i tyre nga këto lëngje. 41 Problemet kryesore me kompresionin (ngjeshjen) shfaqen vetëm në hapësira të mbyllura kur nuk ka mundësi të ekuilibrohen presionet. Efektet e dekompresionit (uljes së presionit) janë më të zakonshme dhe mund të jenë më të rënda gjatë daljes nga mjedisi me presion të lartë. Ato shfaqen kur zhytësit kthehen me shpejtësi në sipërfaqe ose kur presioni i dhomave me kompresion ulet shumë shpejt. Për një zhytje në thellësi dhe dalje prej andej ekzistojnë rregulla të posaçme dhe pamundësia për t’iu përmbajtur këtyre udhëzimeve, si rezultat i mungesës së vëmendjes ose gjatë një emergjence mund të çojë në shfaqjen e efekteve potencialisht serioze, përfshi sëmundjen e dekompresionit, embolinë gazoze dhe nekrozën aseptike (vdekjen e zonave të vogla) të kockës. Temperaturat ekstreme Rreziaet lidhur me temperaturat ekstreme mund të ndahen në ekspozim ndaj të nxehtit dhe ndaj të ftohtit. Ndryshimet klimatike ndaj të ftohtit në të ngrohtë një herë në vit ose ndryshimet sezonale, në shumicën e vendeve, mund të sjellin rreshje të mëdha dhe uragane. Të nxehtit dhe të ftohtit cënojnë çdo vit mirëqenien dhe shëndetin e miliona njerëzve. Impakti mbi shëndetin do të përcaktohet nga adaptimi ndaj klimës, llojit të shtëpisë, veshjes dhe masave të tjera. Rregullimi i temperaturave të brendshme në varësi të ndryshimit të temperaturës së mjedisit është i domosdoshëm për jetën humane. Problemet mund të lindin kur shfaqet një nga tri problemet që vijojnë: 1) Variacionet e temperaturës janë kaq ekstreme saqë tejkalojnë aftësinë e madhe të organizmit për t’u përshtatur; 2) Mekanizmat e adaptimit të tilla si vazodilatacioni apo djersitja janë dëmtuar; 3) Ekspozimi ndaj ekstremeve të temperaturës është i përqendruar në një pjesë të veçantë të trupit si në pjesët e ngrira ose në ato me djegie termike. Trupi i njeriut e rregullon temperaturën nëpërmjet sistemit nervor qendror me anë të një qendre kontrolli të vendosur në hipotalamus, një strukturë e vogël në qendër të trurit. Kjo qendër merr impulse nervore nëpërmjet receptorëve termikë të lëkurës dhe atyre të ndjeshmërisë së temperaturës së gjakut të vendosura në strukturat e brendshme të organizmit. Kjo qendër përgjigjet me anë të aktivizimit të mekanizmave që shpërndajnë nxehtësinë dhe kontrollohen nga sistemi nervor autonom ose që rrisin prodhimin e brendshëm të nxehtësisë (dridhjet) dhe ruajnë temperaturën. Qendra dërgon gjithashtu sinjale në kortekstin e trurit për ta bërë njeriun të vetëdijshëm për të ftohtit apo të ngrohtit, duke nxitur ndryshimet e sjelljes së tij, si p.sh. ndryshimet e veshjes, kërkimin e strehës apo ndryshimin e aktivitetit. Kjo qendër mund të çorientohet nga faktorë të ndryshëm, përfshi infeksionet vazodilatacionin alkoolik dhe difunksionin autonom ose ekstremet potencialisht vdekjeprurëse të temperaturës së trupit dhe, për pasojë, ajo dërgon përgjigje të papërshtatshme. Trupi është në gjendje të mbajë temperaturën e vet mesatëre të brendshme brenda një hapësire t ngushtë e cila është rreth 37oC. Megjithatë, temperatura e trupit mbahet thuajse e pandryshueshme. Nxehtësia prodhohet nga proceset metabolike dhe puna e kryer nga muskujt. Ajo merret edhe nga mjedisi i jashtëm kur temperatura e tij është më e lartë se ajo e sipërfaqes së trupit. Nxehtësia humbet në mjedis me katër mënyra: 1) Rrezatimi nga sipërfaqja e lëkurës (rrezatim infra i kuq); 2) Avullimi në formën e djersës; 3) Përcjellshmëria me anë të kontaktit me sipërfaqet e ftohta dhe 4) Lëvizjet e ajrit që sigurojnë largimin e ajrit të ngrohtë nga sipërfaqja e lëkurës ose ajrit të nxjerrë prej mushkërive. Ajri i ekspiruar prej mushkërive është i ngopur me avuj uji dhe për këtë arsye është në gjandje të mbartë më shumë nxehtësi sesa ajri i thatë. 42 Rrezatimi dhe përcjellshmëria mund të izolohen për shkak të izolimit me anë të veshjeve mbrojtëse. Avullimi ulet edhe kur lagështia e ajrit është e rritur. Perceptimi i të nxehtit dhe të ftohtit është shumë subjektiv dhe është çështje e preferencave vetjake. Të ftohtit është veçanërisht i rrezikshëm për shkak se shkakton uljen e vigjëlencës për dëmtime. Temperatura dhe lëvizjet e ajrit mund të shkaktojnë edhe vdekjen e një personi i cili nuk është i mbrojtur si duhet. Si të ftohtit edhe të nxehtit e madh janë veçanërisht të dëmshëm për fëmijët dhe të moshuarit. Dëmtimet lokale të të ftohtit çojnë në ngrirje, ndërsa i ftohti që vepron mbi të gjithë trupin çon në hipotermi. “Nghrirja lokale” e indeve është një dëmtim që mund të çojë në ndryshime të pakthyeshme.më tepër të prekshme janë ekstremitetet si gishtat e dorës, të këmbëve, majat e veshëve e të hundës. Në raste të veçanta mund të jetë i nevojshëm amputimi i këtyre zonave. Hipotermia është gjendja e temperaturës së ulët të trupit. Në qoftë se ajo nuk njihet dhe trajtohet nëpërmjet ngrohjes së pacientit, mund të jetë vdekjeprurëse. Ekstremet e nxehtësisë mund të kenë efekte lokale dhe sistemike. Efektet lokale mund të përfundojnë në djegie. Temperaturat më pak ekstreme, por të zgjatura mund të përfundojnë në një efekt sistemik siç është stresi termik, një problem që nuk është i kufizuar vetëm në klimën tropikale apo në punët që kryhen në afërsi me burimet e nxehtësisë. Si pasojë e stresit termikmund të zhvillohen edhe disa lloj dëmtimesh. Një prej tyre është goditja termike dhe është më seriozja. Kjo gjendje potencialisht vdekjeprurëse shfaqet kur një person nuk mund të përshtatet ndaj nxehtësisë dhe pëson dobësim të qarkullimit të gjakut e kolaps. Kjo gjendje mund të shfaqet ne vende pune ku intensiteti i nxehtësisë është i pakontrolluar. Goditja termike, në popullatat e pambrojtura, mund të ndodhë kur valët e nxehtësisë kombinohen me lagështi të rritur të ajrit. Vdekjet shfaqen më shpesh tek të moshuarit, te të sëmurët kronike, atyre që nuk ushqehen si duhet dhe atyre që marrin pak lëngje. I lidhur me këtë është edhe fakti që piku i ndotjes së ajrit nga shkarkimet e makinave dhe prodhimi i ozonit në nivelin e poshtëm të troposferës koincidojnë shpesh me valët e të nxehtit, sepse ato shfaqen zakonisht gjatë muajve të verës. Nxehtësia në vendin e punës dhe në mjedisin e përgjithshëm ndikon në kapacitetin për punë. Nxehtësitë ekstreme që veprojnë lokalisht çojnë në djegie që mund të shfaqen në rrugë të ndryshme. Ekspozimi direkt ndaj zjarrit shkakton djegie shumë serioze, por të zakonshme janë edhe kontaktet me substancat e nxehta. Djegiet mund të vijnë edhe si pasojë e ekspozimit ndaj rreziqeve elektrike, të cilat ndodhin si në vendet e punës dhe në komunitet. RREZIQET MEKANIKE Kuptimi i rreziqeve mekanike Rreziqet mekanike janë ato me prejardhje nga energjia mekanike (energjia e lëvizjes). Transmetimi i energjisë mekanike gjatë ekspozimit të individëve mund të shkaktojë dëmtime të menjëhershme ose graduale. Termat dëmtim dhe traumë janë përdorur shpesh në vend të njëri-tjetrit për të treguar dëmtimin që mund të vijë nga rreziqet mekanike. Ndodhitë dhe rrethanat që çojnë në një dëmtim zakonisht referohen si aksidente. Termi aksident tregon që dëmtimet janë të rastësishme dhe të paparashikueshme.. specialistët e mjedisit mendojnë se këto janë të parashikueshme dhe 43 të parandalueshme dhe mund të studiohen duke përdorur metodat epidemiologjike si në rastin e studimit të sëmundjeve apo shëndetit.kur trajtojmë problemet e rreziqeve mekanike duhet të vlerësohen si të rëndësishëm edhe faktorët socialë-ekonomikë. Numri i dëmtimeve si në vendet në zhvillim, ashtu edhe ato të zhvilluara është i lidhur me varfërinë. Shumica e popullatave të botës kanë mungesa të burimeve që ofrojnë mbrojtjen optimale në mjediset ku gjenden. Rreziqet mekanike nuk mund të konsiderohen si të izoluar nga rreziqet e tjera të realitetit të jetë së përditshme. Në përqasjen e një çështjeje që ka të bëjë me kontrollin e dëmtimeve duhet të vlerësohet konteksti ekonomik, social dhe kulturor. Impakti i dëmtimeve mbi individin dhe shoqërinë Dëmtimi është një shkak madhor i mortalitetit në të gjithë botën dhe është përshkruar si problemi më pak i njohur i shëndetit publik. Rëndësia e dëmtimeve ka filluar të bëhet një shqetësim në rritje edhe në vendet në zhvillim, pasi vdekshmëria nga dëmtimet është e lartë në këto vende dhe ulet me zhvillimin. Përjashtim bëjnë vdekjet nga aksidentet e trafikut, të cilat rriten së bashku me rritjen e përdorimit të mjeteve motorile. Shkaqe kryesore të vendeve në zhvillim janë edhe rritja e urbanizimit dhe e fluksit të automobilave që kanë çuar në rritjen e vdekshmërisë nga dëmtimet nga automjetet. Sistemet e sigurisë për dëmtimet jovdekjeprurëse janë relativisht të reja dhe shpesh shoqërohen me nënraportimin e rasteve. Për këtë arsye ështe e vështirë të grumbullohen të dhëna të sigurta për incidencën e sëmundshmërisë. Megjithatë shumë sisteme rajonale dhe lokale janë në gjendje të kapin dëmtimet, të cilat kërkojnë kujdes spitalor. Është vlerësuar që 1 në 3 të rritur ose fëmijë pësojnë dëmtime jofatale që kërkojnë kujdes shëndetësor ose që nuk janë në gjendje të kryejnë aktivitetet e tyre të zakonshme. Përveç rasteve akute dëmtimet kontribuojnë shumë në çrregullimet me paaftësi afatgjatë dhe në sëmundjet kronike. Kur përllogarisim koston e dëmtimit duhet të marrim parasysh koston e shpëtimit dhe atë të transportit, koston e kujdesit mjekësor, koston rehabilituese dhe koston e mbështetjes afatgjatë si dhe produktivitetin e humbur të këtyre të paaftëve. Këto kosto, përveç atyre të vuajtjes humane, janë shumë të mëdha. Kostoja jetësore e vdekjeve, si pasojë edëmtimeve në SHBA është shumë më e lartë sesa kostoja e vdekjeve nga kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare të marra së bashku. Kjo reflekton mirë moshën e hershme të dëmtimeve si dhe periudhën e gjatë të trajtimit, të mbështetjes dhe të rehabilitimit. Madje edhe dëmtimet e vogla janë të kushtueshme, pasi në disa vende ato përbëjnë shkakun kryesor të kontaktin me mjekun. Impakti i dëmtimeve shkon qartësisht përtej individëve të familjeve të dëmtuara, punëmarrësve, sistemeve të kujdesit shëndetësor dhe komuniteteve. Grupet vulnerabël Fëmijët, të moshuarit dhe grupet me disavantazhe sociale të popullatës së përgjithshme kanë numrin më të lartë të dëmtimeve. Moshat më të prekshme nga dëmtimet vdekjeprurëse janë ato 1-4; 15-25 dhe ato mbi 70 vjeç. Vdekjet e moshave 15-25 vjeç lidhen kryesisht me mjetet motorike. Meshkujt, krahasuar me femrat, në të gjitha moshat, kanë një shkallë më të madhe vdekshmërie nga dëmtimet. Niveli i vdekshmërisë në fëmijët nga dëmtimet gjatë dekadave të fundit ka qenë në rënie. 44 Nivelet e vdekjeve u barazauan aty nga viti 1980, pasi numri i vdekjeve nga sëmundjet ka pësuar një ulje dramatike, ndërsa ai i vdekjeve nga dëmtimet është përgjysmuar. Të moshuarit janë veçanërisht vulnerabël ndaj dëmtimeve nga rrëzimet. Gratë e moshuara që rrëzohen preken veçanërisht nga frakturat që lidhen me osteoporozën. Frakturat e kockës femorale shkaktojnë më shumë vdekje dhe paaftësi dhe janë më të kushtueshme sesa të të gjitha fraktuarat e tjera të osteoporozës. Frakturat e femurit përfundojnë me vdekjen e 10- 20% të viktimave, shpesh jo për shkak të natyrës së dëmtimit, por për shkak të pasojave që ato lënë. Shumica e rrëzimeve ndodh tek të moshuarit dhe këto përbëjnë shkakun kryesor të vdekjeve tek ta, ndërsa tek moshat më të reja ato përbëjnë shkak për sëmundshmëri, por jo vdekshmëri. Edhe varfëria shoqërohet me rritjen e nivelit të dëmtimeve. Kjo ndoshta vjen nga që të varfërit janë më të ekspozuar ndaj rreziqeve mjedisore, sepse ata janë më pak të trajnuar, me shkollim më të paktë, me edukim ta pamjaftueshëm dhe prandaj bëjnë punët më të vështira e jetojnë në banesa të papërshtatshme të zonave urbane, me nivele të larta të dhunës. Përdorimi i alkoolit shoqërohet me nivele të larta të dëmtimeve dhe është më i përhapur në popullatat me të ardhura të ulëta. Mjediset e dëmtimit Dëmtimet që ndodhin në vendin e punës dhe ato që ndodhin në mjediset e tjera shqyrtohen veç e veç më shumë për shkaqe praktike sesa konceptuale. Mjedisi i punës shpesh shoqërohet me një nivel të lartë të ekspozimit ndaj rreziqeve mekanike si për sa i përket madhësisë së riskut (punë me makineri të rrezikshme), ashtu edhe zgjatjes së ekspozimit (40 or në javë për 30 vjet). Legjislacioni ka pësuar shumë ndryshime për të kontrolluar dhe rregulluar vendin e punës për mbrojtjen e punëtorëve. Në disa vende ekzistojnë sisteme kompensimi për të mbuluar financimet e punëtorëve edhe pjesërisht kur ata aksidentohen në punë. Përqendrimi në parandalimin e dëmtimeve ka çuar më tej në trajnimin e mjekëve, të infermierëve dhe të profesioneve të tjera në fushën e ekspertizës që lidhet me prevenimin dhe trajtimin e dëmtimeve të lidhura me punën. Dëmtimeve që nuk ndodhin në vendin e punës, por në mjedise të tjera si në shtëpi, rrugë etj. Nuk u është kushtuar një vëmendje e njëjtë me to. Situata në të cilat ndodhin dëmtimet janë të ndryshme dhe asnjë profesionist i shëndetit ose organizëm nuk është ngarkuar me përgjegjësinë për parandalimin e dëmtimeve të komunitetit. Përveç kësaj, rregullat e përgjithshme të sigurimit të komunitetit si ligji për vendosjene rripit të sigurimit në makina, vijnë në kundërshtim me cënimin e lirisë së subjekteve. Prevenimi i dëmtimeve të komunitetit është një fushë e re që ka filluar më 1960 dhe ka përparuar me shpejtësi pas vitit 1980. Sot në botë ka një rrjet komunitetesh që sponsorizohen nga OBSH-ja dhe i janë përkushtuar uljes së numrit të traumave nga të gjitha shkaqet. Komunitetet pjesëmarrëse në Rrjetin e Sigurisë së Komuniteteve kanë zhvilluar strategjinë për rritjen e sigurisë së aktiviteteve të jetës së përditshme nga trafiku rrugor, nga dëmtimet në punë, në qendrat e pushimit, në fushat sportive të shkollave, në fushat e sportit, gjatë udhëtimeve dhe në aktivitetet shtëpiake. Një dëmtim ndryshe nga këto që thamë më lart është edhe dëmtimi i qëllimshëm, i cili përfshin vrasjen dhe vetëvrasjen. Janë marrë disa masa që kanë qenë efektive për pakësimin e dëmtimeve të qëllimshme e jo të qëllimshme. P.sh. muret rrethuese në çatitë e ndërtesave të larta parandalojnë rëniet aksidentale, vetëvrasjet dhe vrasjet. 45 Dëmtimet profesionale dhe ergonomia Dëmtimet profesionale përbëjnë një kosto serioze në industri dhe shoqëri dhe ato kanë prirje të cënojnë jetën e njerëzve në moshën e tyre m produktive kur ata kanë më shumë nevojë të mbështesin familjet e veta. Dëmtimet në vendet e punës çojnë në një humbje të rëndësishme të punës, në paaftësi dhe në vdekje. Pyjet, ndërtimi, minierat dhe peshkimi janë profesionet që kanë nivelin më të lartë të traumave të lidhura me profesionin. Dëmtimet në bujqësi shfaqen në zonat rurale, ku kujdesi mjekësor mund të mos jetë i arritshëm, shpesh janë shumë të rënda dhe mund të prekin anëtarët e familjes, përfshi fëmijët që punojnë dhe jetojnë në fermë. Kujdesi shëndetësor është një sekstor tjetër ku niveli i dëmtimeve është shumë i lartë. Dëmtimet e shtyllës kurrizore përbëjnë llijin më të zakonshëm të dëmtimeve që lidhen me punën. Dëmtimet muskulo-skeletike shpjegojnë pjesën më të madhe të kohës së humbur që kërkon kompensimi i punëtorëve. Dëmtimet që vijnë nga traumat kumulative, të njohura si dëmtime nga tendosja e përsëritur, janë veçanërisht të kushtueshme. Krahas me industrializimin e një vendi shfaqen edhe rreziqe të tjera serioze mekanike të lidhura me punën. Eksperienca tragjike e shumë punëtorëve të dëmtuar ka bërë që industritë më të zhvilluara të krijojnë dhe aplikojnë masa mbrojtëse efektive kundër dëmtimeve nga pjesët lëvizëse të makinerive, nga rënia e objekteve të rënda dhe nga dyshemetë e rrëshqitshme ose me pengesa (jo të rrafshta). Elementet e një incidenti të lidhur me punën mund të shqyrtohen me anë të trekëndëshit punëtor-agjent-mjedis, i cili përfshin personin e ndjeshëm ndaj dëmtimit (strehuesin), rrezikun (agjentin) që është në gjendje të shkaktojë dëmtimin dhe mjedisin e punës ku këto të dyja përputhen. Këta elemente përbëjnë kontekstin e incidentit. Ekzistojnë, në teori, disa faktorë të zakonshëm të një lloj dëmtimi, të cilët mund të modifikohen. P.sh. blerja e pajisjeve në përshtatje me vendin e punës. Punëtorët duhet të trajnohen për të njohur rreziqet dhe përdorimin si duhet të mjeteve mbrojtëse. Duhen përdorur politika dhe procedura për të rritur aftësitë e punëtorëve në përdorimin e praktikave të përshtatshme, pa sjellë pasoja të pakëndshme dhe thjeshtëzimin e tyre për t’u kuptuar dhe zbatuar si duhet nga ana e tyre. Ergonomia, megjithëse mund të aplikohet në një mjedis më të gjerë, diskutohet kryesisht brenda kontekstit të mjedisit të punës. Parandalimi i dëmtimeve është një objektiv madhor i praktikës së ergonomisë siç janë projektimi i mirë i vendeve të punës dhe rritja e efeiciencës. Ergonomia i është përkushtuar projektimit të vendeve të punës që mund të modifikohen dhe përshtaten në përputhje me nevojat e punëtorëve të veçantë. Kur është e mundur mund të ndryshohet mjedisi i punës sesa të gjendet personi me karakteristika të veçanta për të bërë një punë të caktuar. Ndryshimet në mjedisin e vendit të punës do të jenë më reale, do të mbrojnë një numër më të madh punëtorësh dhe mund të ndikojnë për një mjedis më të shëndetshëm dhe një punë më produktive sesa masat, të cilat bazohen në ndryshimin e sjelljes së punëtorëve apo përzgjedhjen e disa punëtorëve për të bërë detyra të veçanta. Përpunimi i informacionit është bërë shumë më i lehtë dhe shumë më i sigurt kur paraqitet në një mënyrë të tillë që lehtëson perceptimin e shpejtë dhe interprteimin e qartë. Instrumentat mund të grupohen dhe projektohen në mënyrë të tillë që shmangiet të jenë të dukshme dhe të menjëhershme. Aplikimi i principeve të ergonomisë bën të mundur, me një kosto të ulët, plotësimin e nevojave të njerëzve të paaftë ose që kanë nevojë për t’u rikuperuar dhe siguron mundësinë e ripunësimit të tyre. 46 Dëmtimet lidhur me trafikun Përplasjet e makinave janë prej shumë kohësh shkaku më serioz i dëmtimeve në shumë vende. Fatkeqësisht ky fenomen tolerohet nga shoqëria që e pranon atë si një kosto të pashmangshme të transportit. Kjo është plotësisht e papranueshme dhe mund të parandalohet duke përmirësuar projektimin e rrugëve, modelin e makinave dhe mirëmbajtjen e tyre, edukimin e shoferëve dhe zbatimin e rregullave të trafikut. Dëmtimet nga trafiku, në qoftë se nuk merren masa parandaluese efektive kundër tyre mund të bëhen një nga epidemitë më të mëdha. Nivelet më të larta të vdekshmërisë nga trafiku ndeshen më shpesh midis të rinjve dhe më shumë tek meshkujt sesa tek femrat. Ato përbëjnë shkakun kryesor të shtrimeve në spital të njerëzve nën moshën 45 vjeç. Është vlerësuar se rreth 30 milionë njerëz, në shkallë botërore, janë bërë të paaftë si rezultat i traumave nga trafiku. Përdorimi i alkoolit është edhe ky një shkak i rëndësishëm i përplësjeve vdekjeprurëse. Vdekshmëria nga trafiku dhe shpeshtësia e dëmtimeve në vendet e zhvilluara ka rënë. Dëmtimet nga biçikletat janë gjithashtu shumë të shpeshta në botë. Megjithëse mendohet se përdorimi i helmetave parandalon njëpërqindje të madhe të dëmtimeve në kokjë, prapseparpë përdorimi i tyre është shumë i vogël. Dëmtimet e lidhura me shtëpinë dhe vendet e pushimit Këto lloj dëmtimesh mbulojnë një numër të madh të vendeve dhe llojeve të dëmtimit. Dëmtimet që ndodhin në shtëpi prekin kryesisht fëmijët dhe të moshuarit she mund të jenë shumë serioze. Shtëpia, përveçse mjedisi i punës, është vendi më i zakonshëm për dëmtime vdekjeprurëse. Dëmtimet që ndodhin në vendet e pushimit dhe sportet prekin më shumë të rinjtë. Megjithatë, këto dëmtime kanë tendencë të jenë më pak serioze, kushtojnë pak në trajtim dhe rrallë mund të jenë vdekjeprurëse. Ato jënë edhe një shkak i humbjes së kohës së punës. Mbytjet, djegiet, helmimi dhe rrëzimi janë shkaqe të rëndësishme të vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë pediatrike. Dëmtimet e qëllimshme Dëmtimi i qëllimshëm përbën një problem veçanërisht të vështirë. Lufta, konflikit, vrasjet dhe vetëvrasjet janë probleme me rrënjë të thella sociale. Ato janë jashtë fushës së detyrave të profesionistëve të shëndetit mjedisor, por kontrolli i dhunës është një problem themelor, i cili kombinon të drejtat e njeriut, zhvillimin social, bashkëpunimin ndërkombëtar, ruajtjen e paqes dhe zbatimin e ligjit. Dëmtimet e qëllimshme mund të jenë të drejtuara ndaj vetes (vetëvrasje) ose ndaj të tjerëve (vrasja, goditja dhe abuzimi me fëmijët). Vetëvrasjet ndodhin më shpesh tek njërëzit nën 40 vjeç ose tek të moshuarit, veçanërisht tek meshkujt. Në kohët e sotme vihet re një tendencë e rritjes së akteve të vetëvrasjeve tek adoleshentët dhe tek adultt e rinj. Raste të vetëvrasjeve ka edhe në grupet e minoritarëve të lënë jashtë vëmendjes sociale. Megjithëse femrat bëjnë më shumë tentativa vetëvrasjeje, më të sukseshëm në këto tentativa janë meshkujt, kështu që niveli i vdekshmërisë së tyre është më i lartë. Mjetet më të shpeshta të përdorurë për të kryer një vetëvrasje në vendet e zhvilluara janë armët e zjarrit,varjet dhe helmimet me gaz ose dozat e mëdha të medikamenteve. 