Buscar

Tema 5 auditim

Faça como milhares de estudantes: teste grátis o Passei Direto

Esse e outros conteúdos desbloqueados

16 milhões de materiais de várias disciplinas

Impressão de materiais

Agora você pode testar o

Passei Direto grátis

Você também pode ser Premium ajudando estudantes

Faça como milhares de estudantes: teste grátis o Passei Direto

Esse e outros conteúdos desbloqueados

16 milhões de materiais de várias disciplinas

Impressão de materiais

Agora você pode testar o

Passei Direto grátis

Você também pode ser Premium ajudando estudantes

Faça como milhares de estudantes: teste grátis o Passei Direto

Esse e outros conteúdos desbloqueados

16 milhões de materiais de várias disciplinas

Impressão de materiais

Agora você pode testar o

Passei Direto grátis

Você também pode ser Premium ajudando estudantes
Você viu 3, do total de 17 páginas

Faça como milhares de estudantes: teste grátis o Passei Direto

Esse e outros conteúdos desbloqueados

16 milhões de materiais de várias disciplinas

Impressão de materiais

Agora você pode testar o

Passei Direto grátis

Você também pode ser Premium ajudando estudantes

Faça como milhares de estudantes: teste grátis o Passei Direto

Esse e outros conteúdos desbloqueados

16 milhões de materiais de várias disciplinas

Impressão de materiais

Agora você pode testar o

Passei Direto grátis

Você também pode ser Premium ajudando estudantes

Faça como milhares de estudantes: teste grátis o Passei Direto

Esse e outros conteúdos desbloqueados

16 milhões de materiais de várias disciplinas

Impressão de materiais

Agora você pode testar o

Passei Direto grátis

Você também pode ser Premium ajudando estudantes
Você viu 6, do total de 17 páginas

Faça como milhares de estudantes: teste grátis o Passei Direto

Esse e outros conteúdos desbloqueados

16 milhões de materiais de várias disciplinas

Impressão de materiais

Agora você pode testar o

Passei Direto grátis

Você também pode ser Premium ajudando estudantes

Faça como milhares de estudantes: teste grátis o Passei Direto

Esse e outros conteúdos desbloqueados

16 milhões de materiais de várias disciplinas

Impressão de materiais

Agora você pode testar o

Passei Direto grátis

Você também pode ser Premium ajudando estudantes

Faça como milhares de estudantes: teste grátis o Passei Direto

Esse e outros conteúdos desbloqueados

16 milhões de materiais de várias disciplinas

Impressão de materiais

Agora você pode testar o

Passei Direto grátis

Você também pode ser Premium ajudando estudantes
Você viu 9, do total de 17 páginas

Faça como milhares de estudantes: teste grátis o Passei Direto

Esse e outros conteúdos desbloqueados

16 milhões de materiais de várias disciplinas

Impressão de materiais

Agora você pode testar o

Passei Direto grátis

Você também pode ser Premium ajudando estudantes

Prévia do material em texto

Tema: VLERËSIMI I RREZIKUT TË VEPRIMTARISË SË NJËSISË EKONOMIKE
Pedagoge hygerta prozllomi
OBJEKTIVAT
 