47 Në zonat e mbipopulluara urbane është shumë i përhapur aktiviteti kriminal, sulmet dhe dhuna të ushtruar nga gangsterët e rinj, përdorues të drogës dhe alkoolit, ku shumë jetë të njerëzve të ndryshëm janë vënë në rrezik. Abuzimi mbi fëmijët është edhe ai një formë veçanërisht tragjike për jetën e tyre, një formë e dhunës. Abuzimet seksuale me të mitur janë në rritje, por numri i rasteve të tilla nuk bëhet ende i ditur. Minat e tokës vazhdojnë ende të marrin jetë njerëzish të pafajshëm.humbjet masive të jetës dhe dëmtimet e shkaktuara nga sulmet terroriste përfaqësojnë një aspekt tjetër të frikshëm të dhunës politike. Profesionistët e shëndetit publik duhet të vlerësojnë nevojën për paqe si një parakusht për shëndetin. Konceptet në fushën e parandalimit të dëmtimeve Për t’i njohur problemet e dëmtimeve të përmendura më sipër është e nevojshme të kuptohen disa koncepte të rëndësishme në parandalimin e tyre. Një koncept i tillë është dallimi midis strategjive aktive dhe pasive për kontrollimin e dëmtimeve. Ndryshimi qëndron në nivelin e përpjekjeve ose veprimeve të kërkuara nga ana e individit me qëllim që strategjia të jetë e efektshme. Strategjitë aktive janë ato që kërkojnë iniciativë (p.sh. përdorimi i rripit të sigurisë), ndërsa strategjitë pasive janë krjetësisht të kundërta dhe nuk është e nevojshme të kryhet asnjë veprim nga ana e subjektit (p.sh. aurbagët e makinave). Mirëkuptimi brenda fushës së parandalimit të dëmtimeve qëndron në faktin se strategjitë pasive duhet të aplikohen kudo që të jetë e mundur. Në rastin kur janë të nevojshme strategjitë aktive ato janë më efektive kur janë të detyrueshme. Një pikë tjetër kyçe për analizën parandaluese të dëmtimeve është Hddon matrix i cili bazohet në konceptin që ndodhitë që lidhen me dëmtimet mund të ndahen në fazat e paradëmtimit, të dëmtimit dhe të pasdëmtimit. Ky koncept fazor kombinohet me konceptet tradicionale të shkakësisë: të strehuesit, të agjentit dhe të mjedisti, i cili çon në një zbërthim të situatës së dëmtimit dhe të menduarit mbi pikat e mundshme të ndërhyrjes. Kjo metodë (matrixi) është përqafuar nga kërkuesit që punojnë në fushën e parandalimit të dëmtimeve dhe është aplikuar, në forma të ndryshme, në shumë situata të parandalimit të dëmtimeve. Haddon matrixi është përdorur për të analizuar dëmtimet e shkaktuara nga mjetet motorike. Përgjithësisht pranohet në programet e kontrollit që shoqërohen me modifikimin e makinave, të vektorëve ose të mjedisit janë më efektive sesa ato që modifikojnë strehuesin. Haddon matrixi i aplikuar në dëmtimet nga mjetet motorike Faktorët Fazat Individi Makinat Mjedis Paradëmtimi Parandalimi i pijeve alkoolike kur drejtohet makina Sigurimi i frenave të forta Siguro dukshmërinë e rreziqeve Dëmtimi Përdorimi i rripit të sigurimit Shmang sipërfaqet e pjerrëta ose të shënuara Krijo barrierat që parandalojnë përplasjen e kokës Pasdëmtimi Parandalimi i hemorragjisë Maksimalizo shpejtësinë e uljes së energjisë Mundëso përgjigjen e emergjencës mjekësore Një kontribut tjetër në analizën e parandalimit të dëmtimeve është strategjia me 10 pika e Haddonit për pakësimin e dëmtimeve. Këto përbëjnë masa gjenerike që mund të aplikohen në çdo lloj iniciative parandaluese të dëmtimve, përfshi edhe 48 dëmtimet fizike. Ato janë listuar në një formë të shkuruar në tabelën e moposhtme. Strategjia e 10 masave të Haddonit për uljen e dëmtimeve Strategjia e uljes së dëmtimeve 1. Parandalimi i krijimit të rrezikut që në momentin e parë 2. Ulja e sasisë së rreziqeve që mund t’i vijnë njeriut 3. Parandalo çlirimin e një rreziku ekzistues 4. Modifiko nivelin ose shpërndarjen hapësinore të rrezikut nga burimi i tij 5. Veço në kohë apo hapësirë rrezikun prej të cilit duhet të mbrohesh 6. Veço rrezikun dhe atë prej të cilit duhet të mbrohesh nëpërmjet vendosjes së një barriere materiale 7. Modifiko cilësitë bazë të rrezikut 8. Bëje më rezistente ndaj dëmtimit atë që është e nevojshme të mbrohet prej tij 9. Vlerësoje dëmtimin e shkaktuar tashmë nga një faktor dëmtues 10. Vendos, përmirëso dhe siguro kirurgjinë rehabilituese dhe atë kozmetike Masat mbrojtëse duhet të jenë të integruara në një paketë gjithëpërfshirëse dhe të mbështesin reciprokisht njëra-tjetrën. Ato duhet të shoqërohen nga një paketë publike e orientuar, në mënyrë të qartë dhe eksplicite, kundër rreziqeve konkrete lokale, e cila synon drejt objektivave të arritshme e të kuptueshme nga të gjithë. RREZIQET PSIKOSOCIALE Rreziqet psikosociale dhe stresuesit E panjohura, ankthi dhe mungesa e sigurisë së jetës e të kontrollit mbi mjedisib çon në stres. Fjala stres është përdorur për të përshkruar një ngjarje apo një situatë të veçantë që shkakton një reaksion mendor ose fiziologjik. Është më mirë të flasim për stresorët sesa për stres. Stresi mund të përkufizohet si një përgjigje humëne ndaj stresorëve. Ndryshe mund të themi edhe se stresi është një proces që vjen nga ndërveprimi midis njerëzve dhe mjedisit. Procesi i stresit përbëhet nga dy faza: e para përfshin vendimin nëse një ndodhi (stresor) përbën vërtet një rrezik; faza e dytë përfshin vlerësimin e mundësisë se si do t’ia dilet me këtë situatë. Për aq kohë sa një individ mund të përballojë stresorët nuk ka asnjë problem. Megjithatë, kur strategjitë e përballjes bëhen të patërshtatshme, atëherë shfaqen efektet negative të stresit. Si në vendet e zhvilluara, ashtu dhe në ato në zhvillim stresi është pjesë e jetës së përditshme dhe ai mund të çojë në një seri efektesh serioze shëndetësore si depresioni, vetëvrasja, abuzimi me alkoolin ose drogën, dhunën ndaj të tjerëve, sëmundjet psikosomatike dhe në një dobësi të përgjithshme. Mjedisi profesional është një tjetër vend, në të cilin shëndeti mund të dëmtohet nga ngarkesa e madhe mendore. Për të dokumentuar se sa vende pune me një shkallë të ulët të autoritetit vendimmarrës dhe me kërkesa fizike ose mendore të larta janë posaçërisht stresuese është përdorur modeli i mirënjohur Karasek. Rritja e kërkesave ndaj punëtorëve dhe stafit zyrtar gjatë ristrukturimit të kompanive për rritjen e eficiencës (që do të thotë sa më pak të punësuar që duhet të prodhojnë më shumë) janë një rrezik madhor psikosocial. Gratë janë veçanërisht të ekspozuara ndaj stresorëve shtesë, pasi atyre u duhet të përpiqen të vendosin ekuilibrin midis rolit të tyre si punonjëse dhe shtëpiake. Duke shqyrtuar burimet potenciale të stresit të lidhur me punën, mund të 49 dallohen 5 kategori: faktorë intrinsikë të punës që kryhet, roli i punëtorit në organizimi, zhvillimi i karrierës, marrëdhëniet ndërpersonale në punë dhe klima dhe struktura organizative. Përcaktuesit madhorë të shëndetit në punë janë në të vërtetë ata faktorë organizativë të vendit të punës që përcaktojnë mirëaenien psikosociale të punëtorëve. Vdekja e një anëtari të familjes ose e një miku të ngushtë, divorci ose ngjarje të tjera që kanë të bëjnë me familjen, me mjedisin social privat, mund të jenë rreziqe psikosociale. Edhe mjedisi urban ka rreziqet e veta karakteristike psikosociale. Shembuj mund të përmendim: planifikimi i keq ose joekzistent urban, zonat e mbipopulluara, mungesa e vendeve të pushimit, prishjet e strukturave sociale, izolimi social etj. Rreziqet potenciale të shëndetit mjedisor, të çdo lloji, mund të shkaktojnë edhe stres psikologjik. Efektet shëndetësore të stresit Perceptimi modern i stresit është ai që e sheh atë si një reaksion negativ apo të dëmshëm. Perspektiva evulocionare është e ndryshme, pasi e konsideron stresin si një mekanizëm të rëndësishëm për të parapërgatitur organizmin human për veprime urgjente fizike dhe mendore. Si karakteristikë fiziologjike të reaksionit të stresit kemi rritjen e ritmit të zemrës, presionit të gjakut, frymëmarrjes dhe transportit të gjakut në sisteminmuskuloskeletik, si dhe një ulje të sistemit digjestiv. Prodhimi i rritur i hormoneve të stresit si epinefrina dhe kortizoli luajnë një rol të rëndësishëm në këtë reaksion. Të gjitha këto reaksione e përgatisin individin për veprime mbrojtëse, sulmuese ose “për t’ia mbathur”.ato përmirësojnë kështu shansin e individëve për të mbijetuar ose ndikuar në suksesin e species së dhënë. Në qoftë se një individ ekspozohet në mënyrë të vazhdueshme ndaj stresorëve mjedisorë dhe nuk ka strategji të përshtatshme për përballimin e tyre, ka gjasa të shfaqen efektet negative shëndetësore. Ka një metodologji për vlerësimin sasior të stresit mjedisor dhe atij profesional. Meqenëse faktorët psikologjikë, krahasuar me ata fizikë janë shumë të vështirë për t’u mëtur dhe mund të variojnë shumë nga një individ tek tjetri, janë bërë përpjekje për të identifikuar indikatorët e stresit psikologjik. Matjet e dobishme të kryera me anë të depistimeve mund të përfshijnë raportin epinefrinë/norepirefrinë në urinë dhe gjak, raportin midis potasiomit dhe natriumit në urinë ose nivelet e lipoproteinave (kolestrerolit dhe triglicerideve) në gjak. 50 SHËNDETI DHE TË USHQYERIT. USHQIMI DHE BUJQËSIA OBJEKTIVAT Pas studimit të këtij kapitulli ju do të jeni të aftë te diskutoni mbi: • Shëndeti si një e drejtë - Promovimi i Shëndetit • Të tregoni se si mund të ndikojë ushqimi në shëndetin e njeriut • Faktoret përcaktues te Shëndetit • Të përshkruani ndikimin e pamajftueshmërive të ndryshme nutricionale mbi shëndetin. • Cilat janë problemet e T’Ushqyerit në Shqipëri. Koncepti i shëndetit Shëndeti është një aspekt shumë i rëndësishëm i jetës njerëzore. Madje, në mënyrë disi filozofike, shpeshherë njerëzit i referohen konceptit të shëndetit si “një qëllim më vete i ekzistencës”. Në njëfarë mënyre, shëndeti ose, mungesa e tij, janë terma të pranishëm pothuajse në të gjitha kontekstet apo dimensionet e ekzistencës së shoqërisë njerëzore. Kjo është veçanërisht e vërtetë për “mirëqenien fizike” të organizmit, së cilës njerëzit i referohen pothuajse çdo ditë në biseda me njëri-tjetrin. Diskutimet rreth komponentëve të tjerë të shëndetit, siç është p.sh. “mirëqenia shpirtërore” apo, “emocionale”, janë më shumë të kufizuara në mjedise te ngushta, apo në grupe të caktuar Sidoqoftë, gjatë jetës së përditshme njerëzit i referohen shëndetit, duke e konsideruar atë si kapitalin më të çmuar në jetë Që në fillim duhet thënë se, përpjekjet për të përkufizuar shëndetin hasin në shumë vështirësi. Problemi qendror në dhënien e një përkufizimi bindës qëndron në faktin se, shëndeti konsiderohet nga njerëzit si diçka e “natyrshme”, apo “normale”, në përputhje me aforizmin :“Njeriu fillon e kupton diçka rreth shëndetit vetëm kur ai (shëndeti) mungon”. Pra, në praktikë njerëzit e kanë të vështirë të mendojnë rreth shëndetit pa e lidhur atë me të kundërtën e tij (sëmundjen). Kështu, mund të thuhet se: “Shëndeti është mungesa e sëmundjes”. Ndërkohë që, sipas një këndvështrimi krejt tjetër, shëndeti konsiderohet si “Mirëqenie e plotë e organizmit”. Këto dy përkufizime korrespondojnë me dy këndvështrimet madhore mbi shëndetin: i pari i referohet pikëpamjes apo teorisë “bio-mjekësore”, ndërsa i dyti i referohet përkufizimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vitin 1946 sipas të cilit: Shëndeti si një e drejtë- Përkufizimi i shëndetit (WHO, 1948) ”Nje gjendje e plotë e një mirëqënie fizike, mendore dhe sociale dhe jo vetëm si mungesë e sëmundjes dhe qëndrueshmërisë” 51 Burimi qe lejon pasjen e një jete produktive dhe të kënaqshme në nivel individual, social dhe ekonomik. Element baze për një rritje ekonomike të qëndrueshme Promovimi i Shëndetit …proçesi i aftësimit të individëve për të rritur kontrollin e tyre mbi shëndetin, si dhe për t’a përmirësuar atë Karta e Otaves 1986 SYNON: 1. Promuovimin e politikave që mbështesin shëndetin 2. Promovimin e cilësisë së jetës 3. Zhvillimin e një Komuniteti 4. Inkurajimin e aftësitë personale 5. Riorientimin e shërbimeve shëndetësore dhe te mirëqenies Përcaktuesit e Shëndetit Nga ky këndvështrim, arritja e një mirëqenieje të plotë fizike, mendore dhe shoqërore kërkon që individët të jenë të aftë të identifikojnë aspiratat dhe nevojat, në mënyrë që të aftësohen për arritjen dhe plotësimin e suksesshëm të tyre. Faktorët përcaktues të shëndetit janë faktorë gjithpërfshirës: Politik Ekonomik Ambjental Socialë Biologjikë Gjenetikë Të sjellurit Shëndeti pra, shihet si një “kapital” në jetën e përditshme, dhe aspak si një “objekt” i të jetuarit. Sipas Kartës së Otavës, shëndeti është një “koncept pozitiv”, me theks drejt kapitalit fizik dhe mendor në nivel individual dhe shoqëror. Prandaj edhe, promocioni shëndetësor nuk është përgjegjësi vetëm e sektorit të shëndetësisë, por e të gjithë shoqërisë. Në këtë kontekst, tërësia e masave të ndërmarra për fuqizimin e shëndetit është një ndërthurje e veprimtarive të profesionisteve te shume disiplinave, te cilet permes shfrytezimit te kapaciteteve ne aftesim te vazhdueshem marrin vendime të përgjegjeshme dhe në të njejten kohe duke aktivizuar te gjitha burimet e informacionit si dhe te gjithe palet e interesuara sigurojne qytetaret per pritshmërite e tyre. Nevojat e qytetarëve Qytetaret nga ana e tyre ndergjegjesohen gjithmone e me teper ne drejtim te kujdesit qe ata duhet te bejne per te patur nje shendet me te mire. Informacion Edukim Përzgjedhje të shërbimeve të duhura aksesueshmëri Vazhdimësi në asistencë Të mirëpritur Komunikim 52 dëgjim, marrëdhënie, mbështetje Cilësi te kujdesit Shëndeti si koncept “tërësor” Sipas këtij këndvështrimi, shëndeti konsiderohet si koncept “tërësor” duke ju referuar shumë elementëve si: “tërësisë së individëve” të një shoqërie, “tërësisë së komuniteteve”, “tërësisë së dimensioneve të shëndetit”, apo “tërësisë së faktorëve përcaktues të shëndetit”. Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë po i mëshohet studimit të faktorëve të tjerë përcaktues të shëndetit, përfshi nivelin e edukimit per stile te shendeteshme te jetes, të ardhurat materiale, strehimin, apo punësimin. Ushqyerja është një nga stilet e jetës që përfaqëson sot më shumë se kurrë, një nga percaktuesit më të rëndësishëm të cilësisë së shëndetit. Në USA ushqyerja është determinanti me peshë më të madhe në nivelin e vdekshmërisë (43%), ndaj promovimi i stileve të shëndetëshme të jetesës luan rol direkt në uljen e nivelit të vdekshmërisë. Sipas OBSH: Ushqyerja është sasia e ushqimit të marrë për furnizimin me materiale ndërtuese dhe burime energjie të nevojshme për funksionimin normal të organizmit human. Ushqyerja e ekuilibruar dhe e përshtatëshme kombinuar me aktivitet fizik të rregullt, janë guri i themelit për një shëndet të mirë dhe njëherësh mjete shume efikase për parandalimin e shumë sëmundjeve dhe për trajtimin e shumë të tjerave. Sigurimi i një ushqyerjeje të shëndetëshme dhe të sigurt gjatë viteve të para të jetesës ka përfitime për gjithë jetën. Ushqimi është një nevojë themelore për njeriun, një e drejtë bazë dhe një kusht paraprak për një shëndet të mirë. Kërkesat fiziologjike Organizmi i njeriut për të jetuar dhe për të qënë i fuqishëm varet nga energjia, proteinat, vitaminat dhe mineralet të cilat gjenden në ushqime të ndryshme. Studimet e kryera në Europë (në vitet ’20) treguan se të varfërit ishin në përgjithësi të shkurtër, të dobët dhe vuanin nga shëndeti i cili do të përmirësohej nëse atyre dhe fëmijëve te tyre do tu jepej një dietë e pasur me proteina, energji, vitamina dhe atëhere ata do të bëheshin më shtatlartë. Kjo dietë u bë standarte për një shëndet të mirë dhe në terminologjinë e zakonshme ajo u quajt “dietë e balancuar”. Një dietë e balancuar do të garantohej nëse njerëzit do të merrnin një ushqim të shumëllojshëm dhe në sasinë e duhur si psh.meushqime proteinike me origjinë shtazore ose bimore (soja), me ushqime energjitike të pasura me karbohidrate ose yndyrna dhe ushqime mbrojtëse si fruta dhe perime që janë të pasura me vitamina dhe minerale. Për të ruajtur funksione të shëndetëshme metabolike njeriut i duhen nutrientë të ndryshëm. Komponenti primar i dietës sonë është energjia e shprehur në kalori ose Joul. Kërkesa energjitike përbën sasinë e energjisë që nevojitet për të ruajtur shëndetin, për rritjen dhe për një nivel të përshtatshëm të aktivitetit fizik. Megjithëse numri i kalorive të 53 nevojshme ndryshon shumë nga një individ tek tjetri në varësi të përmasave trupore, të moshës (të cilat ndikojnë në nivelin e metabolizmit bazal) dhe të aktivitetit fizik, ai zakonisht bazohet në balancimin midis marrjes dhe harxhimit. Koncepti i bilancit energjitik bazohet ne ekuacionin pasues: Bilanci energjitik = perthithja energjitike – konsumi energjitik Perthithja energjike: perthithja e ushqimeve dhe lengjeve Konsumi energjik: perbehet nga 3 komponente: 60-75% metabolismi ne qetesi (nevoja minimale e energjise per mbajtjen e funksioneve minimale) 10% termogenesa e tretjes) 15-30% aktivitet fizik (mund te varioje konsiderueshem Nqs marrja dhe harxhimi i energjisë nuk janë të balancuara kjo çon në ndryshimin e masës trupore. Të dy gjendjet e të qënit mbi dhe nën peshë kanë efekte negative mbi shëndetin. NQS bilanci energjik eshte positiv (perthithja energjike eshte me e madhe se konsumi), pesha trupore rritet. Bashke me te tjere faktore si aktivitet i paket fizik, eshte nje nder shkaqet me te medha te mbipeshes, qe eshte nje faktor risku per semundje te ndryshme. Efektet shëndetësore të kequshqyerjes dhe çrregullimet nga pamjaftueshmëritë e vecanta përshkruhen më poshtë. Obeziteti i përkufizuar si gjendje e karakterizuar nga teprica e indit dhjamor, është një shkak i zakonshëm i sëmundshmërisë dhe i uljes së jetëgjatësisë. Ndërmjet obezitetit dhe hipertensionit, diabetit, kancerit të gjirit dhe kancerit të endometriumit është gjetur një shoqërim. NQS bilanci energjik eshte negativ (perthithja energjitike eshte me e ulet se konsumi), pesha trupore ulet. Kur arrihet nje gjendje dobesie (per adultt: Treguesi i Mases Trupore me pak se 18.5), rriten rrisqet per shendetin, edhe pse behet fjale per risqe te ndryshem krahasuar me ata te lidhur me mbipeshen. Efektet e pamjaftueshmërive nutricionale mbi shëndetin. Pas luftës së dytë botërore kequshqyerja proteino-energjitike u njoh si një problem shëndetësor serioz në të gjitha VNZH (vende në zhvillim). Në të njëjtën kohë u bë e ditur që sëmundjet ishin një shkak madhor i vdekshmërisë dhe i sëmundshmërisë dhe se pamjaftueshmëria nutricionale e dobësonte rrezistencën e organizmit ndaj sëmundjeve . Forumi i OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) mbi Ushqimin dhe Bujqësinë ka paraqitur një numër të pamjaftueshmërive nutricionale të vecanta që sot janë të përhapura, zakonisht për shkak të kushteve mjedisore lokale. Këto renditen shkurtimisht më poshtë: Çrregullimet nga pamjaftueshmëria e Jodit. Përbëjnë një problem serioz në shumë vende të botës. OBSH dhe UNICEF rekomandojnë jodizimin universal të kripës, që do të thotë që e gjithë kripa e përdorur në industrinë ushqimore dhe që blihet për konsum në shtëpi duhet të jetë e jonizuar, duke përdorur jodat kaliumi në ato zona ku deficienca jodike është endemike. Por më tepër jodizimi universal i kripës përfshihet në rekomandimet e bëra që ushqimi shtazor për përdorim në lopë të jetë i jodizuar, kështu që qumështi dhe derivatet e tij të jenë gjithashtu një burim për jodin. 54 Pamjaftueshmëria e Vitaminës A. Shkakton sëmundje serioze të syrit, sjell uljen e rrezistencës ndaj sëmundjeve e infeksioneve dhe rritjen e vdekshmërisë së fëmijëve. Pamjafueshmëria e hekurit. Anemia është një problem i përhapur dhe i qëndrueshëm. Hekuri është i nevojshëm për të formuar hemoglobinën e gjakut dhe është i pranishëm në rruazat e kuqe të cilat transportojnë oksigjenin. Pamjaftueshmëria e kalciumit. Shkakton osteoporozën, që do të thotë “kockë poroze” dhe përkufizohet si një crregullim i metabolizmit të kockave ku masa kockore pakësohet deri në një shkallë të tillë sa përsoni është në risk të lartë për fraktura. KEQUSHQYERJA (balanc energjik negativ): Eshte procesi kur organizmi nuk merr sasinë e nevojshme të energjisë (kalorive), proteinave, karbohidrateve, yndyrnave, vitaminave, mineraleve dhe lëndëve të tjera të nevojshme për të mbajtur të shëndetshëm organizmin dhe për funksionimin e mirë të tij. Kequshqyerja tek foshnjet dhe fëmijët e vegjël, është një faktor kyç kryesor jo vetëm për vdekshmërinë foshnjore dhe feminore, por ndikon edhe tek zhvillimi fizik dhe mendor në moshë shumë të re. Ushqyerja e pakët mund të çojë në ulje të imunitetit dhe rritjen e mundësisë për t’u sëmurur, zhvillim të dobët fizik dhe mendor, ulje të produktivitetit dhe përqëndrimit në shkollë, prishje të dhëmbëve, etj. Rreth 20% e vdekjeve të fëmijëve nën 5 vjeç në të gjithë botën mund të evitohet nga zbatimi korrekt në praktikë i udhëzuesve të ushqyerjes sipas OBSH. Njohuritë e sotme shkencore, evidentojnë lidhjen mes kequshqyerjes dhe disa patologjive si tumoret, sëmundjet ishemike të aparatit kardiovaskular dhe cerebro- vaskular, diabeitit melit tip 2, artrozave, osteoporozave, kariesit dentar, gushës jodike dhe anemise nga ulja e marrjes së hekurit. Në vitet e fundit vihet re rritje drastike e obesitetit dhe marrja e nje diete ushqimore gjithnjë e më hiperkalorike. Pasoja që sjell ushqyerja jo e mirë Tek fëmijët Tek adoleshentët Tek të rriturit alergji të përkohëshme Alergji të përherëshme Diabet Azma Sëmundje të ap. tretës: Kolit, Ulçera,etj Arteriosklerozë ( infarkt i zemrës, hemorragji në tru) Ekzema Dhjamosje sëmundje të mëlcisë sëmundje të aparatit tretës Tension të lartë gjaku Ulcera sëmundje ngjitëse Tumore Mbipeshë probleme të kockave Plakje e hershme Gratë shtatzëna me kequshqyerje kanë rrezikshmëri më të lartë për të dështuar, ose për të lindur një foshnje me peshë të vogël lindjeje. Ushqimi i mire, shoqëruar me përmirësimin e njohurive mbi ushqimin dhe të ushqyerit, qëndrimet dhe praktikat nga gratë, vajzat dhe anëtarët e tjera të komunitetit çon në parandalimin e fenomeneve të mësipërme. MBIUSHQYERJE (balanc energjik pozitiv): Konsiderohet kur një person është mbi peshë ose i dhjamosur. Kjo mund të shkaktojë diabet në fëmijëri dhe sëmundje të zemrës, vazave të gjakut dhe sëmundje të tjera në moshë të rritur. Ndodh shpesh që fëmijët të marrin sasi të mëdha të ushqimeve hiperenergjitike, por të varfëra në elementët e domosdoshëm ushqyes, psh pije të ëmbëlsuara artificialisht, ëmbëlsira, patatina, të skuqura, fast-food etj. 55 Cilët janë problemet që lidhen me ushqyerjen në Shqipëri? Studimi i fundit shëndetësor në Shqipëri 2008-2009 tregoi se situata karakterizohet nga një kombinim i: 1- Niveleve në rritje të mbiushqyerjes, sidomos mes grupeve urbane tek të cilat konsumi i ushqimeve të përpunuara po rritet, ndërkohë që aktiviteti fizik vjen në ulje, dhe 2- Nën ushqyerjes së theksuar mes grupeve te brishta si femra shtatzëna, foshjat dhe fëmijët e vegjël në zonat e largëta, ku sigurimi i ushqimit është i kufizuar dhe mundësitë për të siguruar jetesën janë të pakta për shkak të kequshqyerjes: - Në Shqipëri llogaritet se rreth 20-25% e vdekshmërisë për moshën 0-5 vjeç i dedikohet kequshqyerjes së nënave dhe fëmijëve. - 19% e fëmijëve nën 5 vjeç paraqiten të shkurtër për moshën dhe rreth 11% janë shumë të shkurtër. Më e shpehur është tek foshnjat 0-6 muajsh në zonat malore dhe tek nënat pa arsim, ku niveli arrrin rreth 30% . - 17% e fëmijëve nën 5 vjeç dhe 19% e grave paraqesin anemi të shkallëve të ndryshme. Shkak i saj është ushqyerja e pakët me ushqime që përmbajnë hekur, folate, vit. B12 etj. - Fëmijët ushqehenme gji për një perudhë mesatare prej 14,6 muaj, por të tjerë fëmijë ushqehen me gji dhe për rreth 2 muaj. - 39% e fëmijëve nën moshën 6 muaj janë ushqyer ekskluzivisht me gji dhe 21% tashmë marrin ushqime plotësuese - 39% e femrave të moshës 15-49 janë mbi peshë ose obese. - Në Shqipëri 20% e grave dhe 28% e burrave kanë tension të lartë gjaku ose marrin barna hypertensive - 79% e grave dhe 90% e burrave me hypertension nuk janë në dijeni të këtij fakti. GRUPET USHQIMORE PIRAMIDA USHQIMORE MESDHETARE OBJEKTIVAT Pas studimit të këtij kapitulli ju do të jeni të aftë te spjegoni: • Çfare jane Udhezuesit ushqimor • Cilet jane Përbërësit Ushqimorë • Marrja e ushqyesve duhet të jetë në raport me kërkesat reale të organizmit • Ushqimet përbëhen nga makro dhe mikronutriente • Cilat janë grupet ushqimore • Piramida ushqimore mesdhetare • Gjurma ekologjike e piramides ushqimore UDHEZUESIT USHQIMOR Sic thame me siper ushqyerja e ekuilibruar ka si objekt me shume mireqenie dhe me teper shendet per gjithe popullsine, pa cenuar kenaqësinë e nje tavoline te kendeshme. Udhezuesit qe sugjerojne modelin e nje ushqyerje te shendeteshme jane mbeshtetur ne traditen tipike te ushqyerjes mesdhetare. Ky model tradicional ka terhequr vemendjen e gjithe botes, si me efikasi per ruajtjen e shendetit dhe nje nga me te larmishmit qe 56 bazohet kryesisht ne ushqime me origjine bimore si buka, makaronat, frutat, zarzavatet, vaji i ullirit dhe konsumi i moderuar i ushqimeve me origjine shtazore, prej te cilave preferohet qumeshti i skremuar, djathi me pak yndyre, peshku, shpendet e mishi pa dhjam. Per t’i vene ne praktike rekomandimet qe kane te bejne me nivelin e nutrienteve qe duhet te konsumohen cdo dite, eshte e nevojshme njohja e mire e perberjes kimike te ushqimeve. (perdoren tabela qe kane sasine e energjise dhe permbajtjen ne proteina, yndyrnba, karbohidrate, per sejcilin ushqim). Megjithate , per nje orientim me te thjeshte perdoren udhezuesit ushqimore, ne te cilet ushqimet jane te ndara ne grupe mbi bazen e ngashmerise, perberjes kimike dhe funksionit ushqyes qe kane. Çdo grup permbledh ushqime, qe kane ne baze te njejtin nutrient. Grupet percaktohen duke u mbeshtetur ne zakonet ushqyese te popullsise dhe gjendjen ushqimore te nje vendi te caktuar. Sipas ketyre kritereve, ushqimet jane ndare nga ekspertet ne grupe, te cilat kane ndryshuar ne funksionin te thellimit te dijeve rreth ushqimeve dhe ndikimit te tyre mbi shendetin. Keshtu ne SHBA ne 1940, rekomandoheshin 4 grupe ushqimore, perfshi edhe gjalpin ndermjet tyre. Ne vitin 1950, koha e bumit te lindjeve, katert grupet ushqimore baze (mishi, bulmeti, frutat dhe zarzavatet) u ndryshuan ne shtate. Ne vitin 1990 u rivendosen 4 grupet, qe u vune ne piramiden ushqimore, e cila jep udhezime dietike per amerikanet, duke vene theksin tek sasia optimale e ushqimeve. Ne kete piramide, te gjithe nutrientet e nevojshem, gjenden ne 3 nivelet e poshteme te saj. Ushqimet brenda 5 gupeve ushqimore identifikohen nga permbajtja ne makronutriente, vitamina dhe minerale. Keshtu produktet shtazore ne grupin e qumeshtit dhe mishit(niveli i trete i piramides) kane me shume proteina dhe yndryrna, se ushqimet qe ndodhen ne grupin e frutave, zarzavateve, bukes dhe nenprodukteve te dritherave. Ushqimet ne nivelin e dyte(zarzavatet, frutat) jane burimi kryesor i Vit. A,C dhe i acidit folik, ndersa ushqimet ne baze te piramides jane burim kryesor i karbohidrateve dhe vit.B. Ushqimi i pershtatshem duhet te zgjidhet me zgjuarsi. Keshillohet nje zgjedhje e larmishme e ushqimeve te pasura me karbohidrate dhe fibra dhe te varfera ne yndyre. ( nga dy nivelet e poshteme te piramides, sasi te moderuara ushqimesh proteinike, qe pergjithesisht permbajne dhe yndyre (niveli i trete), dhe sasi minimale yndyrnash dhe sheqerna (maja e piramides) Marrja e ushqyesve duhet të jetë në raport me kërkesat reale të organizmit: a) një tepricë e lipideve nxit obeziteti. Dieta të larta në kolesterol dhe yndyrna te ngopura janë të shoqëruara me një incidencë në rritje të sëmundjeve kardiovaskulare: aterosklerozë, trombozë, atak në zemër b) një tepricë e karbohidrateve rezulton në një kursim të lipideve; yndyrat depozitohen, ato depërtojnë në mëlçi, duke shkaktuar dëme të struktures dhe qelizave të saj: pra vihet ne vështirësi një organ i një rëndësie primare. Një teprice e karbohidrateve, sidomos monosaccharideve, mund të shkaktojë një diabet latent; c) një konsum i tepërt i proteinave, i zgjatur në kohe, mund të ndikojnë në prodhimin e acidit urik, dhe me dëmtime në veshka. d) "përdorimi i lartë i karbohidrateve te rafinuara (oriz, miell, sheqeri i bardhe) është një nga shkaqet të cilat janë të lidhura me probleme ne: venat me variçe, hemorroide, kanceri i zorrës së trashë. 57 GRUPET USHQIMORE Grupet ushqimore përbëhen nga përbërës ushqimorë me vlera të ngjashme ushqimore. Përbërësit ushqimorë janë: përbërës kimikë, organikë, dhe inorganikë të organizmave shtazore dhe bimore. ORGANIKE- Proteinat, lipidet, glicidet, Vitaminat. INORGANIKE- Uji, kripërat minerale, oksigjeni. Ushqimet konsiderohen të kompletuar nëse përmbajnë të gjithë këta përbërës, të shpërndarë në mënyrë organike. Vetëm qumështi në 6 muajt e parë të jetës i plotëson këto kritere. Lind pra nevoja e përdorimit të një diete të ndryshueshme, për të plotësuar nevojat ushqimore ditore. Ushqimet përbëhen nga makro e mikronutrientet MAKRONUTRIENTET- janë karbohidratet (sheqernat), lipidet (yndyrnat) dhe proteinat. Këto mund të përdoren nga organizmi vetëm pas tretjes, e cila i transformon në përbërës të thjeshtë dhe lehtësisht të asimilueshëm. MIKRONUTRIENTET- janë vitamina dhe kripëra minerale esenciale; që hyjnë në sasi të vogla, të papërpunuara, pas tretjes apo thithjes dhe janë të domosdoshëm për të rregulluar realizimin e proceseve jetësore si: reaksionet enzimatike etj. Vendi fqinj Italia, i ka ndare ushqimet ne 7 grupe. Ndarje kjo ndoshta e pershtateshme dhe per vendin tone, si nje vend mesdhetar Fig Nr.1 Grupet e Ushqimeve GRUPI I PARE: Grupi i ushqimeve proteinike a- MISHI 58 b- PESHKU c- SALLAMRAT d- VEZA MISHI- është një ushqim i rëndësishëm për rritjen dhe mbajtjen e trupit, pasi përmban proteina të një cilësie të lartë si dhe vitamina të grupit B (sidomos B 12, që gjenden vetëm në mish dhe mëlçi), zink, hekur, bakër dhe selenium të cilat janë shumë të tretëshme, ndryshe nga ato minerale që gjendet tek ushqimet me origjinë vegjetale. Personat që ushqehen sipas dietës vegjetariane, duhet të dinë se eliminimi i mishit nga dieta e tyre do t’ju shkaktojë rënie të Vit. B12 dhe të mineraleve të sipërpërmendur sidomos të hekurit. Këshillohet përdorimi kryesisht i mishit të kafshëve të vogla dhe duhet alternuar përdorimi i mishit të kuq (ai i lopës, derrit) me mishin e bardhë (të pulës, gjelit të detit, lepurit,vicit) dhe të evitohen pjesët e mishit me përmbajtje të dhjamit SALLAMRAT- Duhen dalluar dy lloje sallamrash; ata të mbështjellë të futur në zorrë (mortadella, salçiçe, sallamrat, etj) dhe të pambështjellë ( proshuta e pjekur, e papjekur, panceta, etj), pasi ato të mbështjella kanë përqindje të lartë yndyrnash dhe kripe (që ndihmon në konservimin e tyre). Duhet kujdes i vecantë për marrjen ne sallamrave nga personat që vuajnë nga hipertensioni dhe veshkat. Të mos harrojmë se sallamrat duhen përdorur si alternativë e mishit dhe duhen konsideruar një pjatë e dytë, ashtu si mishi. Gjatë një jave këshillohet konsumi i jo më shumë se tre herë porcione të sallamit (1 porcion sallam = 50 gr ose 3 feta proshutë ose 6-7 feta sallam tip Milano) VEZET- edhe vezët janë një burim i rëndësishëm proteinash me vlera të larta biologjike, aminoacidesh esenciale, vitaminash dhe mineralesh. Ato kanë pak kalori. 1 vezë = 75 kalori dhe një vezë peshon rreth 60 gr. Gjatë një jave këshillohetkonsumi i vezës jo më shumë se 2 herë dhe është më mirë të gatuhen të zjera se sa të skuqura. PESHKU- edhe peshku është burim i rëndësishëm i proteinave me vlera të larta biologjike dhe ai përmban yndyrna esenciale, Omega 3 dhe ka përmbajtje të ulët kolesteroli. Përmban edhe minerale si seleniumi dhe Vitamina si Vit.D. Gjithashtu peshku është shumë më i tretshëm se mishi. Gjatë një jave këshillohet konsumi i peshkut të paktën për 2 herë dhe 1 porcion peshk është = 150 gr. GRUPI I II-të a- QUMËSHTI b- DERIVATET e tij QUMESHTI Përbën një ushqim të plotë për më të rinjtë, por këshillohet edhe për moshat e tjera. Ai përmban proteina me vlera të rëndësishme biologjike, Vitamina të grupit B dhe A, kripëra minerale, dhe sidomos një sasi të konsiderueshme Ca, shumë i tretshëm nga organizmi. Këshillohet marrja e tij në mëngjes i shoqëruar me biskota, bukë dhe fruta. Në këtë kombinim gjenden të gjithë ushqyesit e nevojshëm: proteinat dhe yndyrnat tek qumështi, Vitaminat dhe mineralet tek frutat dhe karbohidratet tek biskotat apo buka. Këshillohet marrja e qumështit të freskët dhe për moshat 2 vjec ai duhet të jetë pjesërisht i skremuar. Persa i përket qumështit UHT që tregetohet me kuti, duhet të dini se ai humbet vetëm shijen karakteristike të qumështit nga përpunimi termik që i bëhet, ndërsa vlerat ushqyese janë pothuajse të njëjta. Kosi ka të njëjtët përbërës ushqyes si qumështi, por ka avantazhin se është më i tretshëm. Ai mund të përdoren në mëngjes, por edhe si 59 vakt i ndërmjetëm. Gjatë një jave këshillohet konsumimi i 14 porcioneve të qumështit. 1 porcion qumësht = me një gotë qumësht ose 125 ml. 1 porcion kos = 1 gotë kos ose 125 gr. DERIVATET E QUMESHTIT- Bulmeti DJATHI është një ushqim që vjen si rezulatat i transformimit (kazeifikimit) të qumështit dhe i aktivitetit të fermenteve laktike. Në varësi të qumështit të përdorur dhe të mënyrës së përpunimit kemi lloje të ndryshme djathrash. GJALPI përbëhet nga masa e yndyrshme e qumështit të papërpunuar të lopës. Thamë se kosi mund të përdoret si vakt i ndërmjetëm, apo në mëngjes, ndërsa djathrat duhet të konsiderohen si pjatë e dytë dhe si alternativë ndaj mishit, peshkut apo vezëve, pasi ai është një burim i rëndësishëm proteinash. Këshillohet përdorimi i djathrave me % të lartë uji, të cilat kanë më pakë yndyrë, kripë dhe kalori, ndryshe nga djathrat e stazhionuar, të cilët edhe pse janë më të shijshëm kanë % të lartë yndyrnash dhe shumë kalori. Gjithashtu duhet theksuar që kontrolli mikrobiologjik i këtyre lloj djathrave duhet të jetë mjaft i kujdesshëm. Këshillohet të përdoren të grira mbi makarona, oriz apo perime, apo në darkë të shoqëruara me një porcion perime të gatuara në avull apo të ziera. Gjatë 1 jave këshillohet konsumi i 4 porcioneve të derivateve të qumështit. 