Në fund të kësaj teme ju do të mund të: 
 Përcaktoni riskun e auditimit dhe materialitetin. 
 Kuptoni konceptin e riskut të aplikueshëm dhe të paaplikueshëm të auditimit 
 Keni njohuri mbi mënyrën e vlerësimit të riskut të auditimit.
MATERIALITETI DHE RISKU I AUDITIMIT
Proçesi i Auditimit i përshkruar në tre koncepteve themelore: materialiteti, risku i auditimit dhe evidenca e auditimit.
Nëse një auditues përcakton një nivel të vogël materialiteti dhe një nivel të caktuar të riskut të auditimit për një klient të veçantë, duhet të mblidhet më shumë evidencë auditimi për të patur një siguri të arsyeshme se PF nuk përmbajnë anomali materiale sesa në rastin kur niveli i materialitetit do të ishte më i lartë. 
Për të arritur objektivat, njësitë ekonomike ndjekin strategji të caktuara dhe në vartësi të natyrës së operacioneve dhe të sektorit të ekonomisë, të mjedisit rregullator në të cilin funksionojnë, si dhe të madhësisë dhe të kompleksitetit të tyre, ato ndeshen me një shumëllojshmëri rreziqesh të biznesit.
Drejtimi ka përgjegjësinë për t’i identifikuar këto rreziqe dhe për të reaguar ndaj tyre.
MATERIALITETI DHE RISKU I AUDITIMIT
SNA 200 – “Objektivi dhe parimet e përgjithshme që drejtojnë një auditim të Pasqyrave Financiare”, dhe SNA 315 “Njohja e njësisë ekonomike dhe risku i anomalive materiale” përkufizon riskun e auditimit si risku që audituesit të japin një opinion jo të duhur apo të papërshtatshëm në lidhje me pasqyrat financiare, dmth duke u shprehur se: 
 Pasqyrat financiare nuk japin një pamje të vërtetë dhe të sinqertë kur ato e paraqesin
 Pasqyrat financiare japin një pamje të vërtet dhe të sinqertë kur ato nuk e paraqesin, sepse ato përmbajnë gabime apo parregullsi materiale.
Dhënia e një opinioni të gabuar mund të sjelli humbje financiare për klientët dhe një deklaratë me pasoja mbi audituesit për neglishencë profesionale. Audituesi duhet të planifikojë dhe të kryejë auditimin me qëllim që të zvogëlojë rrezikun e auditimit në një nivel të ulët të pranueshëm, nivel i cili është në koherencë me objektivin e një auditimi
MATERIALITETI
Materialiteti është përkufizuar në Standardin Ndërkomëtar të Auditimit SNA 320 “Informacioni është material nëse mungesa apo anomalitë e tij ndikojnë në vendimet ekonomike të përdoruesve të marra mbi bazën e pasqyrave financiare.”
Figura paraqet tre hapat kryesorë në zbatimin 
e konceptit të materialitetit në një auditim. 
Hapat 1 dhe 2 kryhen normalisht në fazat 
e hershme të angazhimit si pjesë e planifikimit 
të auditimit. Hapi i tretë kryhet kur audituesi vlerëson 
evidencën e grumbulluar në përfundim të auditimit 
për të përcaktuar nëse ajo e mbështet paraqitjen 
e vërtetë të pasqyrave financiare
MATERIALITETI
Audituesit janë të interesuar për anomalitë materiale dhe nuk janë përgjegjës për zbulimin e atyre anomalive që nuk janë materiale për pasqyrat financiare të marra në tërësi. 
Me qëllim që të hartojë proçedurat e auditimit që do të shërbejnë për të përcaktuar nëse ka ose jo anomali që janë materiale për pasqyrat financiare të marra në tërësi, audituesi e vlerëson rrezikun e anomalisë materiale në dy nivele: në nivelin e përgjithshëm të pasqyrave financiare dhe në nivel të klasave të transaksioneve, të tepricave në llogari dhe të informacioneve të dhëna dhe të pohimeve përkatëse. 
Materialiteti duhet të mbahet parasysh nga ana e audituesit kur: 
Përcaktohet natyra, koha dhe shtrirja e proçedurave të auditimit; dhe 
b) Vlerësohet ndikimi i anomalive në nivel të pasqyrave financiare
MATERIALITETI
	Materialiteti mund ti ketë të dyja aspektet: sasiore dhe cilësore. 
Materialiteti sipas Vlerës 
Në fillim të punës audituesi përcakton shumën monetare. Kjo lidhet me madhësinë e llogarisë dhe përcaktohet në fazën e planifikimit për të ndihmuar audituesit që të vlerësojnë sasinë e punës që duhet realizuar. 
Materialiteti sipas Natyrës 
Disa elementë të llogarive dhe pasqyrave financiare mund të jenë materiale bazuar në profilin e tyre të lartë ose të informacioneve shpjeguese të veçanta të kërkuara në lidhje me to. Mashtrimi dhe parregullsia e shpenzimeve publike janë aspekte shumë të ndjeshme për sektorin publik.