1 porcion djath i freskët i = me 100 gr 1 porcion djath i stazhionuar = 50 gr 1 porcion gjizë = 100 gr GRUPI III-të a- DRITHËRAT: Gruri, misri, orizi, thekra, tërshëra,elbi etj. të gjitha nënproduktet e tyre; buka, makaronat, gatimet me oriz, biskotat e ëmbla e të kripura, briosh, kornflakes, polenta, arapashi. b- PATATET, të cilat gabimisht konsiderohen si perime, por duhen konsideruar si zëvendësuse të bukës. Drithërat janë burimi kryesor i karbohidrateve, pra i energjisë që i nevojitet njeriut për aktivitetin e tij ditor. Tradita shqipëtare e ushqyerjes ka në bazë të dietës ushqimore përdorimin e rregullt të këtyre produkteve, ndaj duke qënë burim energjie, kjo mënyrë ushqyerje duhet të shoqërohet edhe me aktivitet fizik të përshatshëm. Pra, ata persona që kryejnë aktivitet fizik të kufizuar duhet ta kufizojnë marrjen e drithërave, ndërsa personat që kryejnë punë fizike apo aktivitet fizik, duhet të konsumojnë sasi më të lartë drithërash. Drithërat përmbajnë fibra dhe ndikojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, ndërsa tek fëmijët ndikojnë në kontrollin e peshës. GRUPI IV- BISHTAJORET Janë burimi më i madh i proteinave me koston më të ulët e për këtë përdoren më shumë në vendin tonë. Ato janë të pasura me fibra alimentare të tretëshme si dhe kripëra minerale. Bëjnë pjesë; fasulet, bishtajat, bizelet, thierzat, bathët, soja, etj. Gjatë një jave këshillohen 2 herë konsumi i bishtajoreve. GRUPI V-të 60 a- PERIMET b- FRUTAT Ato janë burimi më i mirë i ujit, vitaminave (veçanerisht C dhe A), sheqernave dhe kripërave minerale për të cilat organizmi ka aq nevojë sidomos gjatë verës. Ato janë ushqime me përmbajtje të ulët kalorish, ndërkohë që përmbajnë sasi të rëndësishme fibrash të cilat nxisin tretjen. Për këto arsye këto kategori këshillohet të zënë vendin kryesor në ushqyerjen tonë ditore dhe është mirë që të konsumohen në fund të vakteve ose si vakt i ndërmjetëm kur flasim për frutat. Gjatë një jave këshillohet të konsumohen: 14 herë porcione të perimeve të freskëta dhe sallatës (1 porcion perime = 250 gr të pa gatuara dhe 1 porcion sallate = 50 gr) 21 herë porcione të frutave (1 porcion fruti = 150 gr ose 1 frut mesatar si molla, dardha, porotkalli, pjeshka,etj ose 2-3 fruta të vogla si kumbullat, mandarinat, kajsitë). Në rast se përdorni lëng frutash të shtrydhura 1 porcion = 125 ml lëng. GRUPI VI-të a- VAJRAT b- YNDYRNAT Yndyrnat dhe vajrat për gatim ndahen: - Gjapi dhe margarina - Dhjami dhe yndyrnat shtazore - Vaji i ullirit, lulediellit, misrit, kikirikut, sojës Yndyrnat sigurojnë energji dhe veçanerisht acide yndyrore, disa nga të cilat nxisin absorbimin e vitaminave të tretëshme në yndyrë (A,D,E,K). Konsumi në sasi të mëdha i disa yndyrnave rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve jo të komunikueshme, vecanerisht të sëmundjeve kardiovaskulare. Për më tepër, konsumi i sasive të mëdha të ndonjë yndyre ose vaji mund të rris peshën e trupit, kështu që sasia e yndyrnave të kërkuara në një dietë varet nga nevojat për energji të personit. 1 gr yndyrna jep 9 kal dhe për këtë konsiderohen si nutrientët që japin më shumë energji. Këshillohet që yndyrnat të përbëjnë mesatarisht 25% të energjisë ditore ( maksimumi 30% deri në moshën 20 vjec). Janë më të këshilluara vajrat vegjetale se sa ato me origjinë shtazore dhe këshillohet përdorimi i tyre në formë të freskët e të pagatuar, duke evituar sa më shumë skuqjet e përsëritura. UJI mund të konsiderohet nutrienti më i rëndësishëm, mbasi njerëzit nuk mund të bëjnë pa të qoftë edhe një periudhë të shkurtër. Realizimi i furnizimit me ujë të sigurt në rrjetin e banesave, ka kontribuar shumë në shëndetin human. Në zonat ku cilësia e ujit nuk është siguruar, këshillohet të zjehet uji dhe të konsumohet pas ftohjes. Vitaminat dhe shtesat minerale. Zarzavatet, sallatat dhe frutat me teper se tabletat dhe suplementet janë burimi më i mirë i Vitaminave dhe mineraleve. Rekomandimet për marrjen shtesë të mikroelementëve, substancave biologjike aktive ose multivitaminave janë zakonisht të panevojëshme. Megjithatë, shumica e vendeve kanë rekomandimet e tyre për shtesat në vitamina, për grupet më vulnerabile si për fëmijët e vegjël, gratë në periudhën e shtatzanisë dhe laktacionit dhe njerëzit në moshë të shkuar. Gjatë dimrit në vendet e ftohta ( në Shqipëri kryesisht në zonat veriore) mund të jenë për 6 ose më shumë muaj me shumë pak ose pa diell, kështu që foshnjet ose fëmijët e vegjël në këto vende mund të kërkojnë marrjen shtesë të Vit.D gjatë kësaj periudhe. DIETA MESDHETARE 61 Studimi “Shtatë vende” ka krahasuar për 30 vjet zakonet ushqimore te 7 vendeve: Holande, Greqi, Itali, Finlande, SHBA, Japoni, e ish-Jugosllavi. Ky studim tregoi se dieta mesdhetare është metodë shumë e vlefshme e të ushqyerit për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin. Një studim i mëtejshëm mbi 12.000 njerëz me moshe 40- 59 vjet tregoi vdekjet e ardhura nga sëmundjet kardiovaskulare se në zonat rurale jo Mesdhetare janë më shumë se dyfishi krahasuar me zonat jugore. Zonat më paktë goditura ishin Dalmacia, Kreta, Korfuzi dhe fshatrat Crevalcore (Emilia), Montegiorgio (Marche), Nicotera (Calabria). DIETA MESDHETARE-PERAMIDA E DYFISHTË e shëndetëshme për njeriun, por edhe për mjedisin; PIRAMIDA E DYFISHTEPIRAMIDA E DYFISHTE IM PA KT I AM BJ EN TA L KO NS UM I I S UG JE RU AR e e shshëëndetndetëëshmeshme ppëërr njeriunnjeriun, , porpor edheedhe ppëërr mjedisinmjedisin;; Është vlerësuar se, mesatarisht, për 100 kalori, dieta mesdhetare shkakton një ndikim mjedisor me rreth 60% më e ulët në krahasim me një dietë të tipit europian verior apo të Amerikës së Veriut (bazuar në konsum në një masë më të madhe të mishit dhe të kafshëve të majmura, dhe jo në perime dhe drithëra GJURMA EKOLOGJIKE GJURMA EKOLOGJIKE E PERGJITHESHME ESHTE SHUMA E TE GJITHA SIPERFAQEVE TE DOMOSDOSHME PER PRODHIMIN E TOTALIT TE TE MIRAVE TE KONUMUARA NGA NJE PERSON 62 Çdo kategori e ushqimit është vendosur në pjesën e Piramidës Ambjentale, korrespondon me ndikimin e tij, pra gjurmën ekologjike Tipi I ushqimit Gjurma ekologjike Për kg uhqim Fruta, bishtajore, perime, patate nga 3 në 21 m2 Makarona, oriz, bukë, sheqer, vaj ulliri nga 4 në 17 m2 Qumësht, kos, vezë nga 14 në 15 m2 Torta, biskota nga 16 në 30 m2 Mish I bardhë, djath, gjalp Nga 46 në 75 m2 Peshk 69 m2 Mish I kuq gjedhi Deri në 105 m2 TE PRODHOSH DHE KONSUMOSH USHQIM - KONSUMON EDHE AMBIENTIN Por jo të gjithë ushqimet lenë të njëjtën gjurmë ekologjike. Për cdo tip ushqimi ja gjurma ekologjike në m2 A e dini sa kushton në të vërtetë një kg mish? FAO: DIETË E QËNDRUESHME - BIODIVERISITET Për të plotësuar nevojat nutrizionale të një bote më të pasur, është e nevojshme që sistemet e ushqimit të pësojnë transformime radikale në drejtim të efikasitetit më të madh në përdorimin e burimeve dhe të një konsumi të ushqimit me shumë efikasitet dhe në favor të dietave të qëndrueshme, duke ruajtur keshtu burimet natyrore dhe produktive. Dietat e qëndrueshme mund të zvogëlojnë përdorimin e UJIT dhe minimizojnë emetimet e CO2, të promovojnë biodiversitetin ushqimor dhe vlerësojnë ushqimet tradicionale dhe lokale falë varieteteve të tyre Ndër shembujt e dietave të qëndrueshme FAO përmend në veçanti dietën mesdhetare. D i e t ë: rrjedh nga dhiaita e lashtë greke (stili I jetës-mënyrë jetese) 63 Për të treguar rëndësinë sociale dhe kulturore të dietës mesdhetare, ne vitin 2011- UNESCO e klasifikon Dieten Mesdhetare si TRASHEGIMI E NJEREZIMIT. Duke marrë parasysh efektet pozitive në sferën sociale, ekonomike dhe mjedisore, mund të konsiderohet një model alimentar i qëndrueshëm. 1- PËRFITIMET MJEDISORE Përdorimi i burimeve natyrore: Konsum të lartë të drithërave, frutave, perimeve dhe bishtajoreve, prodhimi i të cilave kërkon përdorimin e burimeve natyrore (të tokës dhe të ujit) dhe të lëshimit të gazit serre më pak intensiv në krahasim me një model diete bazuar më shumë në konsumin e mishit dhe të yndyrnave shtazore; Sezonaliteti: Reduktimi i kultivimeve në serë dhe ndikimet e tyre mjedisore, si dhe shpenzimet e furnizimit dhe transportit nga vende të largëta (milje ushqimore -food miles). 2- PËRFITIMET MJEDISORE Biodiversiteti Respekti për territorin dhe biodiversitetin, përmes të mbjellave të ndryshme në çdo zonë dhe rotacion të kulturës, në mënyrë që të garantoje sigurinë e ushqimit; Kursim: Porcione të moderuara dhe konsumi i ushqimeve integrale dhe të freskëta, të përpunuara minimalisht. Si sasitë e konsumuara dhe ato që kanë pësuar minimalisht përpunim,kontribuojnë në uljen e imnpaktit mjedisor të sjelljeve uhqimore. 3- PËRFITIMET SOCIALE SHENDET: Dieta mesdhetare, shoqëruar me aktivitet fizik ndihmon në parandalimin e: - Sëmundjeve kardiovaskulare; - Diabetit; - Disa lloje të kancerit (zorrës së trashë, gjirit, prostatës & pankreasit) Përveç kësaj, marrja e ushqimeve të freskëta dhe drithëra lejon disponueshmëri të larte dhe përdorim më të madh të micronutrientëve dhe antioksidantëve. NDËRGJEGJËSIMI: Vetedije e lartë ushqimoe dhe lidhja me territorin, me njohjen e sezonalitetit, biodiversitetin dhe natyrën e ushqimeve. BASHKËJETESA Dieta mesdhetare promovon marredheniet sociale. Vaktet e përbashkëta janë guri I themelit të traditave tona sociale (festa,dasma..). IDENTITETI Dieta mesdhetare është një shprehje e të gjithë sistemit historik dhe kultural të Mesdheut. 4- PËRFITIMET EKONOMIKE SHPENZIMET SHËNDETËSORE: 64 Zbatimi I modelit mesdhetar të zakoneve ushqimore për një numer sa me te madh të popullsisë, do të përmirësonte gjendjen e përgjithshme shëndetësore të popullatës, e cila do të rezultojë në një rënie të shpenzimeve shëndetësore kombëtare. SHPENZIMET FAMILJARE Respektimi i dietës mesdhetare, duke u fokusuar në ushqime sezonale, kryesisht drithëra dhe perime, do të lejojë një rënie në shpenzimet e ushqimit të familjeve. RRITJA E KOMPANIVE Rritja e kërkesës komerciale të produkteve natyrore (fruta, perime, drithëra, bishtajore) dhe te derivateve te tyre (vaj, verë, makarona, bukë), duke krijuar të ardhura dhe punësim për kompanitë e të rajoneve të Mesdheut. RRITJA E TERRITORIT Rritja e ofertës agro-gatronomike të territoreve tona, duke kontribuar në rregullimin sezonal të ofertës së turizmit 7 rregulla te arta per nje ushqyerje te shendeteshme: 1. Kontrollo peshen dhe qendro aktiv 2. Me shume drithera, bishtajore, fruta dhe perime te fresketa 3. Yndyrna: Zgjidh cilesine dhe limito sasine 4. Sheqer, embelsira dhe pije te embelsuara ne kufijte e duhur 5. Merr cdo dite uje me shumice 6. Kripe? Me mire te mos eccedere 7. Pije alkoolike:Nqs po te moderuara 8. Ndrysho shpesh zgjedhjet e tua ne tavoline 9. Keshillo ne tavoline personat speciale 10.Siguria ne tavoline varet edhe nga ty. 65 KONTAMINIMI I USHQIMEVE RREZIKU KIMIK DHE FIZIK NE USHQIME OBJEKTIVAT • Të përshkruani shkurtimisht llojet e ndryshme të ndotësve ushqimorë, burimet dhe ndikimet e tyre të mundëshme mbi shëndetin • Të tregoni rrugët e mundëshme të transmetimit të ndotësve kimikë dhe biologjike të ushqimit. • Të identifikoni rreziqet dhe risqet në faza të ndryshme të prodhimit dhe konsumit të ushqimeve. ------------------------------------------------------------------------------------- Kontaminantë konsiderohet kategoria gjithpërfshirëse që përmban substanca heterogjene që nuk janë të shtuar vullnetarisht në ushqime, por që vijnë nga mjediset ku produkti është kultivuar, mbarshtuar, transformuar, magazinuar, shpërndarë dhe konsumuar. Kontaminimi i ushqimeve është një problem i shumanshëm, që mund të sjellë për pasojë: 1-Alteracione merceologjike (tjetërsime në përbërërit fiziko-kimik të ushqimit) 2-Dëme në shëndetin e konsumatorit, reflektuar si nga tjetersimi i perberësve ushqimore duke cënuar kështu vlerat ushqyese të produktit ushqimor, ashtu dhe nga ndotësit e çfarëdo origjine qofshin (fizike, kimike, mikrobiologjike) Si pasojë e kontaminimit ushqimor shkaktohen probleme ekonomike, sanitare dhe legale. Trasferimi i materialeve te padeshirueshme (kontaminantëve) ne produktin perfundimtar (ushqim) mund të ketë origjinë të ndryshme: KONTAMINIM KIMIK: • Substanca kimike të huaja për ushqimet (ose xenobiotiche) • Substanca tokstike të pranishme në ushqime KONTAMINIM FIZIK: • Substanca radioaktive Ardhur nga mbeturina radioaktive pas shpërthimeve të reaktorëve nuklearë • Trupa të huaj në ushqime (Qelqe, metale, kocka, plastike, gurë, levozhga, dru,etj) KONTAMINIM BIOLOGJIK: • Mikrorganizma ekzistues problematik në të kaluarën, dhe përsëri të rikthyer me rëndësi në përhapjen e restoranteve kolektive dhe hoteleri/katering Rreziqet biologjike në ushqim përfshijnë shtamet patogjene te bakterieve, virusët, parazitet, helmintet, protozoarët, algat dhe produkte të caktuara toksike që atomund të prodhojnë. (OMG- Organizma gjenetikisht të modifikuar KONTAMINIMi KIMIK: Perceptimi publik i rrezikut kimik është argumenti në fjalë. Shumë persona i shohin kontaminantët kimikë në ushqime si rrezikun më të madh për shëndetin human. Në 66 realitet, edhe pse kanë ndodhur helmime në masë, rreziku i intoksikimit akut ardhur nga substanca kimike është shumë i ulët. Janë shumë më të zakonshme sëmundjet me origjinë ushqimore të shkaktuara nga kontaminantë biologjikë. Sidoqoftë, konsumatori e ndjen të madh kërcënimin ndaj shëndetit, ardhur nga substancat kimike. Sipas studiuesve të sjelljes humane, kjo nuk është e lidhur me një vlerësim objektiv të riskut por me faktorë si frika për pasojat, që mund të jetë edhe fatale, që shpesh nga padija, perceptimi i një rreziku të pakontrollueshëm shihet si një katastrofë. Eshtë e rëndësishme të kemi parasysh, veçanërisht kur komunikohet me publikun ose me mass-median Ky leksion trajton rreziqet potenciale të substancave kimike në ushqime dhe do të vlerësojë riskun që mund të sjellë. Prodhimet bujqësore dhe kafshët mund të jenë të ekspozuar ndaj rrezikut të substancave toksike të lidhura me kontaminimin ambjental të ujit, ajrit dhe të tokës. Gjithashtu, produktet kimike si pesticidet janë gjerësisht të përdorura në pjesën më të madhe të vendeve. Ushqimet mund të kontaminohen edhe gjatë procesit produktiv, magazinimit dhe përgatitjes. Ekspozimi për kohë të gjatë në nivele të ulëta të kontaminantëve kimikë është i lidhur me sëmundje të rënda, përfshirë shqetësime neurologjike, probleme në shtatzani dhe në lindje, kancer. Meqë janë të rralla, ekspozimet akute ndaj kontaminantëve kimikë transportuar përmes ushqimeve kanë provokuar sëmundje, në disa raste me pasoja të pakthyeshme mbi shëndetin dhe dëme të mëdha ekonomike. Një informacion i rregullt dhe i kujdesshëm mbi kontaminimin e ushqimeve është esencial për të ulur incidencën dhe rritur mbikqyrjen e shëndetit publik. Çdo substancë kimike që mund provokojë një dëm është një rrezik Ç’është kontaminimi kimik? Prania e metaleve të rënda, pesticideve, solventeve, antibiotikëve, hormoneve, etj. që origjinojnë nga lënda e parë për efekt të ndotjes ambientale, nga kontakti i ushqimeve me ambalazhet, nga përdorimi i papërshtatshëm i medikamenteve farmaceutike në mbarështimin e kafshëve, etj. Kryesisht ndotja kimike e ushqimeve është një problem i lidhur me: Zhvillimin ekonomik, industrial dhe urban. Përdorimin e substancave xenobiotiche (substanca kimike të huaja për ushqimet) Mbetjet që kontaminojnë ushqimet janë zakonisht në prani të sasive shumë të vogla: ppm (pjesë për milion) ppb (pjesë për miliard) Edhe pse të gjitha substancat kimike kanë si veti toksicitetin, pjesa më e madhe e tyre nuk janë të pranishme në nivele të tilla që të përbëjnë një problem për shëndetin human. Disa substanca kimike potencialisht të rrezikëshme janë prodhim human; të tjera janë më origjinë natyrale. Ekspozimi human ndaj produkteve kimike mund të vijë përmes inhalacionit, përthithjes me lëkurë dhe, natyrisht, marrjes së ushqimit dhe ujit të pijshëm ; disa substanca kimike (psh.plumbi) mund të merren me rrugë të ndryshme, Në këtë seksion trajtohen substancat kimike të pranishme në lëndën e parë që mund të 67 përfaqësojnë rrezik për shëndetin e njeriut, dhe substanca kimike që mund të përdoren në mënyrë korrekte dhe të sigurtë në proceset produktive. Mund të rezultojnë të ndotur me këtë lloj kontaminimi: PRODUKTE VEGJETALE: si të trajtuara në mënyrë direkte, ashtu dhe të kultivuara në toka të trajtuara së fundmi me pesticide, prania e të cilave verifikohet në ujra. PRODUKTE SHTAZORE: Këto produkte rezultojnë të kontaminuara me rrugë indirekte. Mishi, qumështi, vezë të kafshëve ushqyer me foragjere ose ushqimeve të trajtuara, peshq, molusqe. FURNIZIMI ME UJE : si me prejardhje sipërfaqësore, si nga thellësi jo të mëdha. Proceset e pastrimit nuk janë të efektshme për ndotje kimike RRUGET E KONTAMINIMIT KIMIK Rruga endogjene: Substanca presente normalisht në përbërjen e produktit Rruga eksogjene: Ardhur nga jashtë.Mund të jenë: a- Direkte ose primare: Ushqime kontaminuar në origjinë b- Indirekte ose sekondare: Ushqimet kontaminohen gjatë praktikave përpunuese KONTAMINANTE KIMIK a- Inorganik (metale të rënda) b- Organik: - Sintezë(pesticide, gjyrues) - Natyralë (Fitotoksina, Mykotoksina) legjislacioni Europian vlerëson rreth ~600 substanca Pesticide dhe ~600 substances Medikamente Veterinare. Ai synon që MRL (Limitet e Lejuara të Mbetjeve) të vlerësohen nga mg/kg (ppm) në < μg/kg (ppb). Kontaminantët kimik në ushqime mund të kenë origjinë të ndryshme: Kontaminantët kimikë të ushqimeve mund të ndahen duke u bazuar në tre klasa kryesore: Direktë, indirektë, ambjentalë. Kontaminantët kimikë (Direkt ose shtuar vullnetarisht) Kanë efekt të prodhojnë një kontaminim direkt ato substanca që janë shtuar vullnetarisht në ushqim gjatë fazave të prodhimit ose komercializimit (tregëtimit). 68 Kontaminimi primar Kontaminimi primar Kontaminimi sekondar Kontaminimi sekondar Mungesë masash parandaluese ne magazinim • Pesticide • aditive • substanca kimike • detergjentë/dezinfektantë MbetjeMbetje ttëë pa vullnetpa vullnetëëshmeshme Mbetje tMbetje tëë vullnetvullnetëëshmeshme pesticide Metale të rënda Mbetje farmaceutike anabolizantë KONTAMINIMI NGA SUBSTANCA KIMIKE Kësaj kategorie i përkasin 1. Substanca me origjinë industriale dhe ambjentale 2. Substanca shtuar me qëllim dhe / ose përdorur në mënyrë të papërshtatëshme dhe që krijojnë mbetje në ushqime 3. Substanca toksike natyrale me origjinë vegjetale 4. Substanca me gjenezë të re prodhuar në procese të vecanta teknologjike ose në fazën e gatimit të ushqimeve 1-Pesticidet ose antiparasitarët Përdoren: Vetëm për kultura për të cilat janë të autorizuar Në përqëndrim të përshtatshëm Duke rrespektuar intervalet e sigurisë Në këtë rast rreziku nga mbetjet është minimal. Legjislacioni synon të rregullojë: -Kontaminimin ushqimor dhe të mjedisit ardhur nga përdorimi i antiparazitarëve - Prodhimin, tregtimin, shitjen dhe përdorimin e pesticideve Nqs produkti nuk është aplikuar në mënyrë korrekte ose nqs nuk vëzhgohet periudha e pritjes, mund të mbeten në ushqim mbetje të rrezikshme. Ndërkohë që nuk është një problem i madh në vendet industriiale, produktet kimike për bujqësinë janë fortësisht të reklamuar në shumë vende në zhvillim si një mënyrë për të rritur sasinë e të korrurave. Në këto vende, bujqit mund të mos jenë të mirë instrukturuar për përdorimin në mënyrë korrekte të produkteve kimike. Pesticidet klororganike përdorimi i të cilave është i ndaluar në të korrat, sic është DDT, përdoren në mënyrë ilegale në ushqime. Të dhënat e grumbulluara nga GEMS/Programi Ushqimor, edhe pse jo të plotësuar, indikojnë që përdorimi i keq i pesticideve mund të përbëjë një problem nqs monitorimi dhe programi i kontrollit nuk zbatohen 69 Në shumë vende janë parashikuar kërkesa për rregjistrimin e produkteve kimike për bujqësinë dhe për përcaktimin e kushteve të sigurta për përdorim. Këto informacione shpesh vijnë në etiketën e produktit. ------------------------------------------------------------------------------------ I- Substanca shtuar vullnetarisht dhe / ose përdorur në mënyrë të papërshtatëshme dhe që krijojnë mbetje në ushqime 1- Aditivët ushqimorë dhe ngjyruesit me diferencë që këta, krahasuar me të mësipërmit, janë shtuar me qëllim rritjen e karakteristikave të konservueshmërisë të ushqimit ose për modifikimin e pamjes. Aditivët ushqimorë Nqs përdoren në mënyrë korrekte, aditivët ushqimorë mund të mbrojnë në një mënyrë ushqimin nga alteracionet dhe organizmat patogjene, duke ndihmuar kështu në sigurimin e një furnizimiushqimor të ndryshëm dhe të bollshëm. Në të njëjtën kohë, disa aditivë ushqimorë të aprovuar mund të jenë të rrezikshëm kur përdoren në mënyrë të eksagjeruar. Të tjerë aditivë ushqimorë mund të jenë të rrezikshëm nqs shtohen në ushqim në sasi të pamjaftueshme. Psh. nitritet përdoren për të evituar rritjen e sporeve të C. botulinum në produktet e mishit të kripur. Pamjaftueshmëria e jodit në kripë mund të shkaktojë dëme të deficiencës së jodit (trajtuar ne leksionin e parë). Disa aditive ushqimore (psh. squfuri) provokojnë reaksione alergjike. Disa persona janë të ndjeshëm ndaj produkteve kimike që nuk provokojnë shqetësime në popullsi në përgjithësi. Persona me probleme metabolike mund të reagojnë ndaj të tillë aditivëve ashtu si ndaj ushqimit. Një etiketim i kujdesshëm dhe i kompletuar i ushqimit, ndihmon këta konsumatorë të evitojnë produkte që mund t’i dëmtojnë. Pak vende kanë rregulla të detajuara për përdorimin e të gjithë produkteve kimike (aditivë ushqimorë) që mund të lëshojnë mbetje në ushqim, si ndihmues në proces dhe produkte për pastrimin. Përdorimi i ngjyruesve të pa aprovuar është veçanerisht i zakonshëm ndërmjet shitësve ambulantë të ushqimeve. Një program i kontrolluar dhe shoqëruar me gadishmërinë e agjentëve ngjyrues të sigurt dhe pak të kushtueshëm është mënyra më e mirë për të zgjidhur keto praktika të shpërndara dhe të rrezikëshme. Ndër vendet në zhvillim, përdorimi ngjyruesve tekstilë, ku shumë prej tyre janë karcinogjenë dhe përdoren në ushqime, është një problem serioz. Shitësit ambulantë të ushqimeve i përdorin sepse janë ekonomik dhe lehtësishttë përdorshëm. Pjesa më e madhe e konsumatorëve nuk e dinë që këta ngjyrues janë të rrezikshëm. Fallsifikuesit (lëndët zëvendësuese) janë përdorur shpesh për të mashtruar konsumatorin mbi cilësinë ose vlerën e produktit. Ndonjëherë, ata janë të rrezikshëm. Psh. acidi borik dikur ka qënë gjërësisht përdorur si konservant ushqimore me kosto të ulët, por tashmë gjykohet si tepër toksik për përdorim ushqimor. Në vendet në zhvillim, gjithashtu, akoma përdoren në mënyrë ilegale. Në të njëjtën mënyrë, formalina është përdorur ndonjëherë për konservimin e peshkut dhe produkteve të tjera itike, sidomos në vende ku nuk ka një gadishmëri për ftohje të përshtatëshme. 2- Hormonet dhe antibiotikët: Substancat me përdorim mjekues, mbetja e të cilave, krijon fraksione që mbeten të pa ndryshuara ose të transformuara kimikisht me rrugë metabolike pas trajtimit. Përbëjnë në një farë mase një potencial rreziku për shëndetin. 70 Prania e mbetjeve të antibiotikëve në produktet me origjinë shtazore mund të shkaktojë shkatërrimin e mikroflorës intestinale të individit të ekspozuar, duke favorizuar kështu ngjitjen e mundëshme të bakterieve patogjenë. Një pasojë tjetër shprehet me shfaqje të alergjive dhe antibiotikorezistencës II- Kontaminantët kimikë indirect (përdorur në mënyrë të pa vullnetshme): Kontaminimi industrial dhe ambjental Eshtë ai i lidhur me ekspozimin ndaj agjentëve kimikë të jashëm, shpërndarë në ajër, në ujrat sipërfaqësore ose nëntokësore ose në tokë si pasojë e aktiviteteve me origjinë antropike Dioksina, PCB dhe metalet e rënda, janë ndër më të njohurit dhe mund të shkaktojnë dëme serioze në shëndetin human. Rreziqet më të mëdha me origjinë biologjike janë të lidhura me substancat toksike të pranishme në bimë, me mykotoksinat dhe substanca të tjera toksike me origjinë biologjike. DIOKSINADIOKSINADIOKSINA Fig. Rruga e ardhjes së dioksinës në ushqime Një grup i vogël, por i rëndësishëm kontaminantësh mund të vijë nga procesi i prodhimit. Edhe substanca si aditivët, pesticidet e medikamentet për kafshë kanë provokuar intoksikacione, por janë normalisht të sigurt në qoftë se përdoren në mënyrë korrekte. Disa substanca kimike mund të provokojnë reaksione alergjike, edhe në nivele të ulëta, dhe përbëjnë një rrezik për jetën për personat sensibël. -Ushqime të kontaminuara me radioizotope të imët shpërndarë në atmosferë si pasojë e: - Shpërthimeve bërthamore - Shkarkimeve ose rrjedhjeve nga impiante bërthamore 71 Burime të rrezatimit të jashtëmBurimeBurime ttëë rrezatimitrrezatimit ttëë jashtjashtëëmm NaturalNaturalNatural ArtificialArtificialArtificial SubstancaSubstanca radioaktiveradioaktive kozmikekozmike dhedhe toktokëësoresore MaterialeMateriale ndndëërtimirtimi DiagnostikaDiagnostika mjekesoremjekesore (96%)(96%) HumbjeHumbje nganga reaktorreaktorëë nuklearnuklearëë ShpShpëërthimerthime ttëë armarmëëveve nuKlearenuKleare ShkaqeShkaqe profesionaleprofesionale RadiobRadiobëërthamorerthamore III- Substanca toksike natyrale me origjinë vegjetale Shumë bimë përmbajnë komponentë që mund të jenë toksikë për qëniet njerëzore dhe për kafshët. Disa, si fasulja e vogël e kuqe, duhet të trajtohen në kohën e duhur para se të jenë të sigurta për konsum. Të tjera, përfshirë shumë specie të përdorimit të zakonshëm, përmbajnë substanca natyrale të njohura ose të dyshimta karcinogjene si alchil- isotiocianati (hudhra), capsaicina (speci djegës) dhe selino (majdanozi, sedano, pastinaka). MYKOTOKSINAT- Çfarë janë? Myktoksinat janë substanca helmuese të prodhuara nga kërpudhat dhe kanë provokuar episode të demshme tek njeriu dhe në kafshë. - Përfshijnë një familje substancash toksike të rreth 100 molekulave. - Janë metabolite sekondare prodhuar nga kërpudha ose bakterie që rriten me formime pluhurore të bardha, përzverdhura ose të zeza mbi bimë ose mbi ushqime të ardhura prej tyre. - Prodhojnë efekte të shumta biologjike sepse janë të afta të ndërveprojnë me elementë qelizore të ndryshëm ( acide nukleike, proteina, enzima, etj) Shumë raste kanë qënë të lidhura me ngrënien e ushqimeve të mykura për kafshët, nga mungesa e ushqimit ose nga injoranca për pasojat e mundëshme. Këto mënyra të sjelluri janë akoma të pranishme në shumë anë të botës. Karakteristika të mykotoksinave të pranishme në ushqime: Ushtrojnë veprimin e tyre në përqëndrime të ulëta. Mund të jenë të pranishme në ushqime kur akoma kontaminimi nuk është i dukshëm Mund të persistojnë në ushqim edhe pas shkatërrimit së kërpudhës Janë shumë rrezistentë ndaj nxehtësisë dhe nuk shkatërrohen komplet nga operacione normale të gatimit, as nga trajtime të ndryshme të cilave ju nënshtrohen derivatet gjatë proceseve të përgatitjes së ushqimeve 72 Shkaktojnë preokupacione dhe dëme serioze në shëndetin human dhe mund të provokojnë dëme të konsiderueshme ekonomike në mbarshtime, dhe në impiante zooteknike ardhur nga një rënie në fazat produktive e riproduktive Mykotoksinat janë implikuar edhe në shumë sëmundje kronike, përfshirë kancerin. Operatorët e shëndetit publik kanë filluar të njohin impaktin e këtyre toksinave mbi shëndetin publik human dhe të kafshëve. FAO llogarit që 25% e korrurave botërore është e kontaminuar nga mykotoksinat. Aflatoksinat janë karcinogjene për të gjitha llojet e kafshëve të studjuara, përfshi njeriun. Aflatoksina dhe virusi i hepatitit B rrisin rrezikun e kancerit të mëlçisë nqs të dy faktorët janë të pranishëm. Aflatoksinat (B1, G1, B2, G2 e M1) janë mykotoksinat më të njohura, prodhuar kryesisht në misër dhe në kikirik nga Aspergillus flavus dhe A.parasticus. Aflatoksina B1 është klasifikuar si faktor karcenogjen i njohur për njeriun. Nivelet në ushqime për njeriun duhet të jenë më të ultit e mundshëm, për të ulur në maksimum rrezikun e tyre potencial. Ky rezultat mund të arrihet duke përmirësuar manipulimin pas grumbullimit, magazinimin, kampionimin dhe izolimin e ushqimeve dhe ushqimeve të kafshëve të kontaminuara. Në shumë vende autoritetet e tyre lokale kanë përcaktuar limite për mykotoksinat, në mënyrë të vecantë për aflatoksinat. Gjithashtu, limite të tilla duhet të bazohen mbi një vlerësim shkencor të riskut të toksicitetit të mykotoksinës dhe vlerësim të të dhënave të riskut të ekspozimit. Kështu,shumë limite të përcaktuara për mykotoksinat janë bazuar mbi Praktikat e Mira të Bujqësisë dhe/ose mbi Praktikat e Mira të Fabrikimit.Komisioni i Ekspertëve të FAO/OBSH mbi Aditivët Ushqimorë (JECFA) është duke përdorur studime epidemiologjike humane për të zhvilluar një vlerësim quantitativ të riskut të aflatoksinës. Duhet thënë që pjesa më e madhe e Vendeve Europiane kanë përcaktuar nivele të 5 mcg/kg për aflatoksina, ndërkohë në USA përdorin një “nivel të veprimit” të 10 mcg/kg për aflatoksinat totale. Burimi : “Micotossine nell’alimentazione umana e salute”. XII Direttorato Generale XII - Scienza, Ricerca e Sviluppo, Commissione Europea (2004). IV- Substanca me gjenezë të re prodhuar në procese të vecanta teknologjike ose në fazën e gatimit të ushqimeve IV-1 Ciguatera gjendet kryesisht në peshkun tropikal të shkëmbinjëve të nënujshëm. Akumulohet në zinxhirin ushqimor. Peshqit e mëdhenj grabitës janë më toksikët. Helmimi shkakton sintoma gastrointestinale, kardiovaskulare dhe neurologjike, si psh sensacion të invertituar të nxehtësisë dhe të ftohtit. IV.2- Histamina formohet gjatë konservimit të gabuar dhe të përzgjatur (dekompozimi) nga degradimi bakterial i aminoacideve të muskujve te peshkut. Prodhohet nga dekarboksilimi i istidinës vepër kjo e bakterieve. Për evitimin e rrezikut behet vlerësimi i freskisë së peshkut. Mund të shkaktojë reaksione alergjike shumë të rënda, zakonisht djegie, ekzema ose rënie të presionit të gjakut, sintoma që vijnë brenda 30 minutash nga ngrënia, dhe sintomat zhduken pas tre orësh. IV.3- Kontaminantët toksikë mund të derivojnë nga procesi produktiv i ushqimeve. 73 Substanca potencialisht karcinogjene mund të prodhohen me përdorimin e grilës (zgarës), duke tymëzuar ose djegur mishin dhe peshkun. Nivele të larta të Benzopirenit mund të formojnë në ushqim gjatë gatimit me grilë me karbon; aminat eterociklike dhe nitropirenët formohen kur mishi dhe peshku janë të ekspozuar në temperatura të larta. Nitrozaminat, që janë karcinogjenë të njohur, formohen gjatë skuqjes dhe në disa procese të shëllirës dhe kriposjes. Etilkarbamati mund të formohet gjatë fermentimit dhe gjendet në birrë dhe alkoolet e distiluar, sidomos në ëhiskeys skoceze. Clorpropanolët mund të vijnë nga hidroliza e proteinave me acidin hidroklorik. Industria ushqimore gradualisht është duke ulur nivelin e këtyre kontaminantëve. Disa vende e kanë të ndaluar procesin tradicional të tymëzimit; shumë industri përdorin një aromë të tymit likuid që nuk përmban hidrokarbure aromatikë policiklikë. Kontaminantët mund të transferohen nga mjetet e guzhinës ose nga kontenitorët. -Rreziqe ushqimore ardhur nga konfeksionimi Rasti i semicarbazidës prodhuar nga dekompozimi i azodicarbonamidit ekspozon rrezikun ndaj ushqimeve të shumta (marmalate, salsa, mjalt, lëng frutash, ushqime konserva për fëmijë) konfecionuar në kavanozë qelqi me kapak metalik, me guarnicion që përmban ADC Alumini- 80% e njerëzve që bëjnë një test mineralogrami në flokë, rezulton të jenë intoksikuar nga alumini. Alumini sot përdoret në sasi të mëdha si në fushën ushqimore (edhe në mjekësi dhe kozmetike). Rreziku mund të vijë nga përdorimi i tenxhereve, letrave të aluminit të guzhinës si dhe gjatë trajtimit të ushqimeve të ndryshe si miell, djath, kakao etj (përdorur si zbardhuer, emulsues,etj) Produktet kimike mund të migrojnë nga materialet në kontakt me ushqimin; për shëmbull, nivele të ulëta të kontaminantëve mund të transferohen nga materialet e ambalazhit. Në shumë vende, specifikat për plastiket e klasifikuara për ushqime përfshijnë limite mbi materialet çliruese. Të gatuash ushqim acid ne tenxhere bakri mund të provokohet kalimi i bakrit në ushqim. Plumbi mund të transferohet në ushqim nga disa lloje qeramikash. Dhe ushqimi përmbajtur në enë të salduara me plumb ka nivel tregues më të lartë të plumbit se sa ushqimi i ngrohur në enë të salduara pa plumb. Disa lloje mjetesh të guzhines mund të përbëjnë një rrezik. Tenxheret prej materiali të papërshtatshëm të ricikluar mund të përmbajnë metale të rënda të çlirueshme. Pjatat e qeramikës dhe të smaltuara, vecanërisht ato me ngjyra të shkëlqyeshme, mund të përmbajnë plumb dhe substanca të tjera toksike. Kristali me plumb mund të lëshojë këtë metal të rëndë, që nqs ekspozohet me ushqime acide si vera. Së fundmi, shumë produkte të pastrimit, si pastrues dhe solventë, janë toksikë nqs hanen, dhe nuk duhet të magazinohen pranë ushqimit. Ndotësit fizikë Objekte të ndryshme fizike mund të jenë të pranishme në ushqim; disa mund të jenë të rrezikëshme. Disa janë të pranishme natyralisht në ushqime të caktuara, si psh halat në peshk. Por, është e papranishme që ushqimi të përmbajë copa të metalit ose të qelqit, që mund të shkaktojnë thyrje të dhëmbëve ose dëme të tjera të rënda nqs gëlltiten. Kontaminimi më i zakonshëm përbëhet nga prania e qelqeve në ushqime dhe pije në kontenitorë qelqi. Prania e skorieve, të quajtura edhe “gjysëm-të ngurta”, përbën një tjetër problem të shpeshtë dhe mund të shkaktojë shqetësime gastrointestinale. 74 Problemi i kontaminimit fizik në ushqimet për fëmijë është i një interesi të vecantë. Disponohen pak statistika mbi rrezikun fizik në ushqime. Këto probleme më tepër vijnë nga industria ushqimore. Burimi: Hyman, F.N., Klontz, K.C. and Tollefson, L. FDA surveillance of the role of foreign agents in foodborne injuries. Public Health Reports 108:54-59 (1993). Këto rreziqe mund të jenë të kontrollueshme përmes inspektimit viziv, gjithashtu diferencat fizike përdoren si bazë për kontrollin përmes mjeteve të automatizuara të monitorimit, zakonisht të përdorëshme në industrinë ushqimore. Manipuluesit e ushqimeve dhe konsumatorët duhet të jenë të informuar për rreziqet e mundëshme, si heqjen e bizhuterive, dhe objekteve të tjera që mund të bien në ushqime dhe duhet të përdorin veshje të përshtatëshme kur manipulojne me ushqimin. Kjo gjë parandalon lezione të ndryshme dhe eviton humbjet ekonomike për industrinë ushqimore. ----------------------------------------------------------------------------------------- Të dhënat e literatures (burimi: Global Environment Monitoring System Food Contamination Monitoring and Assessment Programme- GEMS / Food) tregojnë që, përveç rasteve të izoluara të niveleve të larta të kontaminimit të ushqimeve në Europë dhe në Amerikën e Veriut, këto kontaminime janë më pak të zakonshme në vendet e zhvilluara. Të dhënat e ardhura nga Vendet në zhvillim nuk janë aq të kuptueshme; gjithashtu, shumë nga këto vende nuk kanë një legjislacion të fortë në këtë fushë të ndotjeve. Kështu, ushqimet e furnizuara nga këto vende mund të përmbajnë kontaminantë kimikë me prejardhje industriale dhe metalesh të rënda. Helmimet masive të ardhura nga këto produkte kimike kanë ndodhur dhe kanë provokuar dëme serioze në shëndet. Implikimet mbi shëndetin human të ardhura nga ekspozimi në nivele të ulëta për kohë të gjata, për shumë nga këta kontaminantë nuk janë tërësisht të njohur. Masat për kontrollin e rreziqeve kimike ndërmerren zakonisht kur mendohet që një produkt është i rrezikshëm (psh. dioksina), ose është present në nivele të larta (psh. mykotoksina). Në disa vende, ky lloj perceptimi mund të jetë krijuar nga media. Autoritetet publike duhet të rishohin procedurat për identifikimin e riskut në bashkëpunim me organizatat internacionale si OBSH. Vlerësimi i rrezikut merr në konsideratë aspektin toksikologjik dhe ekspozimin, duke përcaktuar nivelet finale toksikologjike dhe duke matur potencialin toksik për njeriun. ANALIZA TE RISKUT TE SUBSTANCAVE KIMIKE NE USHQIME ANALIZA TEANALIZA TE RISKUT TE SUBSTANCAVE RISKUT TE SUBSTANCAVE KIMIKE NE USHQIMEKIMIKE NE USHQIME Karakterizimi i riskut Niveli final Efekti i dozës Vlerësimi i ekspozimit Niveli në ushqim Marrja ditore Vlerësimi i riskut Administrimi i riskut Karakterizimii Karakterizimi i riskutriskut Identifikimi i Identifikimi i riskutriskut Komunikimi i Komunikimi i riskutriskut Monitorimi dhe vlerësimi Mundësitë e zgjidhjes vullnetare mosndërhyrjes i lig jit Vlerësimi socio-ekonomik dhe politik risk-benefic kosto-benefic 75 Kjo praktikë mund të jetë e vështirë me kontaminantët, veçanërisht, nqs nuk mund të jenë përdorur faktorët tradicional të sigurisë. Vlerësimi i ekspozimit është më pak i vështirë teknikisht, por mund të mos ketë mjete të përshtatëshme disponibile. Administrimi i rrezikut përdor analizën e risk-përfitimit (benefic) dhe kosto-përfitimit për vlerësimin e situatës. Komisioni i Codex dhe organizmat e tij subvestionues bëjnë këtë në nivel internacional. Vendet mbrojnë konsumatorët duke përcaktuar limite për substancat kimike në ushqime, dhe duke ulur kontaminimin në burim. Mund të jenë shumë të dobishëm programe të edukimit të konsumatorit; në Zvicër psh.,gratë shtatzëna vihen në vëzhgim për ngrënien e peshkut që mund të përmbajë nivele të larta të metilmerkurit. Informacionet mbi rreziqet janë esenciale për konsumatorët në mënyrë që ata të kenë besimi në ofertën e ushqimeve. Monitorimi i kontaminimit në ushqime dhe studime epidemiologjike mund të përdoren për vlerësimin e efikasitetit të stategjive të ndërhyrjes. Pikat e monitorimit për rreziqet kimike janë zgjedhur në bazë të ndjeshmërisë, saktësisë dhe kostos. Emisionet (nxjerrjet) e industrisë, ajri, uji dhe toka monitorohen për të vlerësuar potencialin e tyre konatminues për ushqimet. Shumë vende kryejnë studime të rregullta mbi dietën për vlerësimin e kontaminantëve në nivel të tregut. Politikanët përdorin rezultatet e këtyre studimeve për të vlerësuar dhe modifikuar programet e ndërhyrjes. P.sh, të dhënat mbi radioaktivët kanë treguar që nivelet në ushqime janë në mënyrë konstante nën udhëzues, duke treguar që monitorimi mund të jetë më pak frekuent (i shpeshtë). Metoda të ndjeshme analitike (biomonitorimi) mund të përdoren për monitorimin direkt të konsumatorit lidhur me praninë e kontaminantëve. Për kontaminantët e tretshëm në yndyrë, analiza e qumështit matern është veçanërisht e dobishme jo vetëm sepse tregon ekspozimin total të nënës ndaj kontaminantit, por edhe sepse fëmijët janë një grup vecarërisht vulnerabël. Studimet epidemiologjike që përdorin këto metoda mund të përmirësojnë bazën shkencore të karakterizimit të riskut. Për të drejtuar kerkimin e kontaminantëve sipas kritereve racionale të kosto-efikasitetit, duhet të të theksonen prioritetet. Keto kritere mund të përdoren për të stabilizuar priotitetet për aktivitetin e kontrollit të ushqimeve. Edhe pse emergjencat e sigurisë ushqimore kanë gjithmonë prioritetin më të lartë, një planifikim i mirë i shëndetit publik duhet të bazohet mbi shkencën dhe vlerësimin objektiv të rreziqeve dhe mundësive të lidhura me kosto-efikasitetin për uljen e tyre. Konsumatorët zakonisht nuk mund të zbulojnë kontaminantët kimikë, kështu ata dhe avokatët e tyre duhet të reagojnë për forcimin e monitorimit publik në mënyrë që të garantohet siguria e ushqimeve dhe e ujit të pijshëm. Konsumatorët mund edhe të bëjnë përpjekjet e tyre për uljen e riskut nga rreziku kimik. Psh. larja për largimin e mbetjeve të pesticideve nga frutat dhe perimet. Për risqet kimike janë të domosdoshme vlerësimet e sakta të riskut, që kërkojnë përmirësimin në vlerësimet toksikologjike dhe lidhur me ekspozimin. Kjo kërkon studime epidemiologjike dhe një interpretim të mirë të mekanizmave të sëmundjeve nga produktet kimike. Natyrisht, vija e parë e mbrojtjes është mbikqyrja e furnizimeve të ushqimeve, për të siguruar që ekspozimi ndaj risqeve kimike nuk i kalon nivelet e sigurisë. 