Materialiteti sipas Përmbajtjes 
Disa gabime do të jenë materiale për shkak të ndikimit që ato kanë në pamjen e paraqitur nga pasqyrat financiare
KUPTIMI I RISKUT TË PRANUESHËM TË AUDITIMIT
Risku i auditimit nuk mund të eleminohet kurrë. Pavarësisht se sa e fortë është evidenca e auditimit dhe se sa të kujdeshëm janë treguar audituesit, ka gjithmonë një mundësi apo ndonjë mungesë që mund të moszbulohet.
Qëllimi i audituesve është që të vendosin një nivel të pranueshëm të riskut të përgjithshëm të auditimit dhe të kërkojnë siguri nga burime të ndryshme që ky risk nuk ka ndodhur. 
Për t’u siguruar një auditues duhet të bazohet në këto burime kryesore:
 Njohja e klientit dhe e ambjentit brenda të cilës ata operojnë. 
 Proçedurat analitike në fazën e planifikimit. 
 Sistemet e kontrollit të brendshëm; dhe 
 Testet thelbësore mbi librat dhe regjistrimet e klientit. 
MËNYRAT E VLERËSIMIT TË RISKUT TË AUDITIMIT
Identifikimi dhe vlerësimi i riskut të auditimit është mjaft i rëndësishëm për audituesit dhe proçesin e auditimit, dhe SNA 315 jep mjaft udhëzime mbi vlerësimin e riskut të auditimit. 
Risku i auditimit është themelor për proçesin e auditimit sepse audituesit nuk mund dhe nuk përpiqen të kontrollojnë të gjitha transaksionet. 
Nqs do të bënim një përmbledhje të kërkesave të SNA 315, do të kishim 4 faza për
vlerësimin e rrezikut të anomalive materiale në pasqyrat financiare:
1. Audituesi duhet të kryejë proçedurat e vlerësimit të rrezikut me qëllim që të sigurojë një
bazë të nevojshme për identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve të anomalive materiale
2. Audituesi kërkohet të njohë njësinë ekonomike dhe mjedisin e saj duke përfshirë sistemet
e kontrollit të brendshëm të saj
3. Audituesi duhet të identifikojë dhe të vlerësojë rreziqet e anomalive materiale dhe të
përcaktojë nëse ndonjë nga rreziqet e identifikuara është domethënës në gjykimin e
audituesit, kjo me qëllim për të siguruar një bazë të nevojshme për të projektuar dhe kryer
proçedura të mëtejshme auditimi.
4. SNA 330, trajton më tej përgjigjet ndaj rreziqeve të vlerësuara dhe proçedurat e audituesit
për këtë qëllim 
MËNYRAT E VLERËSIMIT TË RISKUT TË AUDITIMIT
Përsa i përket fazës së parë, SNA 315 identifikon tre proçedura të vlerësimit të rrezikut:
 Kërkesa për informacion nga manaxherët dhe të tjerët brenda njësisë ekonomike.
 Proçedurat analitike. 
 Vëzhgimi dhe inspektimi. 
Njohja e klientit dhe e mjedisit të tij është faza e dytë e vlerësimit të rrezikut të anomalive materiale. Kjo është e rëndësishme për audituesin sepse duke vlerësuar rreziqet për anomali, projekton dhe zbaton proçedura për t’u përgjigjur ndaj këtyre rreziqeve dhe për tu siguruar se është mbledhur evidenca e duhur dhe e mjaftueshme e auditimit
MËNYRAT E VLERËSIMIT TË RISKUT TË AUDITIMIT
Në lidhje me fazën e tretë, për të ushtruar gjykimin se cilat rreziqe konsiderohen si domethënëse, audituesi kërkohet të marrë në konsideratë:
 Nëse rreziku vjen nga mashtrimi
 Nëse rreziku është i lidhur me zhvillimet e fundit ekonomike, të kontabilitetit apo të tjera
 Kompleksitetin e transaksioneve
 Nëse rreziku përfshin transaksione të rëndësishme me palë të lidhura
 Shkallën e subjektivitetit në vlerësimin e informacionit financiar të lidhur me riskun.
 Nëse rreziku përfshin transaksione të rëndësishme që janë kryer jashtë kursit normal të veprimtarisë së klientit, ose kur duket se janë jo të zakonshme
Në fazën e katërt jepen udhëzime për natyrën dhe shtrirjen e testeve të kërkuara, bazuar në gjetjet nga vlerësimi i rreziqeve.
Risku i auditimit dhe risku i biznesit 
Risku i biznesit është një koncept më i gjerë se risku i auditimit dhe përcaktohet si: “një risk që rezulton në kushte specifike, rrethana, ngjarje, veprime dhe mos-veprime i cili mund të ndikojë negativisht nëaftësinë e njësisë ekonomike për arritjen e objektivave dhe realizimin e strategjive të saj, ose nga vendosja e objektivave dhe strategjive të papërshtatshme” 
Ndërsa risku i auditimit përcaktohet si: “risku që audituesi do të shprehë një opinion auditimi të papërshtatshëm, në kohën kur pasqyrat financiare përmbajnë anomali materiale të cilat nuk janë zbuluar nga audituesi” 