76 KONTAMINIMI I USHQIMEVE RREZIKU BIOLOGJIK NE USHQIME OBJEKTIVAT Të përshkruani kushte të pasigurisë së ushqimeve. • Të përshkruani shkurtimisht llojet e ndryshme të ndotësve biologjik, burimet dhe ndikimet e tyre të mundëshme mbi shëndetin • Të tregoni rrugët e mundëshme të transmetimit të ndotësve mikrobiologjik të ushqimit. • Faktorët që sjellin kontaminimin biologjik në ushqime. • Cilet jane kushtet qe favorizojne zhvillimin e bakterieve ne ushqime ? • Të identifikoni rreziqet dhe risqet në faza të ndryshme të prodhimit dhe konsumit të ushqimeve. _____________________________________________________________ Kushte të pasigurisë së ushqimeve Origjiojne nga agresioni i ardhur në ushqime nga ana e agjentëve biologjik, insektet, larvat e tyre, jashtëqitjet e roditorëve,etj. Rreziqet biologjike në ushqim që interesojnë shëndetin publik shkaktohen nga shtamet patogjene të bakterieve, virusët, parazitet, helmintet, protozoarët, algat dhe produkte të caktuara toksike që ato. Në të kaluarën problematika e lidhur me kontaminimin biologjik të ushqimeve ka qënë mjaft e mprehtë dhe me pasoja të rënda në shëndetin publik. Me kalimin e viteve faktorë të ndryshëm kanë kontribuar në luftimin e ndotjes mikrobiale. Ndër ta më të rëndësishmit janë: - Përmirësimi i standardit jetësor të higjienës - Sistemet e ruajtjes më të efektshme - Mekanizimin e proceseve të mirëmbajtjes - Shpërndarja e frigoriferëve në familje Megjithatë modernizimi dhe sofistikimi i stileve te jetes sot ka çuar në përhapjen e ushqimit kolektiv dhe kateringut e për pasojë në rritjen e rasteve të kontaminimit dhe të episodeve toksinfektive. Sa më tepër një ushqim të jetë i manipuluar ose i përbërë nga shumë ingredientë, më e madhe është mundësia e pranisë së një numri të lartë mikroorganizmash. E për pqasojë sa më i madh të jetë ky numër, aq më e ulët është cilësia higjieniko-sanitare e ushqimit Jetë- gjatësia e tij pa dyshim (Schef-life) ne keto raste eshte e ulet. FAKTORE QE SJELLIN KONTAMINIMIN E USHQIMEVE 77 1. Ushqime krudo fillimisht të kontaminuara. 2. Perpunues te ushqimit, portator të agjentëve patogjen që prekin ushqimin. 3. Kontaminimi i kryqëzuar ndërmjet ushqimeve Krudo dhe të gatuara. 4. Përdorimi i ushqimit “të avancuar". 5. Furnizimi nga burime të pasigurta (fruta deti, qumësht krudo, konserva dhe ushqime shtëpiake) 6. Konservimi në zona me kondensim ose pikim (magazina te papershtateshme) Siç u theksua që në fillim Kontaminimi biologjik shkaktohet nga prania në ushqim e organizmave të rrezikshëm për shëndetin e njeriut, si bakterie, viruse, myqe, parazitë, krimba, insekte.. Pjesa më e madhe e ushqimeve përbën një substrat kultural vecanërisht të përshtatshëm për zhvillimin e mikrorganizmave saprofite dhe patogjene. Lidhur me këtë ushqimet mund të ndahen në: Favorizues të shumëfishimit bakterial (qumësht dhe derivate, bujon mishi dhe përgatitje me bazë vezë); indiferente (bukë, fruta dhe perime) pengues, për shkak të përqëndrimit të lartë të kripës, alcolit ose sheqerit ose aciditet të lartë (vera, uthulla, konservaushqimore). « CILET JANË KUSHTET QË FAVORIZOJNË ZHVILLIMIN E BAKTERIEVE NË USHQIME ? » Bakteriet për t’u shumëfishuar kanë nevojë për: Temperaturë të përshtatëshme Lagështi Burim ushqimi (proteina, yndyrna, sheqerna) Kohë (çdo 10 – 20 minuta dyfishohet numri) Temperatura është një faktor përcaktues për shumëfishimin e bakterieve: +37°C përfaqëson temperaturën optimale të rritjes; në temperatura inferiore nga +4C° dhe mbi +60C° rritja ngadalësohet ose ndalon, por pjesa më e madhe e bakterieve mbijeton dhe rifillon të shumëfishohet kur kushtet e temperaturës i afrohen përsëri atyre optimale (nga +4°C në +60°C: (zona të rrezikut) Një gatim korrekt (në temperaturë mbi +70C° deri në zemër të ushqimit për një kohë të mjaftueshme) vret pjesën më të madhe të bakterieve. Lagështia e ushqimit është një tjetër faktor i rëndësishëm per shumëfishimin e bakterieve; ato në mungesë të ujit nuk mund të rriten edhe pse disa mund të mbijetojnë gjatë në ushqime të thata. Burimi i ushqimit, që lejon bakteriettë shumëzohen, është vet ushqimi, sidomos nqs është i pasur me proteina, yndyrna dhe sheqer. Për këtë arsye konsiderohen ushqime 12 3 6 9 78 në risk mishi, pula, veza, qumështi dhe derivatet e tyre, molusqet, orizi, etj., si dhe produktet e përgatitura me këta ingredientë . Sa më e madhe të jetë koha në të cilën një ushqim lihet në temperatura të ndërmjetme (zona të rrezikut), aq më i madh është numri i baktereve që mund të gjenden. Gjithashtu, tre faktorë kryesore të shumëzimit të mikroorganizmave janë: Flora mikrobiale e ushqimeve e cila ndahet në tre kategori: 1. Saprofite, që janë bakterie normalisht në ushqim dhe nuk janë sinjifikative për gjendjen higjieno-sanitare. Por, një përqendrim i tyre i lartë mund të jetë tregues i një higjiene të dobët në prodhimin e ushqimit ose në ruajtjen e tyre, ose transporti apo shpërndarja janë kryer në kushte të papërshtatshme. 2. Shtame bakteriale "Indikatorë të ndotjes fekale." Zbulimi i tyre në ushqim mund të jetë një tregues indirekt i pranisë së patogjenëve nga habitati i zorrëve. Megjithatë, duke qënë shumë të përhapur dhe të shpeshtë, prania e tyre është lejohet të pranohet brenda limiteve të caktuara. 3. Bakteret patogjene dhe toksinat e tyre, që mund të jenë përgjegjës për sindrome infektive dhe toksinfektive. Është e nevojshme të bëhet dallimi midis " rrezikshmërisë në një ushqim ", përcaktuar si prani e patogjenëve dhe / ose toksinave të tyre dhe "alterimit të një ushqimi". Në rastin e parë mund të mos kemi ndryshime të karakteristikave organoleptike, që në fakt karakterizojnë alteracionet (ndryshimet) , siç u përmend më parë. Ky i fundit, nëse i dedikohet bakterieve saprofite, jo domosdoshmërisht e bën ushqimin e rrezikshëm. Kontaminimi biologjik i ushqimeve mund të vijë në momente të ndryshme dhe me mënyra të ndryshme, të cilat mund t’i ndajme: kontaminim primar: ushqimet përmbajnë mikrorganizma që nga origjina e tyre, që mund të vijnë nga kafshë portatore të mikroorganizmave ose të sëmura,(po keshtu edhe per bimet). kontaminim sekondar: ushqimi, pa prani të bakterieve nga origjina e tyre, kontaminohet gjatë fazave të përgatitjes, manipulimit, konservimit, transportit, etj. Pra na intereson të analizojmë se si ndodhin fenomenet e kontaminimit sekondar, të cilat mund të lindin edhe në sektorin e shpërndarjes së madhe (me shumicë). Përgjithësisht, kontaminimi mund të vijë përmes: 79 o Të ashtuquajturve të sëmurë ose portatorë , që transmetojnë bakteriet përmes teshtitjes ose kollitjes, ose nga njerëz me sëmundje lëkurë nëpërmjet kontaktit (plagë. pucrra); o Mjete (uji, enët, kontejnerë) o Vektorë (Mushkonja, miza, minj, buburreca) « METODA TE KONTROLLIT TE KONTAMINIMIT MIKROBIOLOGJIK» Per të evituar shumëfishimn e bakterieve në ushqime është e domosdoshme të zbatohen metoda të përshtatëshme të kontrollit , duke patur parasysh rëndësinë e dy faktorëve kohë dhe temperaturë. Duhet proceduar me: PERDORIM I NXEHTESISE Duke ushtruar mbi ushqim njDuke ushtruar mbi ushqim njëë temperaturtemperaturëë mbi 75mbi 75°°CC nnëë mmëënyrnyrëë uniformeuniforme nnëë ttëë gjithgjithëë pikat ppikat pëër 8r 8--1010’’, , bakterietbakteriet patogjenepatogjene asporigjeneasporigjene eliminohen.eliminohen. zjerjazjerja 65°C-80°C për 5 minuta shkatërron patogjenët asporigjen siguron shkatërrimin e asporigjenëve; shumë spore dhe disa toksina mund të rrezistojë. Shkatërron edhe sporet pasterizimipasterizimi sterilizimisterilizimi Sa më e lartë të jetë T, aq më e madhe mundësia e shkatërrimitSa më e lartë të jetë T, aq më e madhe mundësia e shkatërrimit PERDORIMI I NXEHTESISE Një ftohje : kontrollo rregullisht funksionimin e mirë të aparaturave frigoriferike dhe mbajtjen e temperaturave të përshatëshme për kategori të ndryshme ushqimesh (nga 0°C në + 4°C për ushqimet në ftohje, nga –22°C në –18°C për të ngrirat/mbi ngrirat). PERDORIMI I TEMPERATURAVE TE ULTA I ftohti nuk i shkatërron i mikrorganizmat. Sa me e ulët të jetë temperatura, aq më i lartë është ngadalësimi i aktivitetit mikrobik, duke synuar zgjatjen e kohës së konservimit. Sistemi i konservimit në të ftohtë parashikon në mënyrë rigoroze respektimin e zinxhirit frohës, 80 Produketet e ngrira, kur shkrihen, duhet të ruhen në frigorifer dhe të konsumohen brenda 24 oreve. Mos shkri kurrë në temperaturë ambienti: bakteriet mund të shumëzohen pas shkrirjes. SHKRIRJA Ushqimet e shkrira nuk duhet të ringrihen SËMUNDJET ME ORIGJINË USHQIMORE Objektivat: Pasi të studjoni këtë kapitull, ju do të jeni të aftë të : • Të shpjegoni marëdhëniet ndërmjet mjedisit dhe sigurisë ushqimore • Të përcaktoni dhe ilustroni ndryshimin ndërmjet helmimeve ushqimore dhe infeksioneve me origjinë ushqimore • Cili është roli i ushqimeve ne transmetimin e sëmundjeve • Bazat për të përcaktuar se një sëmundje është transmetuar me ushqimin • Infeksionet dhe intoksikacionet ushqimore bakteriale Definicione mbi konceptin e shëndetit në ecuri të viteve… Shëndeti nuk është thjesht mungesë e sëmundjes, është diçka pozitive, një qëndrim i lumtur ndaj jetës dhe një pranim i lumtur i përgjegjësisë që vetë jeta sjell për individin. Sigerist, 1941 Shëndeti është shprehje e nivelit të rezistencës ndaj sëmundjeve. Gordon, 1953 Shëndeti është produkt i një marrëdhënie harmonike midis njeriut dhe ekologjisë së tij. Rossdale, 1965 Shëndeti është një ecuri e përsosur e vazhdueshme e një organizmi në mjedisin e tij. Ëylie, 1970 “Në kuadër të promocionit të shëndetit, Shëndeti dhe sëmundja nuk konsiderohen si gjendje e alternuar dhe eskluzive, por si pika skajore të matura të një filli përcjellës" (Franzkowiak & Lehmann, 1999) (sëmundja-shëndeti) 81 Përcaktimi i Shëndetit (përkufizimi) Statuti OBSH 1948 “Shëndeti përcaktohet si një gjendje e plotë e mirqënies fizike, mendore dhe sociale dhe jo thjesht mungesa e gjendjes së sëmundjes ose lëngimit." Sëmundjet me origjinë ushqimore janë një problem shëndetësor i zakonshëm dhe serioz. Statistikat e nënvleftësojnë numrin e rasteve të tyre sepse jo çdo person i prekur vizitohet tek mjekët, të cilët nga ana e vet, mund të mos i raportojnë të gjitha rastet. Në disa raste sëmundjet me origjinë ushqimore mund të mos dokumentohen sepse ato nuk njihen si tilla. Në disa Vende në Zhvillim (VNZH) deri në 60% e rasteve të këtyre sëmundjeve, mund të shkaktohen nga teknikat e dobëta të trajtimit të ushqimit dhe nga ndotja e ushqimit në pikat e tregtimit. Probleme të ngjashme ekzistojnë edhe ne Vendet e Zhvilluara (VZH). Siguria ushqimore, kimike dhe mikrobiologjike, janë çështje të ngjashme, por të ndara midis tyre. Në themel ushqimi është një përzjerje e kimikateve (përfshi nutrientet), toksinave natyrore, ndotësve dhe shtesave ushqimore. Nutrientët përbëjnë 99,9% të ushqimit. Disa nga këta nutrientë, në dietat e pabalancuara, siç u diskutuan në sesionin e mëparshëm me titullin “Shëndeti dhe ushqyerja”, mund të shkaktojnë edhe efekte shëndetësore negative. Ndotësit biologjikë, (si shkatarë të sëmundjeve ushqimore) përbëjnë objektin e kësaj pjese Gjendja e shëndetit të një individi varet nga integriteti anatomik dhe funksional i organeve dhe aparateve të ndryshme. Ushqyerja paraqet një nevojë primare për qëniet e gjalla. Për një ushqyerje korrekte duhen: Ushqime të sigurta Diete ushqimore e përshtatshme Sjellje ushqimore korrekte Gjithë ushqimet mund të kontaminohen nga prania e agjentëve të jashtëm që i bëjnë kështu të dëmshëm për shëndetin. Siguria ushqimore është baza e një ushqyerje korrekte. Normativa Europiane e përcakton sigurinë e produkteve ushqimore në këtë mënyrë: “..garancia që produktet ushqimore nuk kanë efekt të rrezikshëm mbi shëndetin e konsumatorit, kur përgatiten dhe konsumohen” Siguria e ushqimeve, ose karakteristika për të cilën ushqimi mund të konsumohet pa rrezik, paraqitet si dy anëte mëdaljes. Nga njëra anë siguria nutricionale dhe nga ana tjetër siguria sanitare. Vitet e fundit komuniteti njerëzor po përballet me një rritje të rrezikshme të episodeve toksiinfektive, që i atribuohen mbi të gjitha: - Ndryshimit të zakoneve të ushqyerit - Globalizimit të tregjeve - Kompleksitetit të cikleve të prodhimit dhe shpërndarjes së ushqimeve 82 Po cili është roli i ushqimeve ne transmetimin e sëmundjeve? Roli i ushqimeve në transmentimin e STU (Semundje transmetuar me ane te ushqimeve) me eziologji mikrobike mund të jetë: Thjesht transmetues Sherben si substrat i intensitetit të shumëzimit Si është përcaktimi për një sëmundje transmetuar përmes ushqimeve (food-born illness)? Eshtë cfarëdo lloj sëmundjeje që rezulton nga marrja (ngrenia) e ushqimeve që përmbajnë elementë toksikë me natyrë kimike dhe/ose biologjike Ushqimet mund të paraqesin potencial të mundshëm transmetimi sëmundjeje kur mund të transmetojnë tek konsumatori mikroorganizma dhe substanca kimike me aftësi të provokojnë dëme për shëndetin. Lista e sëmundjeve akute, lidhur me një transmetim ushqimor është rritur në mënyrë dramatike në vitet e fundit. Infeksionet dhe intoksikacionet ushqimore bakteriale ORIGJINA E RISQEVE USHQIMORE Pjesa më e madhe e ushqimeve përmban një popullim mikrobik natural që mund të rritet gjatë proceseve të trasformimit dhe konservimit të cilave ju nënshtrohen këto ushqime, ose mund të rritet për efekt të kontaminimit atmosferik ose të atij ardhur gjatë kontaktit me veshjet, kafshët dhe njeriun. Prania e këtyre mikroorganizmave mund të ndryshojë thjesht karakteristikat organoleptike të ushqimit, ose mund të shkaktojë zhvillimin e agjentëve patogjenë, duke e bërë ushqimin kështu të rrezikshëm për konsumatorin. Agjentët patogjenë mund të ushtrojnë veprimin e tyre përmes prodhimit in vivo të toksinave (më tepër bëhet fjalë, për enterotoksinat që prodhohen në zorrë), ose si veti të aftësisë së tyre të invadojnë mukozën intestinale dhe, eventualisht, të kapërcejnë atë dhe të arrijnë në inde dhe organe të tjera (infeksione invazive). Në të gjithë botën toksiinfeksionet dhe intoksikacionet ushqimore përbëjnë tashmë një nga problemet më të vështira për t’u zgjidhur dhe administruar. Aktualisht sëmundjet e rregjistruara që rrjedhin nga konsumi i ushqimeve, me prani te agjentëve të ndryshëm biologjik si bakterie, virus, parazit dhe nga mikroorganizma përgjegjës të quajtura “patogjenë emergjentë”, përbëjnë sigurisht “problem të rëndë”, me të cilin në mënyrë të vazhdueshme përballet industria ushqimore, autoritetet e kontrollit dhe konsumatori. Agentë dhe substanca të ndryshme toksike mund të transmetohen me ushqime duke shkaktuar tek njeriu sëmundje të ndryshme akute si hepatiti, sëmundje gastro-intestinale dhe respiratore. Shkaktarët mund të jenë: 83 bakterie, myqe, viruse, parazitë (protozoarë, cestod, nematod) substanca natyrale endogjene helmuese të pranishme në ushqime mbetje të substancave kimike të përdorura në bujqësi kontaminantë ambiental, mbetje framaceutike, aditivë ushqimorë. Shumë toksina transmetuar me rrugë ushqimore mund të godasin organe të ndryshme të traktit gastro-intestinal, që, sido që të jetë, mbetet rruga më e lehtë e hyrjes në organizëm. Sisteme, si ai nervoz, qarkullues ose skeletor, mund të përfshihen në vijim nga marrja (ngrënia) e ushqimeve të kontaminuara. Një ushqim është konsideruar si një rrezik për shëndetin kur ai përmban agjentë fizike, kimike apo biologjike që mund të dëmtojnë ata që konsumojnë atë. Në shumicën absolute të rasteve, sëmundjet e transmetuara me konsumin e ushqimeve janë klasifikuar si: • Intoksikacione (helmime) • Infeksione • Toksiinfeksione Infeksionet akute: • Shfaqen pas konsumimit të ushqimeve që përmbajnë ngarkesa të larta të mikroorganizmave të gjalla të cilët, kur merren së bashku me ushqimin shkaktojnë dëmtimin e mukozën e zorrëve (p.sh. salmonellosis) Toksinfeksione : • Sëmundja provokohet nga mikroorganizma patogjenë dhe/ose toksina të tyre që shumohen para gëlltitjes, vazhdojne të shumohen ne zorrë, duke prodhuar toksina.(Clostridium perfringens, Vibrio parahaemolyticus, shtame enterotoxice te E.Coli) Intoksikacione: • Janë manifestime patologjike që ndodhin pas konsumit të ushqimit që përmbajnë toksina të prodhuara nga mikroorganizmat që janë shumuar në ushqim para konsumit të tij. Bazat për të përcaktuar se një sëmundje është transmetuar me ushqimin Përcaktimi në se një sëmundje është me origjinë ushqimore është shumë i ndërlikuar. Gjithësesi faktorët kryesorët mund të renditen si më poshtë: Eshtë e rëndësishme të vihet ne evidencë zbulimi i agjentit që shkaktoi sëmundjen në një kampion ushqimor që personi i goditur ka konsumuar. Eshtë gjithashtu e qartë që kjo, për arsye të ndryshme nuk është gjithmonë e mundur. Sëmundja godet një grup personash që kanë të përbashkët faktin që mund të kenë konsumuar të njëjtin ushqim. Transmetimi me rrugë ushqimore mund t’i dedikohet faktit që sëmundja shkakton shqetësime në nivel të traktit gastro-intestinal. Ky mund të jetë një tregues fallso; 84 gjithashtu mungesa e sintomave në nivel të traktit gastro-intestinal nuk provon që një sëmundje nuk është me origjinë ushqimore. Vetëm 1% e helmimeve nga ushqimi sillen në statistikat vjetore. Kjo vjen nga: Mungesa e raportimit të rasteve të ardhura si pasojë e një investigimi jo të përshtatshëm; Mosvlerësimi në planin psikologjik që sot shpesh i jepet këtyre sëmundjeve, kur i sëmuri shpesh eviton konsultimin me mjekun, duke pritur shërimin, ose duke ju drejtuar strukturave sanitare vetëm nqs. sintomat nuk zhduken pas disa ditësh. Faktore qe ndikojne ne rritjen e sëmundjeve ushqimore: 1. shpërndarja e fenomenit ndër restorantet kolektive 2. aplikimi i udhëtimeve turistike me spostime të grupeve të mëdha nëpër botë 3. mbarështimet zooteknike intensive të tipit industrial 4. modifikimet teknologjike të prodhimit, shpërndarjes dhe konsumit 5. import eksporti në shkallë ndërkombëtare Bakteriet përgjegjëse të sëmundjeve ushqimore Pjesa më e madhe e bakterieve përgjegjëse të sëmundjeve me origjinë ushqimore provokon, përmes prodhimit të toksinave ose ndërhyrjes direkte të tyre, shqetësime të traktit gastro-intestinale (GI). Vetëm disa, dhe shumë të rëndësishëm, për të qënë të transmetueshëm përmes ushqimeve, kanë veprim të ndryshëm mbi pritësin (konsumatorin). Shqetësime te traktit Gastro-intestional Salmonella Shigella Campylobacter Escherichia coli Vibrio.spp Bacillus ceresus Clostridium perfrigens Staphylococcus aureus Te tjera shqetësime Listeria monocytogenes Clostridium botulinum Mycobacterium tuberculosis Mycobacteriumbovis Brucella abortus Brucella melitenis Corynebacterium diphteheria Bakterie përgjegjëse të sëmundjeve ushqimore Mekanizma patogjene të infeksioneve intestinale Sëmundje infektive: çdo modifikim i kushteve normale organike ku një ose më tepër pjesë të trupit human janë të pa aftë të zhvillojnë funksione normale jetësore nga prania e një mikroorganizmi ose e metabolitëve toksik të tij; 85 Patogjen: cdo agjent mikrobik në gjendje të provokojë sëmundje; Patogjenitet: aftësia e patogjenit për të shkaktuar sëmundje. Substancat toksike ose irritante që hyjnë në stomak, induktojnë peristaltikë inverse që kombinuar me kontraktime të muskujve abdominale provokon të vjella. Nqs. substancat toksike nuk eliminohen me të vjella, këto ose mikroorganizmat që i prodhojnë kalojnë në zorrë dhe japin kontraksione, dhimbje abdominale dhe diarre SIGURIA MIKROBIOLOGJIKE E NJE USHQIMI VARET NGA: o Tipi i mikrorganizmit- toksinfeksioni verifikohet nqs. ushqimi është kontaminuar nga një mikrorganiëm patogjen. o Numri i mikrorganizmave- bakteriet, ose toksinat e tyre, duhet të jenë prezente në sasi të mjaftueshme në ushqimin ekonsumuar Nqs numeri i bakterive është i pamjaftueshëm Individi që ka konsumuar ushqimin mund të bëhet portator FAKTORE TE PRANISHEM QE SHKAKTOJNE NJE TOKSINFEKSION 1- Prania e një mikrorganizmi 2- Kontaminimi i ushqimit permes: • Veshjeve dhe sipërfaqeve të pista • Ushqimeve krudo • Personelit të ngarkuar (që manipulon me ushqimin) o Një ushqim i përshtatshëm që përbën terren favorizues për shumëzimin e mikroorganizmit (sidomos ushqimet proteinike) o Koha dhe temperatura që lejon mikrorganizmin të shumëfishohet o Konsumi (ngrënia) i ushqimit të kontaminuar Doza Infektive Minimale (DIM) Për cdo mikroorganizëm, që ai të shkaktojë dëm në shëndetin e njeriut, ekziston një Dozë Infektive Minimale (DIM) që varet kryesisht: o nga virulenca e mikroorganizmit o nga mosha e gjendja e përgjithëshme e shëndetit (gjendja imunitare) të përsonit të goditur. SHKAQE TE INFEKSIONEVE USHQIMORE o Përdorimi i ingredientëve të kontaminuar o Gatim i papërshtatshëm/ringrohje o Ftohja e papërshtatëshme e ushqimeve të gatuara o Konservimi i ushqimeve të nxehta në mënyrë të papërshatëshme 86 o Ushqime të përgatitura shumë para kohe o Kontaminim i kryqëzuar o Higjienë e ulët e personelit o Pastërti e pamjaftueshme : lokale, veshje ,mjete o Manipulimi i ushqimeve nga personel i infektuar Sëmundjet ushqimore kanë një impakt të rëndësishëm jo vetëm shëndetësor, por edhe social dhe ekonomik në shëndetin publik human. Humbjet ekonomike të shkaktuara në vlera monetare mund të ndryshojnë nga një vend në tjetrin. Shpesh bëhet fjalë për sëmundje jo të rënda, por që ndonjëherë mund të marrin karakter preokupant, sidomos tek femijët dhe tek pleqtë ose kur manifestohen në forma të epidemive të vërteta (rasti I episodeve që i përkasin restoranteve kolektive) Toksiinfeksionet ushqimore janë ngjarje të papëlqyeshme jo vetëm për konsumatorët fatkeq që kanë konsumuar ushqim të kontaminuar, por edhe për titullarët e laboratorëve dhe të shërbimeve nga vjen ushqimi I inkriminuar, sepse mund të sjellin pasoja të rënda administrative (dyshim për ushtrim veprimtarie), civile (kompesim dëmesh) por edhe penale. Faktorë të ndryshëm predispozues në Shqipëri o Ndryshimet demografike të pas viteve 1990, o Ndryshimet në sjelljen humane, o Ndryshime në teknologjinë dhe industrinë e përpunimit të ushqimeve, o Ndryshime në zhvillimin ekonomik, o Udhëtimet dhe tregëtia ndërkombëtare, o Adaptimet dhe ndryshimet mikrobike, o Masat jo efikase për ruajtjen e shëndetit publik, Literatura dhe site te konsultuar: o Microbiologia alimentare - Ëikipedia.mht o Il sistema agro-alimentare dell’ Unione Europea” Kapitulli 7- Mariani-Vigano, 2002 o Regolamento (CE) n. 2073/2005 del Parlamento Europeo e del Consiglio del 15 Novembre che stabilisce i criteri microbiologici applicabili ai prodotti alimentari. G.U.C.E. L 338 del 22/12/2005. o http://ëëë.agrofood.it 87 VEPRIME PER TE MBESHTETUR SHENDETIN DHE MJEDISIN Objektivat: Pasi të studjoni këtë kapitull, ju do të jeni të aftë të : • Të përcaktoni veprimet që duhen ndërmarrë, nga punonjësit e shëndetit mjedisor, për të zgjidhur problemet e kësaj fushe • Të aplikoni për një problem të caktuar konceptim “ mendo në mënyrë globale dhe vepro në mënyrë lokale” • Të kuptoni parimet e rëndësishme etike që lindin kur ndërmerrni një veprim për një cështje të shëndetit mjedisor. _____________________________________________________________________ PËRMBAJTJA Nga dijet tek veprimi Parimet etike që drejtojnë punën në Shëndetin Mjedisor Roli i profesionistëve të shëndetit mjedisor Ekspertiza teknike Praktika profesionale Edukimi i publikut dhe ndërtimi i kapaciteteve Shëmbulli personal Mbështetja Komunikimi Kërkimi dhe dokumentacioni NGA DIJET TEK VEPRIMI Shpesh është e vështirë për të rënë dakort mbi shkaqet kryesore që shkaktojnë problemet e mjedisit, sepse individë dhe kultura të ndryshme kanë opinione shume të ndryshme lidhur me shkaktarët e këtyre problemeve. Një shoqëri mund t’i shohë problemet sikur ato lindin për shkak të arrogancës së treguar nga progresi, si pasojë e një qëndrimi të tillë sipas së cilit njeriu mund të bëjë gjithcka pa frikën e pasojave. Një shoqëri tjetër mund t’i shohë problemet si përfaqësuese të dështimit moral të qeverisjes dhe të shoqëtisë dhe si pjesë e dëshirës së individit për të jetuar mirë, por pa u lodhur shumë. Një e tretë mund t’i shohë këto probleme si të pashmangëshme, si pjesë e kostos që duhet paguar për të përfituar një jetë më të mirë dhe për të dalë nga varfëria. Këto ide rreth shkaqeve nuk janë domosdoshmërisht të drejta apo të gabuara, por ato nuk mund të ofrojnë një udhëheqje të mjaftueshme për të vepruar. Zakonisht është e vlefshme të përqëndrohemi mbi problemet ekzistuese dhe veprimet që duhen ndërmarrë me qëllim që ato të mos përkeqësohen. Cfarë nuk është e qartë është fakti se c’duhet bërë për to. Shumë individë dhe grupime politikekanë idetë e tyre rreth ndryshimeve rrënjësore që duhen bërë për korrigjimin e problemeve të vecanta që ata i shohin si shkaktarët kryesorë. Megjithatë, shkaku që mund të jetë kryesor sipas disa njerëzve (p.sh mbipopullimi) mund të vlerësohet nga të tjerët si një fenomen dytësor ( sikurse psh. arsimimi dhe forcimi i pamjaftueshëm i pozitave të grave). Zgjidhjet radikale janë shumë të lehta për t’u gjetur, por shumë të vështira për t’u 88 zbatuar. Eshtë e qartë se bota nuk ka shumë kohë për të debatuar rreth këtyre cështjeve para se dëmi ndaj mjedisit të jetë i përhershëm, i pakthyeshëm dhe të përparojë aq shumë sa të kufizojë zgjedhjet dhe liritë jetësore të brezave të ardhshëm. Shumë njerëz të zgjuar dhe të ndërgjegjshëm, pa marrë parasysh këndvështrimin rreth shkaktarëve të problemeve, po arrrijnë në një pikë të përbashkët lidhur me ndryshimet më emergjente që duhen bërë për t’i dhënë shoqërisë dhe mjedisit pak frymëmarrje. Megjithatë, në vende të ndryshme të botës po përvijohet një linjë konsensusi mbi hapat minimale që duhen ndërmarrë për t’u përballuar me këto cështje. Këto hapa renditen në tabelën e mëposhtëme jo domosdoshmërisht sipas rëndësisë së tyre. Tabela Nr.1 Pika për të identifikuar problemet kryesore të shëndetit mjedisor Kontrolli i ndotjes Së pari, për të parandaluar clirimin e ndotesve në mjedis dhe për të ngritur strukturat ekonomike dhe rregullatore që mbështesin vigjilencën në kontrollin e ndotjes. Tërheqja e mbeturinave Me qëllim pastrimin e zonave të ndotura dhe kthimin e tyre në gjendjen e mëparshme ose të paktën në gjendje të pranueshme Ruajtja e burimeve Ku përshkruhet riciklimi dhe ripërdorimi, për të ulur sasinë e lëndëve të para që i nevojiten industrisë dhe për të rritur efektshërinë e përdorimit të këtyre burimeve Ruajtja e ekosistemit Për të siguruar që habitatet e specieve të ndrysme do të konservohen në produktivitet të plotë dhe se do të mbështetet një përdorim sic duhet i tyre nga ana e njeriut. Angazhimi për t’i dhënë fund varfësisë ekstreme Dhe mbështetja për të krijuar një ekonomi të qëndrueshme, për të mundësuar të paktën një nivel ekonomik dhe të shëndetit personal deri diku të krahasueshëm me atë qëe ka sot bota e zhvilluar. Transferimi i teknologjisë Për t’i dhënë VNZH mundësi të industrializohet me teknologjitë më të efektshme, më pak të rrezikëshme dhe më pak ndotëse Sisteme ekonomike të qëndrueshme Që e bazojnë produktivitetin e tyre ekonomik në atë që mund të nxirret nga mjedisi pa shkaktuar dëmtime aftagjata. Kontrolli i rritjes së popullsisë Bashkangjitur me angazhimin për të përmirësuar cilësinë e jetës së familjes dhe sigurisë personale. Pranimi deri në një farë mase i rrezikut Si pjesë e jetës së përditëshme, bashkë me angazhimin e shoqërisë për të ulur risqet për qytetarët e saj nëpërmjet arsimimit, rregullave dhe ndihmave ekonomike në mënyrë që rreziqet e jetëstë mos kthehen në preokupime të vazhdueshme. Parandalimi i luftës konvencionale dhe asaj bërthamore Dhe kalimi sa më shumë të jetë e mundur, i fondeve të shpenzuara për armatime, për qëllime paqësore, përtfshi përmirësimin e mjedisit Në qoftë se arrihet një konsensus mbi minimumin që duhet bërë, ceshtja tjetër është se kush duhet t’a bëjë atë. Duket qartë se këto veprime kanë një komponent praktik dhe teknik që duhet menaxhuar nga profesionistë të trajnuar. Megjithatë, këta profesionistë nuk mund të veprojnë të izoluar. Ata duhet të mbështeten nga njerëzit që preken në mënyrë të drejtëpërdrejtë, nga udhëheqësit e shteteve, nga institucionet dhe nga drejtuesit në nivel lokal, të cilët mbase janë ata që kanë më shume ndikim se të tjerëtpër të vendosur në se reformat do të ndërthuren me punën dhe jetën e përditëshme. Pra, formimi i aleancave me drejtuesit e komuniteteve , të moshuarit dhe njekët popullorë, është 89 thelbësor. Prandaj, ndërmjet të tjerave, PSHM nuk mund të jenë thjesht ekspert teknikë. Ata, duke edukuar njerëzit me rëndësinë e këtyre cështjeve dhe duke mobilizuar të tjerët për të ndërmarrë veprime efektive , duhet të jenë edhe faktorë ndryshimesh brenda shoqërive të tyre. PARIME ETIKE QE UDHEHEQIN PUNEN NE SHENDETIN MJEDISOR PSHM, në punën e përditëshme duhet të marrin vendime që përvec aspektit tekniko- shkencor, përfshijnë edhe aspektin etik. Parimet etike bazë në punën e shëndetit mjedisor ndjekin të njëjtat parime të fushave të tjera të shëndetit, me përjashtim të faktit se PSHM u kërkohet t’i kushtojnë më shumë vëvendje pasojave më të gjëra sociale të punës së tyre. Tabela Nr. 2 na jep parimet etike të krijuara për epidemiologët e mjedisit. Këto parime mund të aplikohen edhe nga punonjësit e tjerë të ekipeve të shëndetit mjedisor. Tabela Nr.2 Udhëzues etik për epidemiologët e mjedisit Detyrime ndaj pjesëmarrësve në studim • Rrespekto të drejtat dhe autonominë personale të gjithsejcilit • Shfrytëzo përfitimet dhe pasojat negative, individuale dhe kolektive të studimeve të propozuara • Mbro mirqënien e tyre • Merr konsensusin gjithnjë kur është e mundur • Ruaj fshehtësinë • Përdori të dhënat dhe kampionet vetëm për qëllimin (et), për të cilin (at) ke marrë leje Detyrime ndaj shoqërisë • Shmang njëanshmërinë • Bëj dallimin midis shkencëtarit dhe avokatit (mbështetësit) • Interesi publik ka përparësi ndaj cdo interesi tjetër • Ji objektiv në përhapjen e gjetjeve të studimit dhe i kuptueshëm në debatet publike • Komunitetet e propozuara për studim përfshiji në të gjitha fazat e zhvillimit dhe raportimit të studimit • Angazhohu, bashkë me disiplinat e tjera, për të rritur dhe maksimalizuar dobinë publike të epidemiologjise mjedisore • Merr parasysh pasojat më të gjera sociale , përfshi dhe psiko sociale dhe të shëndetit fizik • Merr në konsideratë si barazinë dhe rregullshmërinë e shpërndarjes së burimeve të përdorura për studime në fushën e epidemiologjisë mjedisore në zona, shtresa sociale dhe juridiksione të ndryshme • Përfusnimet e studimeve epidemiologjike janë të pasigurta,prandaj duhet të përdoren si duhet , psh. Në analizën e riskut, në zhvillimin e politikave dhe përcaktimin e ndërhyrjeve • Ji i zellshëm në zbatimin e detyrave të tua profesionale. Detyrime ndaj sponsorve dhe punëdhënësve • Sigurohu që si studjuesi edhe sponsori/punëdhënësi, janë në dijeni të përgjegjësive rrespektive dhe asaj se asj cfarë pritet nga njëri tjetrit • Thekso detyrimet ndaj të tjerëve • Ruaje informacionin e rezervuar por përhapi metodat, procedurat dhe rezultatet e studimet Detyrimet ndaj kolegëve • Promovo saktësinë/korrektësinë në projektimin e studimeve dhe neutralizimin në ekzekutimin e tyre • Raporto dhe publiko metodat dhe rezultatet në literaturën e specializuar, pa patur parasysh në se përfundimet janë pozitive, negative apo nuk aknë fare rezultat. • Përballu me sjelljet dhe kushtet e papranueshme 90 • Deklaro kërkesat etike Detyrimet ndaj te gjithë grupeve të sipërpërmendura • Konsultohu me investitorët, përfshi anëtarët e komunitetit • Shmang konfliktin e interesave dhe njëanshmërinë • Mbaji të gjitha përgjegjësitë me zellin e duhur • Komuniko publikishtdhe në mënyrë të kuptueshme përfundimet e studimeve Burimi: Soskolneand Light, 1999 Aplikimi i parimeve etike, në nivel personal , përfshin njohjen e faktit se si mënyra e tyre e jetesës dhe ajo e komunikimit të burimeve reflekton mbi ceshtjet e mjedisit. Së fundmi cdo PSHM duhet të gjejë një ekuilibër midis bindjeve dhe angazhimit të tij/saj dhe asaj që i kërkohet si profesionist. PSHM, në kontekstin më të gjerë global, ka gjithashtu përgjegjësinë e promovimit dhe të sigurimit të një përqasjeje të kujdesshme të kominitetit ndaj shëndetit mjedisor. Si pjestar i një skuadre ndërdisiplinore dhe duke zgjeruar njohuritë e specializuara në profesionin e tij, ai duhet të ndihmojë në zgjidhejn e problemeve të shëndetit mjedisor. Në vijim nënvizohen këto role në mënyrë më specifike. ROLI I PROFESIONISTEVE TE SHENDETIT MJEDISOR PSHM përbëjnë fondin e njohurive teknike të një shoqërie dhe burimin e parë për konsultime teknike rreth mënyrës se si duhet të përballemi me problemet e shëndetit mjediso. Këta profesionistë, kur kanë të bëjnë me grupe të ndryshme, në situata të ndryshme, duhet të adoptojnë qëndrime të ndryshme. Një përqsje e caktuar nuk mund të funksionojë gjithmonë e në situata të ndryshme. Kjo do të thotë se PSHM duhet t’i kuptojnë mirë rolet e tyre të ndryshme dhe për të qënë efektivë në këto role duhet të kenë aftësitë e kerkuara teknike. Ekspertiza teknike Roli i parë dhe më i qartë i PSHM është të njohë mirë detajet dhe konteksin teknik të problemeve të mjedisit. Për të zgjidhur një problem zakonisht është e novojëshme të kuptohet se kush e përkeqëson situatën. Në të ardhmen kërkohet përmirësimi i mëtejshëm i këtyre njohurive dhe aftësive teknike. C’është e vërteta procesi i mësimit vazhdon gjatë gjithë jetës profesionale.Ky proces mësimi do të ketë më shumë efekt në rast se një problem me të cilin përballemi shikohet si një mundësi për të kuptuar se si mund të zgjidhet më mirë problemi i ardhsëm. Për t’u bërë një profesionist i mirë në këtë fushë duhet të jemi në kontakt të vazhdueshëm me zhvillimet më të fundit tekniko-shkencore dhe të zhvillojmë aftësinë teknike për të qënë të aftë të punojmë në ekip me profesionistët e tjerë dhe me komunitetin. Procesi i mësimit në punë e sipër mund të lehtësohet shumë nga debatet e mirëstrukturuara dhe nga rishikimi i eksperiencës së fituar në menaxhimin e problemeve të shëndetit mjedisor. Në rast se në vendin tuaj të punës nuk ekziston një program për diskutime të tilla, duhet të merrni masa ta krijoni. Programi mund të përfshijë rishikimin e rasteve më interesante me të cilat jeni përballur ju dhe kolegët tuaj.Aty mund të përfshihet leximi i artikujve të ndryshëm nga revista shkencore e profesionale ose nga tekste të përzgjedhura dhe diskutimi i përmbajtjes së tyre në lidhje me punën tuaj. Trajnimi zyrtar në nivel më të lartë për cështjet e shëndetit mjedisor përbën një mënyrë tjetër për të rritur njohuritë dhe aftësitë teknike. Mundësia për trajnime të tilla ndryshon 91 nga një vend në tjetrin. Shoqatat profesionale kombëtare të kësaj fushe kanë zakonisht informacionin e duhur rreth këtyre kurseve. Kurset e promovuar në nivel ndërkombëtar mund të gjenden psh. në listat (katalogët) dhe database-t e vëna në dispozicion nga OBSH Një PSHM që dëshiron të jetë me të vërtetë efikas , për të kuptuar problemet dhe zgjidhjet e mundëshme të tyre, duhet të angazhohet, gjatë gjithë jetës së vet të lexojë, të mendojë dhe analizojë. Mbi të gjitha duhet të ketë një gjykim të mprehtë për të ditur se cfarë duhet të funskionojë në botën e vërtetë dhe cfarë jo dhe se si të gjejë një zgjidhje që mund të funksionojë në një botë jo të përsosur.Praktika profesionale Të lidhura ngushtë me rolin e PSHM janë edhe aftësitë që ata tregojnë në praktikë. Praktika profesionale e PSHM varet nga puna dhe rrethanat por ajo kërkon njohjen e një sërë indikatorësh të shëndetit, testeve laboratorike (psh. për të përcaktuar cilësinë e ujit) dhe aftësi për të interpretuar rezultatet e për të dalë në përfundime. Këto përbëjnë aftësinë teknike kryesore dhe PSHM duhet të jetë i aftë të gjykojë se cfarë testesh kërkohen, kur duhet të