Risku i biznesit nuk mund të kontrollohet direkt nga audituesi, megjithatë kontroll mund të ushtrohet nëpërmjet një pranimi (ripranimi) të kujdesshëm të klientëve. Ndërsa risku i auditimit mund të kontrollohet direkt nga zbatimi i proçedurave të testeve të auditimit. 
Risku i auditimit dhe risku i biznesit 
Risku i përgjithshëm i auditimit = Riskun e brendshëm x Riskun e kontrollit x Riskun e zbulimit 
Ky mund të specifikohet dhe si modeli i riskut të auditimit i zbatuar në nivel të pasqyrave
financiare. Por ky model mund të zbatohet edhe në nivel të tepricave të llogarive dhe të klasave të transaksioneve. 
Modeli i riskut të auditimit kufizohet në përdorimin e tij si një mjet në fazën e planifikimit të
auditimit duke kaluar ose përfshirë tre etapa:
1. Vendosja e një niveli të planifikuar të riskut të auditimit
2. Vlerësimi i riskut të brendshëm dhe riskut të kontrollit
3. Zgjidhja e ekuacionit të riskut të auditimit për një nivel të përshtatshëm të riskut të
zbulimit, ose riskut të auditimit 
Risku i brendshëm
Risku që gabimet do të ndodhin për shkak të ambjentit në të cilin operon biznesi. Kjo përfshin faktorë të tillë si:
 Proçese të komplikuara të prodhimit.
 Kërkesa komplekse legjislative.
 Industri me risk të lartë apo me teknologji shumë të përparuar. 
Risku i brendshëm është ndjeshmëria e një pohimi ndaj një anomalie që mund të jetë materiale qoftë individualisht, ashtu edhe kur ajo bashkohet me anomali të tjera, duke supozuar se nuk funksionojnë kontrollet përkatëse. Rreziku i një anomalie të tillë është më i madh për disa pohime dhe klasa përkatëse të transaksioneve, teprica në llogari, e informacione të dhëna, krahasuar me disa të tjera. 
Faktorët që mund të ndikojnë në vlerësimin e audituesit për riskun e brendshëm kategorizohen në tre grupe: karakteristika të manaxhimit, karakteristika të operacioneve dhe të industrisë, dhe karakteristika të angazhimit (auditimit). 
Risku i kontrollit 
Ky është risku që gabimet:
 Nuk do të ndalohen përpara se ato të ndodhin; ose
 Nuk do të gjenden pasi ato të ndodhin; ose
 Nuk do të korrigjohen në kohën e duhur për shkak të dobësive në sistemin e kontabilitetit dhe të sistemit të kontrollit të brendshëm. 
“Risku i kontrollit” është rreziku që një anomali materiale, e cila mund te ndodhë në një
pohim dhe që mund të jetë materiale, qoftë individualisht apo edhe e lidhur me anomali të tjera nuk do të mund të parandalohet, zbulohet apo korrigjohet në kohë nga kontrolli i
brendshëm i klientit. Ky rrezik është funksion i efektivitetit të ndërtimit dhe operimit të
kontrollit të brendshëm në funksion të arritjes së objektivave të njësisë ekonomike që kanë të bëjnë me përgatitjen e pasqyrave financiare. 
Risku i zbulimit 
Risku që gabimi material që ekziston në një tepricë llogarie apo në një cikël transaksionesh, nuk do të gjendet nga audituesi me kryerjen e proçedurave thelbësore të auditimit. Duke vlerësuar riskun e brendshëm dhe të kontrollit audituesit vendosin mbi nivelin e testimit që ata duhet të realizojnë në mënyrë që të kenë një pritshmëri të arsyeshme për të identifikuar të gjitha gabimet materiale. 
Risku i zbulimit mund të zbërthehet më tej në riskun e proçedurave analitike që është risku që këto proçedura do të dështojnë në zbulimin e anomalive materiale dhe në riskun e testeve thelbësore të detajeve që është risku i lejueshëm për dështimin në zbulimin e një parregullsie (anomalie) materiale që nuk është zbuluar nga sistemi i kontrollit të brendshëm ose nga proçedurat analitike dhe testet e tjera thelbësore të rëndësishme. 
Risku i zbulimit ka një lidhje inverse (të zhdrejtë) me risqet e tjera, d.m.th., nëse risqet e
brendshëm dhe të kontrollit janë të lartë për aspekte të vecantë, atëhere audituesi mundet
vetëm të tolerojë një nivel të ulët të riskut të zbulimit, e cila do të thotë se ata mund të kenë
realizuar një sasi të madhe të testeve thelbësore të auditimit, me qëllim që të arrijë nivelin e
planifikuar të riskut të auditimit. 
FALEMINDERIT !

Continue navegando