kryhen dhe se si duhet të vendosen mjesët e mozaikut në pikturën e madhe të identifikimit të problemit. Pas kësaj, , PSHM, duhet të vendosë për zgjedhjet e duhura. Atij mund t’i duhet të bind të tjerët se një përqsje është më e mirë se një tjetër ose një veprim është më i domosdoshëm për t’u ndërmarrë.. Kjo do të thotë se aftësitë komunikuese janë po aq të rëndësishme sa edhe ato teknike. Një ndihmë të rëndësishme në ruajtjen e cilësisë së punës tuaj si profesionist mund të japë puna në ëshoqëri dhe shoqata profesionistësh. Ato sigurojnë një forum për të diskutuar zhvillimet e reja dhe materialet edukative. Ato krijojnë gjithashtu një rjet lidhjeje midis profesionistëve i cili synon të rrisë standartet e punës dhe të asj cka pritet prej saj. Edukimi i publikut dhe ndërtimi i kapaciteteve Një nga funksionet më të rëndësishme të PSHM është të edukojë publikun. Për PSHM është më e dobishme të mendojnë për krijimin e mundësive për të mësuar se sa të mendojnë veten si përcjellës të informacionit.. Meqënëse të mësuarit mund të kryhet në shumë mënyra, është e dobishme që t’i kuptojë këto mënyra të ndryshme edukimi. Mënyra më e mirë për të mësuar është ajo mqë zhvillohet rast pas rasti, atëhere kur shfaqet një mundësi për të shpjeguar dicka. Shpesh kjo ndodh kur PSHM konsulton dikë për një problem që ai kërkon të zgjidhë. Në një situatë të tillë ai që kërkon të mësojë është i motivuar, i hapur, mëson shpejtë dhe me vëmendje të gjitha detajet. Në fillim ai që mëson mund të duket i padurueshëm për të dëgjuar detajet e tepërta dhe mund të mos kuptojë problemin. Edukatori duhet t’i rrezistojë përpjekjeve për t’i rënë shkurt dhe të sigurohet që nxënësi të mos largohet me ide të shtrëmbëruar rreth problemit. Duhet shtuar se kjo përqasje minimalizuese ndaj shkencës duhet fajësuar për gjendjen ku është sot mjedisi, i cili nga ana e vet, kërkon një përqasje më të plotë në formulimin dhe implementimin e zgjidhjeve të mundëshme e të qëndruehsme. Prandaj, kur afrojmë një informacion teknik, për një problem të caktuar , duhen bërë përpjekje për t’a vënë problemin në një kontekst më të gjërë. Zgjidhja më e mirë varet patjetër nga situata. Mësimdhënia nëpër shkolla është ndoshta lloji më familjar i edukimit.Në këto mjedise edukimi përqëndrohet zakonisht në të kuptuarit e prejardhjes së problemit dhe të 92 karakterit të tij. Mënyra më e zakonëshme është ajo e një mësuesi që i flet një auditori të madh dhe përpiqet të sqrojë përmbajtjen e problemit nga fillimi ose të shpjegojë se si funksionojnë gjërat. Problemi i kësaj metode të mësuari të të rriturve (që janë në marrëdhenie pune) është se ata zakonisht janë të motivuar nga problemet dhe jo nga dëshira, për të kuptuar gjithcka rreth një cështje. Meqënëse të rriturit janë të prirur nga rezulatet, është më e dobishme që për ta të krijohen mundësi për të bërë pyetje dhe prezantim i mësimit duhet të jetë sa më konkret dhe praktik që të jetë e mundur. Shpesh mësimdhënia përmes eksplorimit të detajeve të një rasti është shumë më efektive se sa të mbajturit e një leksioni rreth së njëjtës çështje. Sidoqoftë, gjatë kryerjes së kësaj pjese të punës së vet , PSHM duhet vlerësojnë disa parime bazë të mësimdhënies. Edukatorët mendojnë se mësimdhënia me të rriturit që janë në marrëdhënie pune kërkon metoda të tjera mësimdhënie nga ato që përdoren për fëmijët dhe studentët. Disa ekspertë mendojnë se shumë nga metodat e zhvilluara për t’u dhënë mësim të rriturve që vazhdojnë punën, mund të përdoren edhe në mësmdhënien tradicionale. Prezantimet para komunitetit bëhen kur lindin probleme të caktuara. Banorët e komunitetit duan që problemi t’u shpjegohet dhe t’u tregohet se në c’mënyrë ky problem i prek ata. Zakonisht ata duan të dinë se cfarë do të bëhet për t’a zgjidhur problemin dhe mund të jenë shumë këmbëngulës që përgjegjësinë e zgjidhjes së tij ta lënë tek autoritetet. Banorët e komunitetit mund të jenë pak të interesuar rreth shpjegimeve të detajuara mbi prejardhjen e problemitdhe shumë mund të mos duan të dëgjojnë diskutime të komplikuara mbi pasojat në përgjithësi, përvec atyre që mund të ketë drejtëpërdrejt mbi jetën dhe komunitetin e vet. Madje mund të ketë individë që vijnë në këto mbledhje me një program të vetin dhe mund ta përdorin atë për të bërë pyetje dhe deklarime që janë projektuar për të ndryshuar qëndrimin e komunitetit ose për të angazhuar autoritetet për të ndërmarrë veprime që nuk janë në interes të komunitetit si një i tërë..PSHM duhet të jenë të përgatitur për këto situata. Në prezantimet para komunitetit është shumë e rëndësishme që PSHM të mbajnë qëndrimin dhe sjelljen e duhur. Prezantimet ku PSHM paraqiten shumë krenarë, shumë të distancuar dhe shumë të zënë, me punë të ndryshme nga ato që kanë të bëjnë me shqetësimet e banorëve, janë të destinuara të dështojnë dhe mund të nxisin armiqësi në turme. Prezantimet ku PSHM paraqitet i përqyeshëm, i kujdeshëm, i arritshëm nga njerëzit, i ndershëm dhe i ditur, por jo prepotent, ja arrijnë më mirë qëllimit. Edukimi duhet të kryhet edhe nëpërmjet mediave . PSHM duhet të fasin shpesh me gazetarët. Gazetarët, si në gazeta, në televizion apo në radio, kontrollojnë atë cka shkruhet, ndërsa botuesit kontrollojnë se si paraqitet ajo që është shkruar. Prandaj për PSHM është shumë e vështirë që të kontrollojë se si do të paraqitet një histori e caktuar në media dhe cdo përpjekje për ta bërë këtë do të hasë në rrezistencën e gazetarit që e interviston.Cdo përpjekje për t’a minimizuar apo shtrëmbëruar një histori ka shumë mundësi ta bëjë gazetarin të kryej nhetime të mëtejshme me shpresën se do zbulojë se janë bërë përpjekje për të mbuluar problemin. Shumica e ceshtjeve të mjedisit janë të komplikuara dhe për të kuptuar plotësisht situatën, kanë nevojë për spjegime të detajuara. Zakonisht, mënyra më e mirë për t’a parashtruar problemin është ajo e të qënit të hapur, të ndershëm të kuptueshëm në fjalorin e përdorur, për të mënjanuar shpejtë keqkuptimet, të panjohurat dhe vështirësitë që mu nd të ndeshen në përballjen e problemit të caktuar. Ndryshe këto vështirësi dhe keqkuptime do të shfaqen dhe do ta vënë PSHM dhe 93 agjensinë që ai përfaqëson, në një pozitë të vështirë. Menjëhërë, sapo një problem pranohet se ekziston, ai e humb rëndësinë e lajmit. Përgjithësisht, të gjithë PSHM-të kanë patur ndonjë eksperiencë të keqe me mediat, por nuk ekziston asnjë mënyrë më e mirë për të edukuar masa të mëdha njerëzish në komunitet. Një mënyrë e mirë për të menaxhuar edukimin e kominitetit dhe për të kënaqur kërkesat e mediave për informacion, është kijimi i shërbimeve të informacionit. Shëmbull personal Mënyra personale e jetesës u diskutua tek Prime etike që udhëheqin punën në shëndetin mjedisor, nën kontekstin e të qënit koherent nga ana etike. Një nga mënyrat më të mira që PSHM të ndikojë tek të tjerët është ajo e dhënies së shëmbullit të mirë. Duke bërë një jetë që ruan burimet natyrore, nuk ndot mjedisin, respekton të tjerët dhe nuk bën konsume të tepërta, mund t’i tregojë të tjerëve se një mënyrë jetese që resprekton mjedisin mund të jetë e kënaqëshme. Kërkesat e publikut i vënë vetë PSHM para përgjegjësive të mëdha. Njerëzit mund të shohin lehtë dallimet mes asaj që thuhet dhe asaj që bëhet. Nga ana tjetër është e vështirë të jesh efektiv si profesionist kur nuk mund të përdorësh të njëjtat mjete dhe sisteme si profesionistët e tjerë, vecanërishtnë shoqëri që shpenzojnë burimet e tyre pa kriter dhe shëndeti paraqitet si simbol fuqie dhe autoriteti. Një mundësi tjetër për të treguar angazhimin ndaj cilësisë së mjedisit është ajo e shndrimit të agjensisë ose vendit ku punoni në një institucion sa më pak të dëmshëm për mjedisin. Sipas vendit dhe situatës mund të inkurajohet riciklimi dhe ripërdorimi i materialeve të zyrës, kursimi i energjisë dhe të nxiten përpjekjet për të ndikuar ministrinë,agjensinë ose institucionijn nga vareni për të ulur ndotjen, kursyer energjinë dhe për të ricikluar materialet. Psh, nëpër spitale, për të rishikuar mënyrat për uljen e sasisë së mbeturinave , për rritjen e efektshmërisë, promovimin dhe riciklimin dhe të masave të tjera për përmirësimin e mjedisit kanë formuar skuadrat e gjelbërta. Avokatia dhe mbështetja Një rol shumë i rëndësishëm i PSHM është ai I mbështetjes së politikave dhe praktikave qe ruajnë mjedisin, ashtu sic behet mjeku avokat i pacientit. Ky rol i tejkalon përgjegjësitë e përmendura më sipër për edukimin e publikut dhe kalon në përpjekjet për të ndikuar mbi vendimmarrësit në adoptimin e politikave largpamëse. Në kuadrin e rolit të PSHM si ekspert teknik, pasi kemi paraqitur një numër zgjidhjesh potenciale dhe kemi theksuar edhe implikimet e tyre është mirë që për një cështje ta caktuar të mbështetet një zgjidhje shkencore e racionale. Analiza e ekspertëve është vendimtare. Megjithatë, vendimet më të rëndësishme komplikohen nga ceshtje të tilla si kostoja, vecoritë lokale, perceptimi i publikut, pranimi nga ana e politikës dhe lidhja me problemet e tjera të komunitetit, Për mirë,apo për keq, duke marrë parasysh të gjithë këta faktorë, u takon organeve politike vendimmarrëse për të vendosur mbi veprimet që do të ndërmerren. Megjithëse vendimi se sa larg mund të shkohet në përpjekjet për të ndikuar mbi vendimmarrësit është një cështje personale e cdo PSHM, prapë se prapë është pjesë e rolit të këtij profesionisti ta drejtojë shoqërine në kërkimin e zgjidhjesmë të mirë. Sipas vendit dhe sistemit politik kjo mund të jetë dhe mund të mos jetëkaq e lehtë për t’u bërë. Mënyra më e mirë e punës është bashkimi me shoqatat dhe shoqërinë e specialistëve, për 94 të dhënë rekomandime dhe për të hartuar politika që do të ndikojnë mbi vendimmarrësit. Shpesh deklarata e hartuar nga një organizatë e madhe ka peshë më të madhe se sa opinioni i një eksperti. Kjo nga ana tjetër tregon se problemi është diskutuar në detaje dhe është menduar mirë. Për cështjet që janë shumë urgjente ose serioze, mund të formohen koalicione midis organizatave të ndryshme. Këto koalicione mund të nxjerrin deklarata, të marrin pozicione dhe të shprehin mendime në emër të të gjithë organizatave pjesëmarrëse. Politikanët zakonisht i marrin shumë seriozisht këto koalicione sepse brenda anëtarësisë së vetë ata përfaqësojnë interesa të ndryshme, por nga ana tjetër del se midis tyre ka një konsensus të gjerë. Megjithatë, këto koalicione funksionojnë vetëm për ceshtje të caktuara dhe vetëm për pak kohë. Ato kanë prirje të jenë të qëndrueshme, për periudha të gjata kohe, sepse interesat e cdo organizate pjesëmarrëse kufizojnë shkallën ë bashkëpunimit. Lidhja në rrjet Një mënyrë shumë efektive për të përmirësuar rolin e PSHM dhe për të rritur kontributin e tyre në shoqëri, është ajo e forcimit të lidhjeve ndërpersonale dhe midis organizatave të veta. Këto lidhje mund të jenë formale ose infromale, personale ose të institucionalizuara. Ato krijohen sa herë që kolegët takohen dhe ballafaqojnë idetë dhe burimet e tyre. Specialisti brenda një rrjeti, është në një pozicion shumë më të fortë se një specialist i izoluar. Këto rrjete e zgjerojnë rrethin e mundësive për t’u përballuar me një problem sepse ato u japin më shumë mundësi PSHM të gjejnë idetë më të mira, të japin ose të marrin burimet e duhura, të mësojnë dhe të adoptojnë idetë dhe metodat më të reja dhe të jenë vazhdimisht në kontakt me zhvillimet më të fundit në fushën dhe në rajonine tyre. Bashkëpunimi ndërdisiplinor mund të jetë gjithashtu i efektshëm për mbajtjen në dijeni të specialistëve për zhvillimet më të fundit të fushës së tyre të ekspertizës. Rrjeti më i thjeshtë që mund të formojnë PSHM është ai midis kolegëve, shokëve dhe organizatave që ata i përkasin. Rrjete më të sofistikuara mund të përfshijnë nismat e OBSH-së, të tilla si Rrjeti global i Epidemiologjisë mjedisore dhe Rrjeti Global i Librarive për Mjedisin dhe Shëndetin që nëpërmjet postës së thjeshtë dhe asaj elektronike, sigurojnë akses tek mjetet edukative dhe praktike. Megjithëse rrjetet kombëtare dhe ndërkombëtare janë shumë të dobishme dhe të rëndësishme, kur duam të zgjidhim një problem të mjedisit lokal, mund të jenë shumë të fuqishme rrjetet lokale dhe ato të komunitetit. Kur duam të zgjidhim një problem të caktuar ndihmon shumë mbështjetja tek drejtuesit lokalë, përfaqësuesit e biznesit, shkencëtarët e inxhinierët dhe meqënëse ata e njohin komunitetin ku jetojnë mund të jenë më praktike dhe më të mundshme se sa zgjidhjet e propozuara nga kolegët që nuk jetojnë atje. Nga ana tjetër, ka më shumë mundësi që këto propozime të kenë një mbështetje më të gjërë. Kërkimi dhe dokumentacioni Një përgjegjësi e madhe për PSHM është dokumentimi i problemeve të komunitetit të tyre, dhe kur është e mundur kryerja e studimeve për t’i kuptuar ato. Kjo, për ata që janë të specializuar dhe që kanë mjetet e duhura, që do të thotë kërkime laboratorike. Por më shpesh nënkupton një hetim të plotë dhe konsultimin e referencave për të kuptuar se si filloi problemi, përse vazhdon dhe cfarë alternativash ka për të zgjidhur atë. 95 Dokumentimi mund të jetë shumë i vlefshëm sepse na jep provën e pakundërshtueshme që dicka duhet bërë dhe është shpesh celësi që motivon veprimin. Ai na jep gjithashtu një standart për të krahasuar përmirësimin ose përkeqësimin e mëvonshëm. Kërkimi origjinal për ntë gjetur natyrën e problemit mjedisor shpesh është i vështirë dhe i kushtueshëm.Ai kërkon trajnim të vecantë dhe është shumë teknik. Megjithatë, shumica e asaj që dimë rreth ceshtjeve të mjedisit ka dalë nga ky proces i vështirë dhe nga angazhimi i studiuesve të zellshëm që kanë kontribuar me fakte, ide dhe analiza. Sidoqoftë, për një PSHM nuk është gjithnjë praktike të kryejë studime i vetëm , për të është gjithnjë e mundur të mbështesë studimet e kryera mirë. Kjo mund të bëhet duke inkurajuar studentët e talentuar që të studjojnë shkencat e mjedisit , duke krijuar fonde për këto punë, duke vënë në dispozicion të dhëna , duke folur në komunitet për domosdoshmërinë e këtyre kërkimeve dhe duke theksuar nevojën e mbështetjes së këtyre kërkimeve nga ana e qeverisë dhe shoqatave të specializuara. Roli i shoqatave të specializuara, në mbështetjen e studimeve të kryera mira , nuk mund të nënvlerësohet. Ato jo vetëm sigurojnë fonde për këto studime, por ndihmojnë në organizimin e tyre, në ngritjen e forumeve për të gjykuar cilësinë e kërkimeve dhe në organizimin e mbledhjeve ku mund të prezantohen rezulatet e studimit. Zakonisht ato ndikojnë mbi qeverinë dhe sektorin privat për të mbështetur kërkime të cilësisë së lartë Bibliografia [1] Kromhout D, Keys A, Aravanis C, et al. - Food consumption patterns in the 1980s in seven countries. American Journal of Clinical Nutrition (2004) 49:889- 894. [2] Keys A. - Seven countries: a multivariate analysis of death and coronary heart disease. London: Harvard University Press, 1980. [3] Keys A. - Mediterranean diet and public health: personal reflections. American Journal of Clinical Nutrition (1995) 61:1321S-1323S. [4] ISHP- Modulet per bazat e edukimit shendetesor dhe promocionit të shëndetit [5] Yassi A., Kjellström T., de Kok Th., Guidotti L T.- Shëndeti Mjedisor OBJEKTIVAT Koncepti i shëndetit Shëndeti si koncept “tërësor” Të përshkruani kushte të pasigurisësë ushqimeve. Origjiojne nga agresioni i ardhur në ushqime nga ana e agjentëve biologjik, insektet, larvat e tyre, jashtëqitjet e roditorëve,etj. Rreziqet biologjike në ushqim që interesojnë shëndetin publik shkaktohen nga shtamet patogjene të bakterieve, virusët, parazitet, helmintet, protozoarët, algat dhe produkte të caktuara toksike që ato. Në të kaluarën problematika e lidhur me kontaminimin biologjik të ushqimeve ka qënë mjaft e mprehtë dhe me pasoja të rënda në shëndetin publik. Me kalimin e viteve faktorë të ndryshëm kanë kontribuar në luftimin e ndotjes mikrobiale. Ndër ta më të rën... - Përmirësimi i standardit jetësor të higjienës - Sistemet e ruajtjes më të efektshme - Mekanizimin e proceseve të mirëmbajtjes - Shpërndarja e frigoriferëve në familje Megjithatë modernizimi dhe sofistikimi i stileve te jetes sot ka çuar në përhapjen e ushqimit kolektiv dhe kateringut e për pasojë në rritjen e rasteve të kontaminimit dhe të episodeve toksinfektive. Sa më tepër një ushqim të jetë i manipuluar ose i përbërë nga shumë ingredientë, më e madhe është mundësia e pranisë së një numri të lartë mikroorganizmash. E për pqasojë sa më i madh të jetë ky numër, aq më e ulët është cilësia higjieniko-sanitare e ... FAKTORE QE SJELLIN KONTAMINIMIN E USHQIMEVE 1. Ushqime krudo fillimisht të kontaminuara. 2. Perpunues te ushqimit, portator të agjentëve patogjen që prekin ushqimin. 3. Kontaminimi i kryqëzuar ndërmjet ushqimeve Krudo dhe të gatuara. 4. Përdorimi i ushqimit “të avancuar". 5. Furnizimi nga burime të pasigurta (fruta deti, qumësht krudo, konserva dhe ushqime shtëpiake) 6. Konservimi në zona me kondensim ose pikim (magazina te papershtateshme) Temperatura është një faktor përcaktues për shumëfishimin e bakterieve: +37 C përfaqëson temperaturën optimale të rritjes; në temperatura inferiore nga +4C dhe mbi +60C rritja ngadalësohet ose ndalon, por pjesa më e madhe e bakterieve mbijeton dhe... Një gatim korrekt (në temperaturë mbi +70C deri në zemër të ushqimit për një kohë të mjaftueshme) vret pjesën më të madhe të bakterieve. « METODA TE KONTROLLIT TE KONTAMINIMIT MIKROBIOLOGJIK» Gjendja e shëndetit të një individi varet nga integriteti anatomik dhe funksional i organeve dhe aparateve të ndryshme. Ushqyerja paraqet një nevojë primare për qëniet e gjalla. Për një ushqyerje korrekte duhen: Ushqime të sigurta Diete ushqimore e përshtatshme Sjellje ushqimore korrekte Gjithë ushqimet mund të kontaminohen nga prania e agjentëve të jashtëm që i bëjnë kështu të dëmshëm për shëndetin. Siguria ushqimore është baza e një ushqyerje korrekte. Normativa Europiane e përcakton sigurinë e produkteve ushqimore në këtë mënyrë: “..garancia që produktet ushqimore nuk kanë efekt të rrezikshëm mbi shëndetin e konsumatorit, kur përgatiten dhe konsumohen” Siguria e ushqimeve, ose karakteristika për të cilën ushqimi mund të konsumohet pa rrezik, paraqitet si dy anët e mëdaljes. Nga njëra anë siguria nutricionale dhe nga ana tjetër siguria sanitare. - Ndryshimit të zakoneve të ushqyerit - Globalizimit të tregjeve - Kompleksitetit të cikleve të prodhimit dhe shpërndarjes së ushqimeve Po cili është roli i ushqimeve ne transmetimin e sëmundjeve? Infeksionet dhe intoksikacionet ushqimore bakteriale Bazat për të përcaktuar se një sëmundje është transmetuar me ushqimin Bakteriet përgjegjëse të sëmundjeve ushqimore Mekanizma patogjene të infeksioneve intestinale